Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët ndihen më të lumtur

21/07/2510:22

Shperndaje:

Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët më të lumtur – 70% hapësira për qytetarët, 30% për bizneset

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fushata për çlirimin e trotuareve ka dhënë efektet e para pozitive, duke theksuar se qytetarët tashmë ndihen më të lirë dhe më të lumtur në hapësirat publike. Gjatë një daljeje publike, ai tha se synimi është të vendoset një “vijë e padukshme” e mirëkuptuar mes komunitetit dhe bizneseve, ku përparësi t’u jepet qytetarëve.

 

Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët më të lumtur – 70% hapësira për qytetarët, 30% për bizneset

 

“Do të arrijmë të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë, ku 70% e trotuarit të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për karriget dhe shërbimin jashtë,” u shpreh Rama. “Si në të gjitha vendet mesdhetare, është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por ajo që është e shëmtuar, është kur këto shërbime kthehen në zaptime dhe pengesë për jetën normale të komunitetit.”

 

Ai kritikoi zaptimin e hapësirave publike nga karriget, çadrat dhe barrierat e bizneseve, duke e quajtur këtë fenomen një “asfiksim” të qyteteve të mëdha, të evidentuar gjerësisht gjatë fushatës elektorale.

 

“Kush ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Nuk është qeveria që merret me karriget dhe tavolinat,” theksoi ai, duke nënkuptuar se përgjegjësia bie mbi pushtetin vendor.

 

Rama nënvizoi gjithashtu se, pavarësisht zaptimeve, është e rëndësishme që të paktën të jenë mbledhur taksat për çdo metër katror të pushtuar nga subjektet private: “Shpresoj të jenë marrë taksat për çdo metër katror të zaptuar. Do të ishte gjysma e së keqes që pushteti vendor të ketë përfituar nga këto tarifa.”

 

Ai e konsideroi si të pavlerë teorinë se zaptimi i hapësirave ndihmon turizmin: “Sa i përket teorisë së turistëve, është teori kot, që nuk ka vlerë.”

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Skandal i ri me përmasa alarmante / të dhënat personale të 3 milionë shqiptarëve shiten online
Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve
Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO
Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.