Rama: tokë me 1 euro do përfitojnë vetëm ata që duan të ndërtojnë resorte turistike

17/01/2614:49

Shperndaje:

Rama: tokë me 1 euro do përfitojnë vetëm ata që duan të ndërtojnë resorte turistike

 

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar qëndrimin ndaj përdorimit të pronave shtetërore, gjatë një takimi me kryebashkiakët të zhvilluar në Golem, duke theksuar se tokë me kontratë simbolike 1 euro do të jepet vetëm për hoteleri dhe për asnjë qëllim tjetër.

 

 

Rama u shpreh se bashkitë duhet të kalojnë në një fazë të re dhe ta shohin territorin me qasje sipërmarrëse, duke u shkëputur nga varësia e vazhdueshme ndaj buxhetit të shtetit.

 

Sipas kreut të qeverisë, në të shkuarën janë dhënë pa kriter shumë asete shtetërore, të cilat kanë përfunduar në duar të pasigurta dhe nuk janë kthyer në investime serioze, vende pune apo të ardhura për ekonominë.

 

“Deri dje janë dhënë pafundësi tokash për zhvillim dhe kjo ka ndaluar përfundimisht. Nuk i japim më asnjë metër katror tokë shtetërore ndërtuesve thjesht sepse u mungon një përqindje e vogël e pronës. Shteti do të marrë pjesën që i takon, njësoj si çdo pronar tjetër”, u shpreh Rama.

 

Ai theksoi se kontrata 1 euro ka vetëm një motiv: hotelerinë. Sipas tij, nëse në një projekt zhvillimi apo resort turistik ka pjesë prone shtetërore, ajo nuk mund të përdoret më për vila, pishina apo struktura dytësore, por vetëm për ndërtimin e hoteleve.

 

“Çdo gjë tjetër paguhet kokërr më kokërr, njësoj siç paguhet privati. Nuk ka më dhurime pronash për histori pa vlerë për ekonominë”, tha Rama.

 

Kryeministri theksoi se bashkitë, në bashkëpunim me AIC-në, mund të luajnë një rol kyç në zhvillimin e projekteve që sjellin përfitime konkrete, që nga ndërtimi i aseteve publike si zyra, shkolla, kopshte e çerdhe, deri te rritja e të ardhurave dhe strehimi social për familjet në nevojë.

 

Rama njoftoi gjithashtu se po përgatitet një reformë e re, ku planifikimi, zhvillimi dhe strehimi do të bashkohen në një agjenci të vetme, e cila do të vihet në dispozicion të pushtetit vendor, nën drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë.

 

“Duhet një qasje kreative, proaktive dhe agresive. Çdo pjesë e territorit duhet parë si mundësi për të gjeneruar të ardhura për bashkinë, për të bërë më shumë punë dhe shërbime publike. Nuk mund të prisni vetëm nga buxheti i shtetit dhe nga tarifat”, përfundoi Rama.

 

Edi Rama me kryetarët e bashkive: askush nuk rikandidon pa firmosur hartat e “Paketës së Maleve”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: tokë me 1 euro do përfitojnë vetëm ata që duan të ndërtojnë resorte turistike
Shqipëria, destinacion i jahteve: Forbes e sheh vendin si qendrën e re të luksit në Mesdhe
Edi Rama me kryetarët e bashkive: askush nuk rikandidon pa firmosur hartat e “Paketës së Maleve”
Sarandë | Policia shpall në kërkim disa persona të paidentifikuar, dhunuan dy persona pas një konflikti
Kur ligji përdoret si justifikim dhe fëmijët harrohen: rasti i shkollës “9 Tetori” në Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, dy fëmijët rikthehen pas 6 muajsh në bankat e shkollës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.