Rama i ashpër me kryetarët e bashkive: Pse nuk m’i keni sjellë hartat për “Paketën e Maleve”

23/10/2514:22

Shperndaje:

Rama i ashpër me kryetarët e bashkive: Pse nuk m’i keni sjellë hartat për “Paketën e Maleve”

 

Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi ndaj disa kryetarëve bashkish për vonesat në zbatimin e “Paketës së Maleve”, një ligj i miratuar në fillim të vitit që synon nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat malore të vendit. Në një takim me të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë, Rama theksoi se procesi po ecën më ngadalë se parashikohej dhe se shumë bashki nuk kanë dorëzuar ende hartat me zonat prioritare.

 

Rama i ashpër me kryetarët e bashkive

 

Në qendër të kritikave u përmendën edhe bashkitë e Sarandës dhe Konispolit, për të cilat kreu i qeverisë theksoi se duhet të jenë më aktive në përfshirjen e territoreve rurale në këtë program zhvillimi.

 

“Edhe Saranda ka zona rurale që duhet të futen në Paketën e Maleve,” – tha Rama, duke iu drejtuar kryebashkiakëve të jugut. “Ka zona me potencial turistik, bujqësor dhe natyror që mund të marrin frymë të re përmes kësaj nisme, por kjo kërkon që bashkitë të mos qëndrojnë pasive.”

 

Sipas Ramës, vonesat në dorëzimin e dokumentacionit po pengojnë interesimin e qindra investitorëve, shumica prej të cilëve janë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe kanë shprehur dëshirë të investojnë në zonat malore.

 

“Kemi mbi 800 shprehje interesi dhe shumë prej tyre presin ende përgjigje. Kjo vonesë po dëmton frymën e kësaj pakete që synon të jetë e shpejtë dhe praktike,” – theksoi ai.

 

Kryeministri njoftoi gjithashtu ngritjen e një task-force me nga tre persona në çdo bashki, për të ndihmuar dhe orientuar qytetarët që aplikojnë për investime përmes Paketës së Maleve. Ai bëri të ditur se 500 investitorët e parë do të përfitojnë kontrata 10-vjeçare pa asnjë taksë, si formë lehtësimi dhe motivimi për zhvillimin e zonave malore.

 

“Paketa e Maleve”, sipas qeverisë, parashikon lehtësira për investime në turizëm, bujqësi, blegtori dhe ekonomi të gjelbër, me qëllim gjallërimin e zonave të thella dhe frenimin e braktisjes së tyre.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saranda pa opozitë: fillimi i heshtur i fundit të demokracisë në Sarandë
Rama i ashpër me kryetarët e bashkive: Pse nuk m’i keni sjellë hartat për “Paketën e Maleve”
HYPERMARKET HALO GROUP SARANDË KËRKON KASIER/E
Bashkimi Evropian vlerëson me Çmimin e Parë investigimin e Amforës mbi shkatërrimin e Parkut të Butrintit
Aksident në rrugën Kardhiq–Delvinë, automjeti përmbyset te “kthesa e Senicës”
Qendra Estetike Doctor Fish Sarandë kërkon parukier/e me eksperiencë për bashkëpunim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.