Rama: Aty ku bie zjarr, për 30 vite me radhë nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi

04/10/2513:05

Shperndaje:

Rama: Aty ku bie zjarr, për 30 vite me radhë nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një masë të re drastike për të parandaluar abuzimet pas zjarreve që shkatërrojnë territoret e gjelbra në vend. Sipas tij, në çdo zonë ku bie zjarr, për 30 vite me radhë nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi.

 

Rama Aty ku bie zjarr, për 30 vite me radhë nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi

 

Rama theksoi se askush nuk do të ketë të drejtë të justifikohet duke thënë se “aty s’ka më pemë, prandaj mund të ndërtoj”, pasi qeveria synon të rikthejë gjelbërimin në këto zona të dëmtuara. Për këtë, është parashikuar përdorimi i teknologjisë moderne përmes dronëve “mbjellës”, të cilët do të ndihmojnë në ripërtëritjen e pyjeve dhe hapësirave natyrore.

 

Kryeministri vlerësoi edhe punën e Policisë së Shtetit, e cila gjatë këtij sezoni arriti të identifikojë dhe arrestojë autorët e zjarrvënieve, duke i cilësuar ata si “psikopatë dhe kriminelë”. Sipas tij, ndërhyrjet ligjore të miratuara së fundmi synojnë të ndëshkojnë rëndë ata që shkaktojnë dëme të tilla dhe të sigurojnë se asnjë territor i djegur nuk kthehet në zonë spekulimesh ndërtimore.

 

“Ta kenë të qartë të gjithë: aty ku vihet zjarr, për 30 vjet s’do të jepet leje ndërtimi. Ai territor do të rimbillet dhe do të rikthehet në jetë,” deklaroi Rama.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish
Gjuetia rikthehet pas 12 vjetësh, por menaxhimi i zonave i kalon privatit
Ligji i ri: influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë
Projektligji i ri për emigracionin në Greqi ndryshon jetën e mijëra familjeve emigrante

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.