Qindra besimtarët ortodoksë në Sarandë kremtojnë të Premten e Zezë – VIDEO
Besimtarët ortodoksë në Sarandë kremtojnë të Premten e Zezë
Besimtarët ortodoksë në Sarandë kanë përkujtuar sot të Premten e Zezë, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit fetar, që simbolizon vuajtjet dhe kryqëzimin e Jezu Krishtit.
Ritet fetare janë mbajtur në Kishën “Shën Harallambi”, ku qindra besimtarë janë bërë pjesë e një ceremonie përkujtimore në një atmosferë të thellë solemniteti dhe reflektimi. Shërbesa është drejtuar nga At Kozmai, i cili ka drejtuar meshën dhe ritualet e kësaj dite të shenjtë.
Pas përfundimit të shërbesës së mbrëmjes, besimtarët dhe epitafi kanë përshkuar rrugët dhe bulevardin kryesor të qytetit, duke krijuar një atmosferë të veçantë përkushtimi dhe besimi për t’u rikthyer përsëri në kishë.
E Premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq dhe i paraprin festave të Pashkëve, e cila kulmon me meshën e mesnatës së së Shtunës dhe shpalljen e Ringjalljes. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
10/04/2622:34
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
10/04/2622:34
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
10/04/2622:34
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
10/04/2622:34
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
10/04/2622:34