Qeveria jep 9000 m2 tokë me qira 1 euro për një tjetër ‘invesitor strategjik’
Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën dhënien me qira me tarifën simbolike prej 1 Euro të 9 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e Drimadhës në favor të shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, në pronësi të biznesmenit Lorenc Gjikuria.
Kjo kompani ka përfituar statusin “investitor strategjik” nga Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama për ndërtimin e një hoteli dhe 150 vilave në fshatin Gjilekë të Bashkisë së Himarës.
Vendimi për “dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., si qiramarrës…” parashikon një tokë “truall” me sipërfaqe totale 9 157.2 m2.
Më herët më 29 korrik, Këshilli i Ministrave e transferoi këtë tokë përmes një VKM-je në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e Investimeve Strategjike në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave, duke i hapur rrugën kalimit të saj tek investitori strategjik.
Kjo nuk është hera e parë që qeveria “Rama” jep me qira 1 euro apo shet me çmim shumëfish më të ulët se tregu tokën publike.
Në korrik, qeveria vendosi t’i shiste një sipërfaqje toke truall prej gati 9 mijë metrash katrorë kompanisë ‘Green Coast’ shpk, duke aplikuar një çmim shitjeje shumëfish më të ulët se tregu, të barabartë me 2135 lekë [18.2 euro] për metër katror.
Në nëntor të 2021, Këshilli i Ministrave i shiti shoqërisë “Building Construction” në pronësi të shtetasit Ilir Merja, 2137 metra katrorë tokë pranë Ish-Gardës së Republikës në Tiranë me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat që kompania po bënte në këtë zonë.
Ndërsa në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim prej gati 1 mijë lekësh për metër, 55 mijë metra katrorë tokë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST” që zotërohen nga biznesmenët Redi Peza dhe Gentjan Sula.
Këto kontrata kontroverse bazohen në një Akt Normativ të qeverisë “Berisha” të vitit 2008 ‘Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta…” si dhe një vendim i qeverisë “Rama” i vitit 2019, “Për përcaktimin e kritereve dhe të kushteve për kalimin e pronës shtetërore në pronë private, në funksion të planeve të përgjithshme vendore”. REPORTER.AL
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
08/09/2222:30
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
08/09/2222:30
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
08/09/2222:30
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
08/09/2222:30
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
08/09/2222:30
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
08/09/2222:30
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
08/09/2222:30
SYRI I KALTER
08/09/2222:30
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
08/09/2222:30
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
08/09/2222:30
Rezervime
River & Sea Side Apartament
08/09/2222:30
Apartament 2+1 – City Glow
08/09/2222:30
Dhoma Ksamil
08/09/2222:30
Dhoma teke, Hotel Mesopotam
08/09/2222:30
Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
08/09/2222:30
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
08/09/2222:30
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
08/09/2222:30
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
08/09/2222:30
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
08/09/2222:30
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
08/09/2222:30