LAJM i MIRË: Kryetari dhe 18 punonjësit e Bashkisë nuk janë me SIDA

LAJM i MIRË: Kryetari dhe 18 punonjësit e Bashkisë nuk janë me SIDA 
Pas dy ditësh spekulimesh dhe aludimesh të përhapura në media dhe rrjete sociale, është hedhur poshtë zyrtarisht lajmi që pretendonte se kryebashkiaku i Gjirokastrës ishte infektuar me HIV/AIDS.

 

 

Burime të besueshme bëjnë me dije se analizat mjekësore të kryera në një spital në Janinë kanë konfirmuar se rezultati është negativ. Sipas të njëjtave burime, gjendja shëndetësore lidhet me një sëmundje autoimune, e cila ndikon në uljen e imunitetit, por nuk ka asnjë lidhje me HIV/AIDS.

 

Dyshimet për kryerjen e analizave përkatëse kanë ardhur pikërisht për shkak të imunitetit të dobët, me rekomandim të mjekëve, por rezultatet përfundimtare kanë përjashtuar çdo pretendim për infektim.

 

 

Ndërkohë, zërat që qarkulluan fillimisht në rrjetet sociale nuk përmendnin emra konkretë, por interpretimet dhe aludimet e mëvonshme çuan në përhapjen e lajmeve se bëhej fjalë për bashkinë Gjirokastër, duke bërë që kjo të dali me një deklaratë publike.

 

Kjo situatë ka rikthyer në vëmendje nevojën për verifikim të informacionit përpara publikimit, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që prekin reputacionin dhe jetën private të individëve. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë