Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol

17/12/2414:50

Shperndaje:

Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol

 

Për herë të parë, çmimet mesatare të shitjes së banesave janë përllogaritur për çdo zonë kadastrale në Shqipëri, përfshirë bashkitë Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol. Publikimi i tyre në Fletoren Zyrtare synon të shërbejë si pikë referimi për të vlerësuar nëse është më ekonomike ndërtimi apo blerja e banesave ekzistuese.

Sipas Entit Kombëtar të Banesave (EKB), këto çmime do të ndihmojnë për të përcaktuar kufirin e kredive të buta që ofron shteti dhe për të vendosur nëse do ndërtohen banesa sociale në njësitë përkatëse.

 

Publikohen Çmimet e Referencës për Banesat në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol

 

Çmimet e Referencës në Bashkitë e Jugut:

 

  • Sarandë: Çmimi mesatar përllogaritet në 88,050 lekë/m², me variacione nga 78,300 lekë në zonën kadastrale 8641 dhe 97,800 lekë/m² në zonën kadastriale 8642.
  • Delvinë: Çmimi i referencës është më i ulët, duke arritur 27,200 lekë/m².
  • Himarë: Himara dhe Lukova mban një çmim mesatar prej 68,300 lekë/m².
  • Konispol: Me një çmim prej 28,000 lekë/m²

Roli i Çmimeve të Referencës

 

Këto çmime do të përdoren si bazë për vendimmarrje të rëndësishme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të vlerësuar kostot e projekteve sociale dhe të zhvillimeve të reja. Gjithashtu, ato do të ndihmojnë familjet që përfitojnë nga kreditë e buta të planifikojnë me më shumë siguri blerjen e një banese me kosto të ulët.

Ky publikim ofron transparencë dhe lehtëson përllogaritjen e çmimeve reale të tregut, duke i shërbyer si institucioneve publike, ashtu edhe qytetarëve që janë në proces blerjeje apo investimi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO
Hotel Ari në Sarandë kërkon punonjëse për mirëmbajtje dhe pastrim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.