PS shpall kandidatët për Konispol, Delvinë, Himarë, Finiq. Për Sarandën 3 emra

01/05/1913:49

Shperndaje:


Partia Socialiste është duke përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. Kryesia e Partisë do të mblidhet përpara 13 majit për të miratuar listën përfundimtare, ndërsa Report TV ka mësuar se deri tani është parashikuar rikandidimi i Shuaip Beqirit në Konispol dhe Jorgo Goros në Himarë.
Sipas Report Tv, në Sarandë PS do të zgjedhë mes tre emrave Ardian Kola, Ardian Gurma ose Alket Qendro, duke lënë jashtë kandidimit kryetaren në detyrë Florjana Koka, ndërsa në Delvinë do të kandidohet një zonjë.
Në Finiq PS do të mbështesë një kandidat të propozuar nga partia e minoritetit grek MEGA. Burime nga kjo parti, bëjnë të ditur se është përjashtuar rikandidimi i Leonidha Hristos, ndërsa një ndër emrat e lakuar është kreu i MEGA Kristaq Kiço.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

CIAO Bar në Ksamil kërkon Ndihmës Kuzhinier dhe Kamarier – Ofrohet akomodim
Hotel DINE në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
Restorant ‘MAREA’ në Sarandë kërkon Kamarier të parë dhe Sanitare
BOE Luxury Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
La Mar Restaurant kërkon Ndihmës Kamarier, Hostes dhe Sanitare Turni i Parë
Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.