Protestuesit ultimatum 24 orë qeverisë: Të anulohet projekti, paralajmërojnë rikthim në shesh nesër në orën 18:00

Protestuesit ultimatum 24 orë qeverisë: Të anulohet projekti, paralajmërojnë rikthim në shesh nesër në orën 18:00 

Protestuesit e mbledhur në tubimin e sotëm kanë lëshuar një ultimatum ndaj qeverisë, duke kërkuar anulimin e menjëhershëm të projektit që po zbatohet në zonën e Zvernecit.

 

 

Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje të shumta kundër klasës politike, ndërsa pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane si “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”, duke i konsideruar të dy figurat politike përgjegjëse për situatën aktuale në vend. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësi si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj opozitës, duke kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për çështjet që, sipas tyre, kanë dëmtuar interesin publik ndër vite.

 

Pjesëmarrësit e cilësuan projektin e Zvernecit si të papranueshëm dhe kërkuan ndërprerjen e çdo pune deri në një rishqyrtim të plotë të procedurave dhe ndikimit që ai mund të ketë në zonë.

 

Sipas organizatorëve, ngjarja e ndodhur së fundmi në Zvernec, ku një protestues u dhunua nga persona të maskuar pranë kantierit të ndërtimit, ka rritur më tej zemërimin qytetar dhe ka forcuar vendosmërinë për të vazhduar kundërshtimin ndaj projektit.

 

Në përfundim të protestës, organizatorët paralajmëruan se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Ata i dhanë afat qeverisë për të reflektuar mbi kërkesat e tyre dhe njoftuan se do të rikthehen sërish në shesh nesër në orën 18:00.

 

Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë derisa të ketë një reagim konkret nga institucionet dhe derisa të merret vendimi për anulimin e projektit të Zvernecit. Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkohen protestës së radhës, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për mbrojtjen e interesit publik dhe kërkimin e llogaridhënies nga politika. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.