“Prokurori i rremë” që zhvati të korruptuarit në Sarandë, një histori që do ta kishin zili edhe filmat

“Prokurori i rremë” që zhvati të korruptuarit në Sarandë — një histori që do ta kishin zili edhe filmat

 

Në Sarandë, qytetin ku gumëzhijnë zërat për korrupsionin e zyrtarëve, vepronte një “prokuror i SPAK-ut” që në fakt ishte… një mashtrues i përkryer. Ai nuk u fut në sistem për ta pastruar nga korrupsioni, por për të zhvatur vetë të korruptuarit.

 

 

49-vjeçari i arrestuar nga Policia, kishte ndërtuar një skemë të sofistikuar mashtrimi. Ai prezantohej si prokuror special i SPAK-ut, duke mbajtur në dorë “dosje hetimore”, ndërsa në prapaskenë, luante rolin e një njeriu që kontrollonte fatet e të korruptuarve lokalë.

 

Në mënyrë të veçantë, ai zgjidhte zyrtarë dhe individë me njolla në të shkuarën, të cilët i njihte se kishin frikë nga fjala “hetim”. I afrohej me fjalë të matura:

“Kemi në dorë një dosjen tënde… por mund të ta zgjidhim me mirëkuptim.”

Kështu fillonte pazari i “drejtësisë”.

Për të dhënë besueshmëri absolute, ai kishte ngritur një strukturë të plotë të rreme, ku punësonte persona të tjerë duke i bindur se ishin hetues, oficerë të policisë gjyqësore dhe agjentë të Prokurorisë së Përgjithshme. Ata merrnin “urdhra” nga ai, kryenin “detyra operative” dhe raportonin si në një institucion të vërtetë shtetëror. Ata raportonin te “Prokurori” për zyrtarë të dyshuar për korrupsion dhe “kopsitnin” dosje.

 

Këta persona, të mashtruar nga iluzioni i pushtetit, paguanin vetë karburantin, ushqimin dhe strehimin, duke besuar se më vonë do të shpërbleheshin nga “Prokuroria e Përgjithshme”.
Në fakt, ata ishin pjesë e një teatri të stisur me kujdes, ku prokurori i rremë ishte një regjisor mjeshtër i mashtrimit.

 

 

Për të kompletuar imazhin e pushtetit, ai lëvizte gjithmonë i shoqëruar nga dy-tre persona, që i prezantonte si shoferë personalë dhe oficerë sigurie. 

I rrethuar nga njerëz që e quanin “zoti prokuror”, ai vizitonte zyra shtetërore, inspektonte biznese private, kërkonte favore dhe dyshohet se merrte para për “mbylljen e dosjeve” ndaj zyrtarëve të frikësuar nga hetimet.

 

 

Kur mashtruesi zhvati mashtruesit

 

Në fund, ironia e madhe ishte kjo: ata që për vite kishin përfituar nga sistemi, që kishin firmosur në shkelje të ligjit apo kishin marrë ryshfete, u bënë viktima të një mashtrimi më të madh se vetë korrupsioni i tyre.
Ata dhanë para për të shpëtuar nga drejtësia — dhe përfunduan duke i dhënë ato një mashtruesi që s’kishte as vulë, as zyrë, as ligj.

 

Alban Muço: “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut, nuk kam dëmtuar asnjë” – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.