Policia zbulon arsenal armësh në kufi me Greqinë në Konispol

20/12/217:45

Shperndaje:

Policia Kufitare sekuestron në kufirin e gjelbër, 3 armë zjarri (dy kallashnikovë dhe një pistoletë), dy granata dhe 120 fishekë luftarak.

Në njoftimin e policisë thuhet se në vijim të kontrolleve të shtuara në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për trafikim të armëve të zjarrit në drejtim të shtetit grek, shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, Sarandë, organizuan punën me qëllim krehjen dhe kontrollin e zonës kufitare midis dy piramidave.

Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” u gjetën dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Po filmonte te porta e shembur e Kakomesë, dhunohet 46-vjeçari
Taverna AFA në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier
Delvina proteston në dyert e Bashkisë Sarandë: Kërkohet rishikimi i vendimit për Terminalin
Festa Shën Kozmai në Mursi mbledh banorët si çdo vit, tradita vijon – VIDEO
NJOFTIM PUNËSIMI PËR STAF VJETOR NË RESTORANT LIMANI NË SARANDË
Delvinë-Sarandë linjë urbane – banorët e Delvinës do të protestojnë përpara dyerve të bashkisë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.