Policia Komunikatë për ngjarjen në Sarandë: U rrezikua jeta e një efektivi

11/02/2219:41

Shperndaje:

KOMUNIKATA e Komisariatit të Policisë Sarandë:

Qarkullonte me armë zjarri me vete, nuk i’u bind urdhrit të Policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, shpallet në kërkim 29-vjeçari.

Policia e Sarandës pas kërkimeve me dron gjen në det armën e zjarrit pistoletë, që kishte me vete 29-vjecari, i cili e hodhi në det për të fshehur provat.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi A. K, qarkullonte me automjet, me armë zjarri me vete kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke përplasur dhe një automjet tjetër dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.

Shërbimet e Policisë kanë përdorur Dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. Pas skanimit nga droni në det, të vendit ku gjendej pistoleta është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me një karikator me municion luftarak.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokuroris për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.