Policia kap furgonin me 328 paisje kontrabandë, do ndiqet në gjendje të lirë

21/12/2317:04

Shperndaje:

U kap në flagrancë duke transportuar pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara, të cilat do t’i shiste pa fatura, në Sarandë, procedohet penalisht 34-vjeçari.

Sekuestrohen 328 pajisje me vlerë rreth 1 500 000 lekë dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.

Policia njofton se si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 1 shtetas po transportonte nga Tirana në Sarandë, mallra të kontrabanduara, me qëllim shitjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë goditën këtë rast paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin tip “Benz” që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën pa fatura shoqëruese, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 328 pajisje elektroshtëpiake, me vlerë rreth 1 500 000 lekë, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe se po transportoheshin me qëllim shitjen me pakicë, në qytetin e Sarandës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
SEAS Distribution kërkon Agjent Shitjesh për zonën Tepelenë – Gjirokastër – Sarandë
Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Borsh/ Banorët e Qazim Palit sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Jepet me qira vjetore Bar – Restorant “Blue Sky” në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.