Policia e shqetësuar: Protestuesit sulmojnë me review negative bizneset

Policia: Mbi 10 mijë llogari dyshohet se po publikojnë review negative ndaj bizneseve

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin për një fenomen që, sipas saj, po prek sektorin e turizmit, ku mijëra llogari në rrjetet sociale dyshohet se po përdoren për të publikuar në mënyrë të koordinuar review dhe komente negative ndaj bizneseve.

 

 

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi në një konferencë për shtyp se strukturat policore kanë evidentuar aktivitet të dyshuar të koordinuar në platformat online, që konsiston në publikimin masiv të vlerësimeve negative ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit.

 

Sipas tij, deri tani janë evidentuar mbi 10 mijë llogari me modele aktiviteti të dyshimtë, ndërsa janë identifikuar edhe profile të rregullta që kanë publikuar review negative. Policia thotë se në disa raste e njëjta llogari ka vendosur vlerësime negative për biznese në qytete të ndryshme të vendit, si Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Sarandë.

 

Hita u shpreh se, nëse provohet se këto veprime janë të qëllimshme dhe të koordinuara, ato mund të ndikojnë në konkurrencën e ndershme, besimin e konsumatorëve dhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik. Ai u bëri thirrje bizneseve që pretendojnë se janë dëmtuar të paraqesin kallëzim pranë Policisë së Shtetit.

 

Fenomeni i review-ve negative ka ardhur në një moment kur në vend po zhvillohen protesta kundër asaj që organizatorët i cilësojnë si ligje korruptive që favorizojnë oligarkinë ekonomike dhe interesat e një grupi të kufizuar biznesesh.

 

Sipas protestuesve, publikimi i review-ve negative është një formë proteste dhe presioni publik ndaj bizneseve, pronarët e të cilëve, sipas tyre, kanë përfituar nga këto politika ose perceptohen si mbështetës të qeverisë.

 

Policia e Shtetit e konsideron këtë një fenomen që mund të cenojë reputacionin e bizneseve dhe imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik, ndërsa ka nisur verifikimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aktivitet të koordinuar me pasoja të paligjshme. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.