Policia e Sarandës: Shpëtuam nga djegia 3 fëmijë


Policia e Sarandë në një komunikatë shpërndarë për mediat thotë se ka shpëtuar nga djegia 3 fëmijë. Komunikata:
Rreth orës 12:30, në lagjen nr.3 Sarandë, në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit A.O.
Shërbimet e Policisë janë afruar në këtë lagje dhe me ndihmën e shërbimeve zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e familjarëve nga banesa si dhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Në banesë ndodhej shtetësia S.O., rreth 34 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A.O) bashkë me 3 vajzat e tyre, të moshave përkatëse: 3, 6 dhe 7 vjeçare.
Të tre fëmijët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, ndërsa shtetësia S.O., është dërguar në Spitalin e Sarandës nga shqetësimet që ka pësuar për shkak të asfiksimit por jashtë rrezikut për jetën.
Flakët e zjarrit kanë dëmtuar pothuajse të gjitha orenditë shtëpiake të kësaj banese.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Lexoni më shumë
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.