Policia e Sarandës: Kemi arrestuar “Monçen” dhe 6 grabitës nga Bulqiza
Policia e Sarandës thotë se ka shkatërruar bandën e grabitësve të banesave të plazhit, të cilët kanë kryer një seri vjedhjesh përgjatë vijës bregdetare Himarë-Sarandë !
Arrestohen në flagrancë nga Policia, një grup-bashkëpunëtorësh prej 7 personash:
1- Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë.
2- Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë.
3- Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë.
4- Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë.
5- Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
6- G.D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
7- Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë.
Bëjmë me dije se, shtetasi Edmond Abazi, njihej gjithashtu me pseudonimin “Monçja”, pasi duke qenë njohës i mirë i terrenit, mundësonte gjetjen e banesave dhe orientonte grupin për të kryer vjedhjet dhe shitjen e sendeve të vjedhura.
Policisë e Sarandës, ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, ku nëpërmjet tij janë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, të cilët në bashkëpumim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh (20 prej tyre të dokumentuara), duke hapur me forcë banesat e plazhit dhe konkretisht duke përfituar momentin kur pushuesit (turistët) largoheshin nga banesat e tyre (me qera).
Gjatë një pune hetimore prej 2-muajsh, Policia e Sarandësës ka bërë zbulimin e disa vjedhjeve (banesash por edhe lokalesh apo automjetesh) në të gjithë vijën bregdetare duke filluar nga Himara, fshatrat turistikë përreth, deri në Sarandë (Ksamil), me qëllim shitjen e sendeve të vjedhura për përfitime vetjake ose në grup.
Materiale kryesore të vjedhura kanë rezultuar të tipit: monedha, bizhuteri, vlera monetare (lekë), aparatë celularë,,, dhe një pjesë e tyre janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.
Policia ka bërë të mundur shkatërrimin e kësaj “bande grabitëse” të cilët ishin kthyer në një makth frike për pushuesit vendas dhe të huaj pranë këtyre zonave turistike.
Gjithashtu, Policia do të vijojë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në vjedhje të tjera, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
16/08/1618:15
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
16/08/1618:15
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
16/08/1618:15
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
16/08/1618:15
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
16/08/1618:15