Policia: Arrestimi i 2 shqiptarëve në Greqi merita jonë

19/10/1814:20

Shperndaje:


Deklarata
Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke.
Operacioni mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare të Igumenicës dhe Antidrogës.
Arrestohet në flagrancë transportuesi i lëndës narkotike një 24 vjeçar nga Saranda.
Policia arreston në Athinë edhe pritësin e lëndës narkotike 35 vjeçarin nga Delvina
Sekuestrohen rreth 76 kilogramë Cannabis sativa
Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antdrogën, pas informacioneve të marra nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ishin vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil, kanë organizuar punën ku kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur Koritiani Thesproti IGumenicë të ndalohet një mjet tip JEEP me targa IKH 4455 me drejtues shtetasin shqiptar A.M. 24 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Selanik .
Nga kontrolli i bërë nga Policia greke në automjet ju gjetën rreth 73 kilogramë dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë(Cannabis i përpunuar), që dyshohet se e ka marrë në një rrugë rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Sarandës.
Në vijim te hetimeve të përbashkëta , u bë e mundur që nga Policia greke të arrestohej edhe pritësi I lëndës narkotike në Kipseli Athinë shtetasi shqiptar Xh. C, 35 vjeç lindur në Delvine dhe banues provizor ne Athinë.
Vijonë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe po punohet nga të dyja palët për kapjen e personave që transportuan lëndën narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve
Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO
Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit
SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.