Poeti dhe mësuesi Bardhyl Maliqi ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare

11/01/2411:14

Shperndaje:

Ndahet nga jeta poeti dhe mësuesi Bardhyl Maliqi

Pas një sëmundje të rëndë është ndarë sot nga jeta nëTiranë, në moshën 69 vjecare studjuesi i njohur dhe poeti sarandiot Bardhyl Maliqi.

Bardhyl Maliqi u lind më 19 korrik 1955 në Konispol dhe punoi ndër vite si mësues i gjuhës dhe letërsisë, psikolog shkollor, aktualisht drejtues i Njësisë Psiko-sociale dhe pedagog i Filialit Universitar të Sarandës prej disa vjetësh.

Bardhyl Maliqi Ka kryer fakultetin gjuhë – letërsi (studi-me të thelluara në psikologji – pedagogji), master në mësimdhënie, doktor në shkencat e edukimit. Ka shkruar 19 libra, prej të cilave janë botuar: “Shije të rrezikuara” (ese), “Qortimi i hartimeve (studim), “Etika rrjedhave të komunikimit” (studim), “Pasqyrat” (poezi), “Morfologjia” (tekst për studentë), “Ankthi i statujave” (libër me poema shqip – anglisht), “Perandoria e zogjve” (pema) në anglisht, italisht, kroatisht, rumanisht, greqisht etj. “Detyrat e shtëpisë” (ese), “Mësimdhenia dhe vlerësimi etik”, (studim), “Tej portave të jetës” (novelë) etj. veprat e tij të fundit janë 2 libra me letërsi kritike për shkrimtarin Mexhid Mehmeti, “Shprehësi imagjinare”-kushtuar letërsisë së tij për fëmijë, “Vrasja e heshtjes”, kushtuar letërsisë së tij për të rritur si prozator dhe dramaturg, poema “Presheva – nuse përdëllimi” dhe botimi poetik me një bashkë autore rumune “Mangalli i yjeve”

Bardhyl Maliqi – Çmime dhe vlerësime

Bardhyl Maliqi ka fituar mbi 20 çmime rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare për veprat letrare dhe konkurse artistike, ndër të cilat veçojmë:


– Libreti më i mirë i vlerësuar me kupën e teatrove mbarëkombëtare (Shqipëri-Kosovë-Maqedoni) me dramën “U largua deti” më 2004 zhvilluar në Pogradec,
* Çmimi “Butrinti” në konkursin ndërkombëtar (ballkanik) të qershorit 2007 zhvilluar në Sarandë,
* Çmimi special ndërkombëtar (për poemat “Perandoria e zogjve dhe Ankthi i statujave” Birds Empire & The Anxiety of Statues, marrë në Kongresin e Dytë të Uneskos për letërsinë artet dhe shkencën, zhvilluar në Atalanti në tetor 2011,
* Çmimi special ndërkombëtar për “Etika e poetit dhe ndikimin e saj në shkolla”- marrë në Kongresin e Dytë të UNESKO-s për letërsinë artet dhe shkencën, zhvilluar në Atalanti në tetor 2011,
* Letër mirënjohje dhe vlerësimi drejtuar autorit, Ministrisë së Kulturës, Shtëpisë Botuese “Toena” dhe revistës “Mësuesi” për përfaqësimin me dinjitet të Shqipërisë në Kongresin e Dytë të Uneskos, tetor 2011,
* Çmimin e Maratonës Poetike Ndërkombëtare të Sarajevës me ciklin poetik “Kur ndriçojnë pikëllimet” (Literary Award for the poetry cycles “When sorrows glow”),
* Çmim Special për poemën “Akuarel për Zagrebin” dhënë nga Panteoni Paneuropian i Kulturës Kroate dhe Shoqata e Artistëve shqiptarë “DEA” të Kroacisë,
* Çmim I për ciklin poetik të botuar në revistën boshnjake “Rjeç” si autori më i mirë i huaj për vitin 2016,
* Çertifikatë vlerësimi Nga Akademia Alternative Pegasiane si “Poeti i Vitit 2016” për qarkun Sarandë – Delvinë.
* Diploma e Çmimit I për poemën “Jam shkrirë në qenien tënde” në konkursin vjetor të “Unionit Art pa kufij”, pjesë e Euroartit, Durrës 2018,
* Çertifikatë vlerësimi për Veprën Jetësore “Rrapi” nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë – Shkup për vitin 2018,
* Mirënjohje e veçantë nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, “Shkrimtarit Bardhyl Maliqi për arritje në fushën e letërsisë”, Preshevë, tetor 2019, Çmimi “Naim Frashëri” në Festivalin poetike Ditët e Naimit në Tetovë, tetor 2020 etj.etj.
Si drejtues mësimor i rretheve letrare ka fituar 29 çmime rajonale dhe kombëtare të nxënësve dhe studenttëve të tij.
Ka qenë Trajner për efekt Atestimit për mësuesit 1984-2006,
Ka botuar 879 artikuj, mbi 300 e tyre të botuar në shtypin letrar e pedagogjik: Drita, Nentori, Mesuesi, Revista pedagogjike, Aks, Ndryshe, Nacional, Fjala e lire, Galaktika Atonis, Zemra shqiptare, Illyria (në ShBA) etj.
Bardhyl Maliqi kryer 163 redaktimet librash nga autorë të ndryshëm në poezi e prozë etj.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër
Butrinti fiton derbin e jugut, mposht Delvinën 0-1 dhe e nis sezonin me 3 pikë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.