Plazhet publike të Sarandës, diskriminuese ndaj personave me aftësi të kufizuara

31/08/1611:24

Shperndaje:


Si të mos mjaftonin ujërat e zeza që derdhen në plazh, mungesa e dusheve dhe banjave, në plazhet publike të Sarandës mungojnë edhe rambat për të bërë të mundur që në plazhe të kenë mundësi të shkojnë edhe personat me aftësi të kufizuara. Saranda, duke filluar që prej muajve të pranverës deri në vjeshtë, falë klimës së saj shndërrohet në një vend pushimi për mijëra pushues nga Gjermania, Suedia, Norvegjia dhe vende të tjera, pushues kryesisht të moshës së tretë dhe me aftësi të kufizuara. Por siç duket nga pamjet, ky qytet nuk afron asnjë kusht minimal për ta. Është në detyrë të Bashkisë së Sarandës, asaj që krekoset për çdo ardhje të pushuesve, që urgjentisht të ndërtojë ramba, minimumi  në plazhet që siç shprehet bashkia, janë plazhe publike dhe administrohen prej saj.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.