Ky është një banner reklamues për orange club Sarandë

Platforma e Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që duhet mbrojtur – VIDEO

Platforma e Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që duhet mbrojtur

 

Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që po neglizhohet – është koha për veprim, jo për heshtje!

 

Liqeni i Butrintit nuk është thjesht një peizazh i bukur natyror. Ai është një organizëm i gjallë, një arterie jetike për dhjetëra familje që jetojnë prej tij, një pasuri kombëtare që përfaqëson trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore.

 

Platforma e Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që duhet mbrojtur

 

Për fat të keq, ky liqen i jashtëzakonshëm po përballet me një krizë serioze ekologjike. Ngordhja masive e midhjeve, ndotja e vazhdueshme nga ujërat e zeza, bllokimi i rrjedhjes natyrore të ujit dhe mungesa e ndërhyrjeve nga institucionet përgjegjëse po e çojnë këtë ekosistem drejt degradimit të pakthyeshëm.

 

Si qytetar, si banor i kësaj zone dhe si kandidat për përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë, e ndjej për detyrë që të mos rri në heshtje. Në programin tim elektoral, mbrojtja dhe rivitalizimi i Liqenit të Butrintit është një nga pikat kyçe.

 

 

Tanush Çaushi: Propozimet e mia konkrete janë:

 

  • Ndërtimi urgjent i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura në Ksamil dhe Xarrë, për të ndalur përfundimisht ndotjen e liqenit nga kanalizimet që derdhen sot pa asnjë filtër.
  • Rikthimi i një sasie të kontrolluar të ujit të ëmbël nga lumi Bistrica në liqen, për të ruajtur ekuilibrin ekologjik dhe për të parandaluar salinitetin e tepërt që po dëmton florën dhe faunën ujore.
  • Pastrimi i rregullt i kanalit të Vivarit, si një arterie thelbësore për shkëmbimin e ujërave me detin, për të mbajtur liqenin të gjallë.
  • Mbështetje për industrinë e midhjeve, përmes politikave të kontrollit të ndotjes dhe garantimit të cilësisë së ujit, si dhe ndihmë direkte për prodhuesit që kanë pësuar humbje të mëdha.

 

Butrinti nuk ka nevojë për retorikë politike apo fjalë të bukura që harrohen sapo mbyllen kutitë e votimit. Ai ka nevojë për zë të fortë dhe veprim konkret – dhe ky do të jetë roli im në Kuvend, nëse qytetarët më japin besimin.

 

Liqeni i Butrintit mund dhe duhet të shpëtohet. Por kjo nuk bëhet me premtime të vagullta – bëhet me vullnet politik, me angazhim të sinqertë dhe me bashkëpunim me komunitetin lokal.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Veli Fiko Hasani

27 Nëntor 2026 08:43
Këshilli Bashkiak Sarandë rrëzon Paketën Fiskale, mbeten në fuqi tarifat e vjetra – VIDEO

Këshilli Bashkiak Sarandë rrëzon Paketën Fiskale, mbeten në fuqi tarifat e vjetra – VIDEO

26 Nëntor 2026 19:55
25 vjet pranë grave dhe vajzave, Shoqata “Jona” në Sarandë çel fushatën kundër dhunës me bazë gjinore

25 vjet pranë grave dhe vajzave, Shoqata “Jona” në Sarandë çel fushatën kundër dhunës me bazë gjinore

26 Nëntor 2026 18:45
Kapen me 66 kilogramë kanabis në Filat, arrestohen 3 shqiptarë. Udhëtonin me 2 automjete

Kapen me 66 kilogramë kanabis në Filat, arrestohen 3 shqiptarë. Udhëtonin me 2 automjete

26 Nëntor 2026 17:34
Paketa fiskale 2027 në Bashkinë Sarandë, sa propozohet të paguajnë familjet dhe bizneset

Paketa fiskale 2027 në Bashkinë Sarandë, sa propozohet të paguajnë familjet dhe bizneset

26 Nëntor 2026 11:18
Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm

Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm

25 Nëntor 2026 20:23