Pezullohet tenderi për ndërtimin e tunelit në Kardhiq-Sarandë

19/07/1910:32

Shperndaje:


Komisioni i Prokurimit Publik ka pezulluar tenderin 23 milionë euro, për ndërtimin e tunelit të Kardhiqit, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë. Tenderi, që është pjesë e lotit 7 të rrugës Kardhiq-SarandëD, u zhvillua nga ARRSH në 17 qershor.

Në garë kanë marrë pjesë 6 kompani dhe ofertat e paraqitura prej tyre kanë variuar nga 15, deri në 19 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka skualifikuar 5 ofertat më të ulëta, pasi, sipas tij, nuk përmbushnin kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën më të lartë. Vendimi është ankimuar në komisionin e prokurimit publik nga një tjetër subjekt pjesëmarrës.

Loti 7 i rrugës Kardhiq-Sarandë ka një gjatësi prej 2 kilometër, nga të cilat 1.2 kilometër janë tunel. Fondi limit për këtë vepër ishte përcaktuar 19 milionë euro pa TVSH dhe 23 milionë euro me TVSH.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO
Aris Boat Tour në Sarandë kërkon Agjent Shitjesh në terren
Ardit Bido: Delvina dhe Konispoli duhet të mbeten bashki, identiteti nuk negociohet – VIDEO
Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin
Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë
Victoria Boutique Hotel & Restaurant në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.