Pezullohet lëshimi i vizave në konsullatën greke, aplikantëve do t’u kthehen pasaportat

02/09/208:03

Shperndaje:


Ambasada greke në Tiranë njofton se është pezulluar lëshimi i vizave nga konsullatat në Shqipëri prej masave kufizuese të pandemisë së COVID-19.
Ajo fton qytetarët aplikantë që kanë dëshirë të tërheqin pasaportat e tyre pasi viza nuk do t’u jepet momentalisht. Për këtë procedurë ata duhet të kontaktojnë autoritetet konsullore.
Njoftimi nga Ambasada Greke:

Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Supermarketi Your Market kërkon Arkëtare, Punonjëse bulmeti dhe fruta perimesh
Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare
Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi
Sarandë – 71-vjeçari shpallet në kërkim pas akuzave nga një 19-vjeçare për ngacmim seksual

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.