Përkujtohet në Kllogjer 82-vjetori i genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë – VIDEO

Përkujtohet në Kllogjer 82-vjetori i genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Në Varrezat Monumentale të Kllogjerit, në Konispol, u zhvillua ceremonia përkujtimore me rastin e 82-vjetorit të gjenocidit të ushtruar ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë nga forcat zerviste.

 

 

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur aktiviteti organizohej nga Shoqata Patriotike Çamëria, këtë vit ceremonia u organizua nën kujdesin e Bashkisë Konispol.

 

Në aktivitet morën pjesë kryetari i Bashkisë Konispol, Ergest Dule, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri, deputetët Ardit Bido, Bujar Leskaj dhe Vullnet Sinaj, Alket Veliu, Endri Hyseni, Rexhina Ismaili – vajza e të ndjerit Rexhep Ismaili, ish-kryetar i Shoqatës “Çamëria” në Sarandë – si dhe përfaqësues të komunitetit çam nga Saranda, Konispoli dhe qytete të tjera të vendit. Të pranishëm ishin edhe pjesëmarrës dhe mbështetës nga Kosova.

 

Gjatë ceremonisë u vendosën kurora dhe trëndafila pranë memorialit të Kllogjerit, në nderim të mijëra viktimave të gjenocidit. Ashtu si çdo 27 qershor, në këtë vend u përkujtuan jetët e humbura të shqiptarëve të Çamërisë, të cilët u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre gjatë viteve 1944–1945.

 

Qindra çamë, të mbijetuar të asaj periudhe, së bashku me fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e tyre, morën pjesë në homazhe, duke kujtuar vuajtjet dhe humbjet e familjeve të tyre.

 

Gjatë aktivitetit u përcollën dëshmi, të cilat rrëfejnë historitë e dëbimit dhe vuajtjeve të përjetuara. U kujtua se mijëra shqiptarë të Çamërisë u detyruan të linin shtëpitë e tyre dhe se shumë prej tyre humbën jetën nga uria, sëmundjet dhe kushtet e vështira në kampin e përqendrimit në fushën e Kllogjerit.

 

Në ceremoni u mbajtën edhe fjalime nga përfaqësues të Kosovës, të cilët shprehën solidaritetin e tyre me komunitetin çam.

Nga ana e tij, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se shteti shqiptar duhet të mbajë një qëndrim më dinjitoz në marrëdhëniet me Greqinë dhe se çështja çame duhet të trajtohet me seriozitet në rrugën e zgjidhjes.

Në Kllogjer, 82 vjet pas ngjarjeve tragjike, përkujtimi mbetet një simbol i kujtesës historike. Për pasardhësit e viktimave, dhimbja nuk është zbehur me kalimin e kohës, ndërsa kërkesa për drejtësi vijon të mbetet e gjallë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.