Përkeqësimi i kushteve atmosferike/ Anullohen disa linja detare dhe dalja e anijeve në det

09/03/2410:38

Shperndaje:

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit gjatë tre ditëve në vijim Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se do të ndalohet lëvizja e anijeve të pasagjerëve në linjat ndërkombëtare.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike përgjatë bregdetit shqiptar nga ora 14:00 e së shtunës deri në mbrëmjen e vonë të së hënës do të ketë pezullim të lundrimeve për mjetet e vogla të lundrimit, ndërsa të dielën pezullohen dhe linjat e trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindizi-Vlorë. Era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje dhe  jug-jugperëndim në forcën deri 7- 9 bft dhe me shpejtësi deri 25-45 m/s. Kjo parashikohet sipas hidrometereologëve të shkaktojë dallgë në lartësinë 2.50 deri 4 metra në det të hapur, ndaj “me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike” DPD ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Në njoftimin e autoritetit detar bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht, ndërsa lundrimi i tyre do të ndalohet të dielën për shkak të detit të trazuar. Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojë normalisht ditën e diel, ndërsa në lidhje me linjën Sarandë-Korfuz-Sarandë do të njoftohet në ditët ne vijim, pasi nuk ka ndryshime.

Për tri ditë radhazi, duke nisur nga ora 17:00 e datës 9 mars, për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit përgjatë të gjithë bregdetit shqiptar nuk do të jepen leje për daljen në det.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 22:00 të datës 11 mars.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Auron Tare ngre alarmin: Do ndërtohet një resort në Parkun Kombëtar të Butrintit
Hotel JoAn kërkon Punonjëse për mirëmbajtje ambientesh (sanitare)
Hotel ZEKA në Ksamil kërkon Punonjëse për pastrim (Sanitare) për sezonin turistik
Furra Prizreni në Ksamil punëson Staf. Ofrohet akomodim
Restaurant Italian në Sarandë kërkon të punësojë Kuzhinier/e dhe Sanitare
Euro Hotel në Ksamil kërkon Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.