Përfundon ujësjellësi i Markatit, por… shumica e banorëve pa ujë

16/09/1619:23

Shperndaje:


ujesjellesi-markat Megjithëse punimet për ujësjellësin e  Markatit kanë përfunduar, banorët ankohen se shumica e tyre nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre. Kjo për faktin se firma zbatuese e projektit ka realizuar punën e saj deri në ndërtimin e pusetave shpërndarëse. Ndërsa pjesa tjetër e linjës së tubacioneve të ujësjellsit duhet të kryhet nga vetë banorët me shpenzimet e veta.
Nisur nga kjo situatë, ne i jemi drejtuar me kërkesë Bashkisë Konispol për të na sqaruar me këto shqetësime të banorëve të Markatit. Në përgjigjen e Bashkisë Konispol thuhet se në kontratën e lidhur mes firmës dhe ish komunës Markat është përcaktuar se firma zbatuese e projektit punimet do t`i kryente deri në pusetat shpërndarëse. Pra, që do të thotë se shumë nga banorët e Markatit nuk do ta shikojnë ujin në shtëpitë e tyre, pasi nuk i kanë mundësitë financiare të blejnë tubat e ujit.
Ujësjellësi i Markatit ishte një investim prej më shumë se 50.000 euro dhe kishte filluar punimet në fund të vitit 2014
screenshot_9

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ardit Bido: Delvina dhe Konispoli duhet të mbeten bashki, identiteti nuk negociohet – VIDEO
Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin
Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë
Victoria Boutique Hotel & Restaurant në Sarandë
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf. Nuk ofrohet akomodim
Sulmohet nga qentë, një grua transportohet me urgjencë në spitalin e Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.