Për herë të parë e pranon edhe Gramoz Ruçi: Sarandën e çliruan britanikët

09/10/1920:09

Shperndaje:


Kryetari i Kuvendit, me anë të një letre përshëndeti banorët e Sarandës dhe ish partizanëve të Brigadës 12,14 dhe 19 me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të qytetit.

Ruçi ndër të tjera ka thënë se Saranda është model i bashkëjetesës etnike e fetare, ndërkohë që për çlirimin e Sarandës Ruçi ka thënë se është meritë e partizanëve dhe aleatëve britanikë.

Më tej Ruçi në shkrimin e tij ka thënë se Shqipëria demokratike ka në themel antifashizmin.

Urimi i plotë i Ruçit:

“Unë kam një arsye më shumë të gëzoj, të festoj dhe tju përshëndes në këtë 75 vjetor. Për dy legjislatura rrjesht, ju, qytetarët e Sarandës më kini nderuar duke më zgjedhur përfaqësuesin tuaj në Kuvendin e Shqipërisë.

Saranda ka qenë dhe do të jetë, në të gjitha kohërat, shtëpia e përbashkët e të gjithë banorëve të saj, pavarësisht dallimeve politike, ekonomike, etnike, fetare a krahinore.
Bashkëjetesa etnike e fetare rrezatohet më mirë e më bindshëm këtu në Sarandë.

Atë vlerë me të cilët ne, shqiptarët, mburremi para botës, e kini mbrujtur, ju sarandiotët, shqiptarë e grekë, muslimanë e bektashinj, ortodoksë e katolikë, lebër, çamë, vllehë, bregdetas e vurkarë.

Sot është dita që të gjithë bashkë tu shprehim nderimin tonë të thellë luftëtarëve të Brigades 12, 14 dhe 19 të Ushtrisë partizane, të cilët më 9 tetor të vitit 1944 çliruan Sarandën nga pushtuesit gjermanë.

Sot është dita të përkulemi para kujtimit të 11 dëshmorëve të Atdheut, që ranë heroikisht në betejën për çlirimin e Sarandës.

Të kujtojmë me nderim luftëtarët e kompanisë parashutiste të Forcave Mbretërore Britanike, të cilët luftuan për çlirimin e Sarandës, krahas partizanëve shqiptarë,të përkulemi para kujtimit të 6 ushtarëve britanikë që dhanë jetën për çlirimin e qytetit dhe të cilëve Saranda dhe gjithë Shqipëria u janë përjetë mirënjohës.

Çlirimi i Sarandës dhe një ditë më vonë edhe i Delvinës, janë meritë e Brigadave të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, aleate e denjë e Ushtrisë së Kuqe, Marinës dhe Flotës Amerikane, Marinës e Ushtrisë Britanike.

Ky koalicion i madh antifashist, nuk ishte një protokoll sallonesh, por një bashkim forcash dhe energjish të popujve kundër fashizmit, rrezikut më të madh të kohës.

Për çlirimin e Sarandës luftuan krah për krah partizanët shqiptarë e minoritarë grekë, italianë, anglezë e asirianë. Beteja për çlirimin e Sarandës është një simbolikë e fuqishme e frymës internacionaliste, e cila frymëzoi antifashistët nga katër anët e Globit.

Në këtë koalicion të fuqishëm, i ka rrënjët aleanca e natyrshme e sotme e Shqipërisë me Shtetet e bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe gjithë botën e qytetëruar e demokratike.

Vlerat e antifashizmit, progresit dhe të lirisë përnbëjnë rrënjët e Shqipërisë së sotme demokratike.”, shkruhet në mesazhin e z. Gramoz Ruçi me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Sarandës.”


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.