PD Sarandë hap procesin e propozimeve për deputetë, emrat e propozuar në Ksamil

27/01/1719:00

Shperndaje:


Partia Demokratike e Degës së Sarandës ka celur mbrëmjen e sotme procesin e propozimeve të emrave për kandidatët për deputetë të Qarkut Vlorë për zgjedhjet e 18 qershorit.
Megjithëse Qarku i Vlorës ka vetëm 12 kandidatë për deputetë dhe Saranda nuk përbën më shumë se çerekun e qarkut, demokratët e Ksamilit kanë propozuar plotë 7 kandidatë.
Nga propozimet e bëra në Ksamil, ajo që bie në sy është se demokratët kanë harruar se në listat e kandidatëve për deputetë është detyrim ligjor që 50% e kandidatëve duhet të jenë gra. Përkundër këtij detyrimi, demokratët e Ksamilit kanë propozuar 6 burra dhe vetëm 1 grua.
Emrat e propozuar nga demokratët e Ksamilit për listën e kandidatëve për deputetë ishin: Venedik Mollanji, Sytki Haxhi, Ilir Kondi, Kreshnik Bozho, Jolio Dine, Hariz Hema dhe Matilda Qurku.pd ksamil

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.