PD largohet nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, nuk miratohet ndihma ekonomike

02/12/1614:21

Shperndaje:


Edhe mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Sarandë këshilltarët e Partisë Demokratike vendosën ta bojkotojnë. Shkak i bojkotit sipas Partisë Demokratike është interprelanca e kërkuar nga PD me kryetaren e Bashkisë Sarandë dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak.
Si shkak i bojkotit të këshilltarëve të Partisë Demokratike mbledhja nuk arriti të zhvillohej sepse nuk u arrit të plotësohej numri i domosdoshëm i këshilltarëve për fillimin e mbledhjes.
Një nga pikat e rendit të ditës ishte edhe miratimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, të cilat prisnin vendimin e këshillit bashkiak për të tërhequr ato pak para të shumëdomosdoshme për ta dhe familjet e tyre.
Pavarisisht se kanë të drejtë apo jo këshilltarët e Partisë Demokratike në kërkesat dhe qëndrimet e tyre, ata që i vuajnë pasojat e vendimit të tyre janë familjet në nevojë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Olti Çaçi vesh dorezat dhe i përvishet punës për pastrimin e Sarandës
Drejtoresha e Kadastrës: Qytetari nga Delvina ka denoncuar ata që kanë qenë. Vazhdoni të denonconi
Restaurant Boulevard ’90 në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier
Colosseum Hotel në Ksamil kërkon Kamarier dhe Pjatalarëse për Restaurant. Ofrohet akomodim
Lamallari mbledh drejtuesit e Policisë: Ndaj qytetarëve të reagoni me etikë dhe konform ligjit
Banorët e Delvinës protestë të hënën në Sarandë, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.