Pas Hipotekës, edhe Bashkia Sarandë mbyll dyert për qytetarët

20/12/1614:13

Shperndaje:


 Nën shembullin e  modelit të dështuar të funksionimit dhe të shërbimit me porta të mbyllura të ZVRPP Sarandë, edhe Bashkia Sarandë ka zgjedhur së fundmi të mbyll dyert për qytetarët, duke krijuar kështu radhë të gjata para Bashkisë. Mbyllja e dyrve të Bashkisë pengon qytetarët të marrin shërbimin direkt ne zyrat përkatëse dhe bën që qytetarët të presin te dera e bashkisë me ore të tëra, qoftë edhe për një urdhër pagese taksash.
 Modeli i ndjekur nga Drejtoresha e Hipotekes Adriana Shehu prodhon vetëm pakënaqesi te qytetarët, por njëkohësisht krijimi i radheve të gjata në sportele lë shteg për abuzime dhe detyron qytetarët që të futin duart në xhepa nëse duan të shmangin radhët dhe pritjet sfilitëse.
 Pakënaqësitë e qytetarëve, të cilat shihen qartë në videoreportazhin bashkangjitur na dhanë shkas që t`i drejtohemi Bashkisë të rihap portat dhe të mos zgjedh modele të dështuara.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.