Pas furtunës në media, tërhiqet qeveria. Anullohet ankandi për Syrin e Kaltër

31/10/1917:15

Shperndaje:


Qeveria shkrin “Albturist”, shoqërinë shtetërore që administron veprimtarinë turistike dhe të shërbimeve rrjedhëse, pasi kjo drejtori nxori në ankand ish-kabinat e drunjta në Parkun Kombëtar “Syri i Kaltër” në Sarandë, tashmë i anuluar.

Ditën e sotme, Ministria e Financave që ka në varësi këtë shoqëri, anuloi vendimin për dhënien me qira të kabinave të drurit, po Shqiptarja.com mëson se qeveria pritet të marrë masa të tjera për të anuluar disa nga vendimet që kjo shoqëri ka dhënë për pasuri natyrore.

ALBTURIST Tour- Operator ka vite që jo vetëm është në vështirësi financiare, por edhe që vepron si një ndërmarrje e pakoordinuar me ministrinë. Edhe nxjerrja në ankand e pese kabinave në Syrin e Kaltër, një nga zonat më të frekuentuara nga turistët në Sarandë, mendohet të jetë një iniciativë e pa konsultuar me programet e qeverisë për pasuri të tillë natyrore.

Ndërkohë, qesharake ishte shuma e vendosur si qira: Vlera minimale e ofertave ishte 72 mijë e 500 lekë në muaj, rreth 600 euro, e konsideruar si një shumë mjaft e ulët duke pasur parasysh preferencat për këtë pikë turistike, me një fluks shumë të lartë frekuentimi.

Albturist, ushtron të drejtën e veprimtarisë tregtare të kontratave të qirasë për objektet turistike shtetërore dhe të privatizuara, ish pronë e shoqërisë.

Shoqëria “Albturist T.O” sha, në cilësinë e njësisë administruese të pronës, kishte vendosur kriter që objekti mund të jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është, ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik. Por Shqiptarja.com mëson nga burime pranë kryeministrisë, se edhe ky ankand është anuluar nga qeveria


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO
Hotel Ari në Sarandë kërkon punonjëse për mirëmbajtje dhe pastrim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.