Pas denoncimit në Saranda Web, zgjidhet kriza e ujit në Dhrovjan

27/09/2511:37

Shperndaje:

Pas denoncimit në Saranda Web, zgjidhet kriza e ujit në Dhrovjan

 

Vetëm pak orë pasi banorët e fshatit Dhrovjan publikuan në Saranda Web ankesën e tyre për mungesën e ujit, ka ardhur edhe reagimi i institucioneve. Punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë, që mbulon edhe zonën e Bashkisë Finiq, ndërhynë duke shtruar një tubacion të ri për të furnizuar banorët nga një burim alternativ.

 

Ujë Dhvrovjan Ujësjellë kanalizime sarande Pas denoncimit në Saranda Web, zgjidhet kriza e ujit në Dhrovjan

 

Nëpërmjet një videoje dërguar në Saranda Web, banorët shprehën shqetësimin se Dhrovjani ndodhej prej një jave në krizë të rëndë për mungesë uji, pasi burimi kryesor ishte tharë. Ata u ankuan se ishin detyruar të blinin ujë edhe për konsum ditor, ndërsa rreth 2000 krerë bagëti po rrezikonin mbijetesën, pasi furnizimi me bidona nga Bistrica ishte bërë i pamundur.

 

 

Banorët kanë kujtuar se investimet e mëparshme për ujësjellësin rezultuan të paplotësuara dhe të shoqëruara me akuza për korrupsion, duke e lënë fshatin pa një zgjidhje të qëndrueshme. Ata theksuan se kriza e ujit nuk është e para, por përsëritet çdo verë, duke bërë që Dhrovjani të mbetet i pambrojtur.

 

Vetëm pas denoncimit publik në Saranda Web, punonjësit e Ujësjellësit ndërhynë me vendosjen e tubacionit të ri, duke ofruar një zgjidhje të përkohshme. Megjithatë, banorët kërkojnë një projekt serioz afatgjatë, që të garantojë furnizim të qëndrueshëm dhe të shmangë përsëritjen e krizave.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.