Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi

Pas denoncimit të familjarëve nëpërmjet Saranda Web, vjen reagimi i menjëhershëm: Trupi i Isa Rexhepaj dërgohet për autopsi drejt Tiranës

 

Pas denoncimit publik të familjarëve të Isa Rexhepaj përmes Saranda Web, autoritetet kanë reaguar menjëherë duke bërë të mundur nisjen e trupit të të ndjerit drejt Tiranës me ambulancë, për kryerjen e autopsisë.

 

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi

 

Isa Rexhepaj, 64 vjeç, u gjet i vdekur pas katër ditësh mungesë, ndërsa familjarët denoncuan se trupi i tij ishte lënë në kushte të papërshtatshme në morgun e Sarandës dhe kishte nisur të dekompozohej. Sipas tyre, neglizhenca e institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë dhe shërbimin e morgut, ka vonuar pajisjen me aktet e nevojshme për autopsinë dhe transportin.

 

Të shqetësuar dhe të indinjuar, të afërmit e të ndjerit protestuan këtë mesditë përpara Komisariatit të Policisë në Sarandë, duke kërkuar zbardhjen e shpejtë të rrethanave të vdekjes dhe trajtimin me dinjitet të trupit të të afërmit të tyre.

 

 

Vetëm pas publikimit të ngjarjes nga Saranda Web dhe presionit mediatik, autoritetet ndërhynë duke organizuar transportin e trupit drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

 

Ngjarja ka ngritur sërish shqetësimin për funksionimin e shërbimeve ligjore dhe shëndetësore në rastet e ndjeshme si ky, ku procedurat e ngadalta dhe mungesa e koordinimit shtojnë dhimbjen e familjarëve dhe nxisin zemërim të ligjshëm publik.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.