Pas denoncimit në Saranda Web, rifillojnë punimet për korrigjimin e kanalit në Delvinë

04/02/2613:33

Shperndaje:

Pas denoncimit në Saranda Web, rifillojnë punimet për korrigjimin e kanalit në Delvinë

 

Pas publikimit të denoncimitSaranda Web lidhur me punimet pa cilësi në një kanal kullues në hyrje të qytetit të Delvinës, ditën e sotme ka nisur sërish puna në terren për korrigjimin e problematikave të konstatuara.

 

 

Nga pamjet e siguruara dhe informacionet nga vendngjarja, rezulton se këtë herë po kryhen punime sipas standardeve teknike, duke përfshirë edhe vendosjen e rrjetës së hekurit, element që mungonte më parë dhe që është thelbësor për qëndrueshmërinë e strukturës.

 

Ky reagim vjen pas shqetësimit të ngritur nga banorët dhe pas pasqyrimit të situatës në media, duke treguar edhe një herë rëndësinë e transparencës dhe rolit të denoncimit publik për përmirësimin e punëve me interes për qytetarët.

 

Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër ecurinë e punimeve dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejshëm.

 

Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant
Angel’s Sweet House në Sarandë kërkon Krepier/e dhe Banakier/e
Butrinti mposht Partizanin B 4-2, gjithçka vendoset në “finalen” me Orikun
Fund i dhimbshëm në Sarandë: 53-vjeçari ndërroi jetë, dyshime nga përdorim narkotikësh
Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.