Park fotovoltaik edhe në Bistricë, qeveria miraton lejen për 50 vjet

19/12/2522:47

Shperndaje:

Park fotovoltaik edhe në Bistricë, qeveria miraton lejen për 50 vjet

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet pothuajse 50 MW në njësinë administrative Mesopotam, Bistricë, Bashkia Finiq. Projekti do të realizohet nga kompania private “GREENSOL” sh.p.k. dhe do të operojë për plot 49 vjet, një afat që praktikisht i jep investitorit kontroll afatgjatë mbi territorin dhe burimin energjetik.

 

Park fotovoltaik edhe në Bistricë, qeveria miraton lejen për 50 vjet

 

Edhe pse projekti prezantohet si investim në energji të rinovueshme, vendimi ngre një sërë pikëpyetjesh për interesin publik dhe përfitimet reale për komunitetin lokal. Sipas VKM-së, kompania nuk përfiton mbështetje shtetërore dhe nuk është objekt koncesioni, por në praktikë i jepet e drejta e shfrytëzimit për gati gjysmë shekulli, ndërsa shteti përfiton vetëm 2% të prodhimit vjetor të energjisë në formë royalty.

 

Ndërtimi i centralit pritet të zgjasë deri në 36 muaj, kohë gjatë së cilës Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje periodike çdo tre muaj. Megjithatë, përvoja me projekte të ngjashme në vend ka treguar se kontrolli institucional shpesh mbetet formal, ndërsa ndikimi mjedisor dhe përdorimi i tokës kalojnë pa transparencë të plotë për publikun.

 

Një tjetër pikë që ngre shqetësim është mungesa e një debati publik lokal. Banorët e zonës së Mesopotamit dhe Bistricës nuk janë informuar qartë se çfarë përfitimesh konkrete do të kenë.

 

Ndërkohë, kompania “GREENSOL” detyrohet të dorëzojë një garanci financiare prej të paktën 5% të vlerës së investimit dhe të respektojë lejet mjedisore, por në dokument nuk ka asnjë detyrim të qartë për investime sociale apo kompensime për komunitetin.

 

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky projekt do të shërbejë realisht për zhvillimin e zonës së Finiqit, apo do të mbetet thjesht një tjetër investim privat pa asnjë përfitim për publikun.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kontrolle në kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare në Sarandë
Butrinti fiton ndaj Bylis B dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes
Stillo Papadhima, sot 101 vjeç – Dëshmia e një të mbijetuari në kampet naziste – VIDEO
Butrinti – Bylis B / LIVE në Saranda Web – përballje direkte për kreun e renditjes
Debate të forta / Këshilli Bashkiak Sarandë miraton kalimin e vilave qeveritare në “Polin e Zhvillimit të Sarandës”
Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.