Parandalohet shpërthimi i një automjeti, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes

06/02/2610:26

Shperndaje:

Parandalohet shpërthimi i një automjeti në Vrinë, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes

Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë, në territorin e Bashkisë Konispol.

 

Parandalohet shpërthimi i një automjeti në Vrinë, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes

 

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Pas ndalimit, ai ka konstatuar praninë e një sasie lënde të dyshuar eksplozive.

 

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë, ndërsa më pas janë përfshirë edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në automjetin tip “Nissan”, me targa AA 725 LG, është konstatuar një sasi lënde eksplozive e vendosur në sediljen e pasme të mjetit. Shpërthimi dyshohet se do të aktivizohej me telekomandë.

 

Ekspertët janë duke punuar për neutralizimin e plotë të lëndës eksplozive, ndërkohë që zona është rrethuar dhe janë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
Gjiri i Hartës kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim, ushqimi dhe transporti
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.