Paralajmërimi i Artan Lames: Së shpejti do ia dëgjoni këngën edhe Sarandës

09/10/1914:33

Shperndaje:


Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka komentuar dorëheqjet e njëpasnjëshme në Vlorë, ku sipas tij është një tregues i qartë se sot paligjshmërinë nuk e mbron askush. Nga Elbasani, pyetjes së bërë nga gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja, se përse Kadastra e Vlorës nuk “po gjen paqe”, ku vetëm brenda 1 muaji janë dorëhequr 3 drejtorë, Lame iu përgjigj me paralajmërimin se Vlora nuk do të jetë qyteti i vetëm.

“Probleme si ky i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete t tjera. Do të dëgjoni në Elbasan, Shkodër, Sarandë, ndoshta dhe në Lezhë. Nuk gjen në Vlorë durim, për një arsye shumë të thjesht kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjes së pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmëri”, tha Lame.
Pas dorëheqjes së ‘bordit’, konkretisht të drejtoreshës së këtij institucioni, Elona Hodaj dhe zv/drejtorit, Krenar Xhemali, Kadastra e Vlorës do funksionojë me drejtues të komanduar. Hodaj dhe Xhemali dhanë dorëheqjen më 8 tetor dhe shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.
VIDEO

https://www.instagram.com/p/B3Zpwc-nEZY/?igshid=fo61d2eyagqc


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi
Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.