Paketa Fiskale 2016 prezantohet dhe këshillohet me biznesin

Paketa Fiskale 2016 prezantohet dhe këshillohet me biznesin

Në sallën e konferencave të hotel “Mediterrane”, është bërë prezantimi dhe këshillimi i paketës së re fiskale. Kryetaria e Bashkisë Floriana Koka, ftoi të pranishmit të shprehin mendimet dhe opinionet e vrejtjet e tyre në lidhje me paketën fiskale.

Ajo nënvizoi në fjalën e saj se kjo pakët nuk është hartuar me qëllimin që të rëndojë bisnesin,përkundrazi ajo e vlerësoj bisnesin si partner të rëndësishëm,duke e quajtur lokomotiva e zhvillimit të ekonomisë lokale. Në hartimin e paketës fiskale është patur parasysh rritja e bazës së tatim paguesve dhe jo rritja e taksave. Paketa e re është reflektuese ndaj mendimit përfaqësuesve të bisnesit para se ajo t’i paraqitet këshillit bashkiak.

Paketa Fiskale 2016

Drejtori i Tatim Taksave në Bashki, Bujar Allushi, u shpreh se paketa fiskale e këtij viti nuk ka shumë ndryshime nga viti i kaluar por, ajo që është vënë re është se sistemi i taksave dhe vjelia e tyre nuk ka funksionuar si duhet. Ndërsa përfaqësues nga fusha të ndryshme të biznesit kërkuan që në paketën e re fiskale të pasqyrohen disa shqetësime të tyre që kanë të bëjnë me mosrritjen e taksës për sipërfaqet të plazheve përpara hoteleve të tyre.

U kërkua që taksa e hequr nga biznesi i vogël me vendim të qeverisë të mos bëhet barrë për bisnesin e madh. Në takim u premtua që mendimi dhe opinioni i përfaqësuesve të bisneseve do të dëgjohet dhe do të reflektohet në korrigjimet e mundshme që do t’i bëhen kësaj pakete, përpara se ajo t’i paraqitet këshillit bashkiak.

Në këtë takim krahas kryetares Koka dhe nën kryetareve Mitro e Kiço, mori pjesë edhe kryetaria e këshillit bashkiak Tatiana Alikaj, nën kryetarët e bashkisë Jorgo Mitro e Kristaq Kiço, si dhe disa nga anëtarët e këshillit bashkiak që drejtojnë biznese. Një këshillim i tillë së shpejti do të zhvillohet edhe me përfaqësues të bisneseve në Ksamil, njësi administrative e bashkisë së re të Sarandës.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.