OPINION – Turizmi kërkon ministri më vete

08/03/169:49

Shperndaje:


turizmi sarandeOPINION nga Pirro NAÇI  Por edhe kjo të mos të ndodhë në fund të vitit numri i turistëve dhe vizitorëve në vendin tonë do të ketë rritje. Do të ndodhë edhe sikur të mos ketë apo të mos funksionojë jo vetëm ministria përgjegjese e turizmit dhe institucionet përkatëse, por edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit. Është personi juridik publik,buxhetor në varësi të ministrisë që ka qëllim promovimin e turizmit brenda dhe jashtë vendit. Të paktën këto thotë neni 12-të i ligjit të ri të turizmit të miratuar më 2015-tën. Arësyetimi dhe gjykimi i më sipërm duket paradoksal, por në të vërtetë nuk është kështu. Më shumë informacion vizitoni faqen www.akt.gov.al. Në këtë institucioni akoma punojnë me ligjin e turizmit të 2007-tës (shiko legjislacionin tek faqia zyrtare) dhe statusi i saj i miratuar nga Kryeministri i asaj periudhe. Nuk po ndalem më gjatë por vitin e kaluar u fol aq shumë për Ligjin e ri të Turizmit të miratuar më 27/7/2015 në Kuvend, sa nuk besoj se mbeti kush pa e dëgjuar,sidomos nga institucionet shtetërore. Madje qysh më 2013-tën ministria e atëherëshme përgjegjëse për turizmin nisi punën për ndryshimin e ligjit. Miratimi i tij mori fund më 2015-tën. Plot dy vjet për të bërë një ligj! Me këto rritme sa vjet i duhen Agjencisë Kombëtare të Turizmit ta vendosë si ‘’busullën’’ e saj të paktën në faqen zyrtare të internetit ? Ky është këndvështrimi i ri për turizmin shqiptar ?… ( Brenda dy vjet e pak muaj ky institucion ka ndruar tre drejtues !…)

 
Shtatë muaj më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin e Turizmit dhe ngarkonte Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë përgjegjëse për turizmin për të nxjerë akte nënligjore brenda gjashtë muajve për zbatimin dhe vënien në praktikë të shumë neneve të këtij ligji. Edhe pse kanë kaluar afatet e përcakua nuk po shikojmë një angazhim konkret. Kemi një ministri për mardhëniet me Parlamentin e cila duhet të ndjekë ecurinë e ligjit nga Kuvendi në institucionet shtetërore dhe anasjelltas, por rezultate nuk shikojmë,të paktën për ligjin në fjalë. Çfarë presim pastaj nga një ministri që ka nën ‘’sqetull’’ turizmin për zbatimin në praktikë të këtij ligji. Miratimi i një ligji simbolizon fillimin e punës dhe jo mbarimin e saj.
Ajo që u theksua më shumë dhe u duk si një prurje e re e këtij ligji ishin nenet 33 dhe 34 që flisnin për investimet e huaja. Pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit do të jepen në simbolikën e 1 euro për 99 vjet. Në pamje të parë të krijohet përshtypja se bregdeti ynë do të pushtohet nga investimet e huaja. Por në realitet nuk po e shikojmë një gjë të tillë pamvarësisht që ditët,muajt,dhe viti po rokullisen. Ku janë investitorët e huaj? Këtij ligji i kishte paraprirë pothuase dy vjet më parë edhe ‘’Branding Albania’’ ku kompania amerikane ‘’Strawberry Frog’’ filloi punën për lobimin e turizmit Shqiptar me synim edhe përqasjen e investitorëve të huaj. Deri më tani nuk ja kemi parë hairin. Një kompani amerikane, NCH Capital, për të bërë investime në sektorin e turizmit ka dhënë vetëm për të shfrytëzuar sipërfaqen më shumë se 25 milion dollarë diku afër Sarandës. Më saktë përball Sarandës në ishullin e Korfuzit…Investitorë të tillë janë edhe nga Rusia, europa lindore,lindja e mesme, vendet Arabe dhe nga Azia të cilët ‘’peshkojnë’’ për investime në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut. Investitorëve amerikanëve të paktën mund ti flasë apo ti ‘’sqaroj’’ njeri? Ambasadori që mund ta bënte këtë, duket se ka ‘’haruar’’ gjuhën e tij dhe meret vetëm me shqipen, për të na mbushur mëndjen për problemet që nuk kanë lidhje me investimet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Ftesa për format e partneritetit nga neni 33 janë akoma të pa qarta pamvrësisht se në ligj flitet për rregullore dhe ligje të veçanta. Ato deri më tani nuk janë përgatitur ashtu siç u miratua në Kuvend. Do të ishte me interes të përqëndrohemi dhe të kërkojmë nga të huaj sidomos në kornizën e investimeve të tipit condo Hotels për të ritur nivelin silësor dhe për të tërhequr turistin elitar. Cilësia e produktit turistik është ajo që do të sjellë rezultatin. Shifrat pothuajse i kemi kapur,tani duhet të shikojmë cilësinë dhe nivelin e produktit. Vitin e kaluar Malta dhe sidomos Qiprua si numër vizitorësh kishin pothuajse 30% më pak se në vendin tonë. Por të ardhurat nga turizmi tek ne ishin disa herë më të vogla se në këto vende. Faktet e mësipërme dhe mjaft të tjera si këto p.sh. natëfjetjet etj, etj, hedhin poshtë praktikat e ndjekura në 20 vitet e fundit, të cilat kanë rendur vetëm pas numrave, duke ‘’shartuar’’praktika të gabuara dhe pothuajse të pa ndryshuara. Pjesa më e madhe e ofertës së produktit të akomodimit është shumë poshtë standarteve ndërkombëtar të funksionimit. Mbi 80% e hoteleve të regjistruar kanë më pak se 20- të dhoma dhe vetëm 8% e tyre më shumë se 40 dhoma. Vetëm 2% e tyre janë të klasifikuar zyrtarisht( kategorizimi me yje) dhe nga këto janë apo nuk janë një ose dy hotele me pesë yje në zonën e bregdetit shqiptar!!! A mund të pretendojmë me këto shifra për të rritur nivelin, apo turizmin elitar dhe të ardhurat ? Akoma nuk kemi të qartë kornizën e klasifikimit me yje të hoteleve me permasat bashkëkohore dhe me udhëzimet e BE-së. Në straegjinë e zhvillimit të turizmit 2014-2020 nuk ka piksinime me afate konkret për çertifikimin e gjithë strukturës së hotelerisë shqiptare, e cila mund të ndihmojë dhe të shtojë intersin për të rritur cilësinë dhe të sjellë të ardhura më të mëdha. E njëjta praktikë edhe për produktete tjera turistike p.sh. siç është destinacionet bregdetare dhe plazhet cilësorë. Objektivi i Ministrisë është që deri më 2020 të çertifikohen 20 plazhe me ‘’Blue Flag’’. Të paktën 20 plazhe të tillë duhet ti ketë vetëm Saranda dhe jo i gjithë vendi. ( Saranda i ka edhe sot kushtet dhe mundësitë për të vendosur ‘’Blue Flag’’ …) Për të ndihmuar në këtë drejtim u krijua edhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit. ‘’Via Egnantia’’ ishte një gjetje mjaft interesante, por nuk mund ta promovojmë tetë muajt e fundit si të vetmin piksinim të kësaj agjencie.Cilësia e plazheve,mbrojtja e bregdetit,dhe siguria e jetës nga frekuentuesit, duhet të eci me ritme më të shpejta. Po për turizmin e zhytjes, atë nënujor dhe për muzeun e fundit të detit a është lëvizur ndonjë gurrë? Shumë u folën për këto tema interesate dhe i rramë gjoksit këtu e dy vjetë më parë.
Përmendëm më lart dy institucione që varen nga Ministria përgjegjëse për turizmin, për efikasitetin e punës se tyre, por nuk janë të vetmet. Komiteti këshillimor i sektorit privat të turizmit edhe ky i krijuar me Ligjin e ri Turistik, pothuajse nuk funksionon, apo nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Akoma nuk kemi kuptuar rëndësinë, të cilit i mungon edhe ligjit të ri për turizmin, të një organizimi ndërministror për turizmin. Janë të shumta ministritë dhe institucionet shtetërore që kanë lidhje me këtë degë të ekonomisë por shpesh këto minimizohen me një takim para sezonit turistik për ‘’planin e masave’’ … A nuk do të ishte me interes që ministria përgjegjëse për sinjalistikën, ajo e komunikacionit, të marë përsipër dhe të realizojë vendosjen e informacionit dhe sinjalistikës turistike në të gjithë vendin të kalibruara edhe me udhëzimet e Organizatës Botërore të Turizmit? Shembuj të tillë mund të sjellim edhe nga ministri dhe institucione të tjerë, të gjithë kanë diçka për të dhënë në spektrin e turizmit. Duhet kuptuar se, diktimi i problematikave të tilla, është vetëm detyrë e ministrisë përgjegjëse për turizmit, e kemi humbur ‘’davan’’. Po ti shtojmë edhe faktin se turizmi brenda një periudhe relativisht të shkurtër ka ndruar dy ministri dhe tre ministra e disa zv/ministra problemi bëhet akoma më i evident.
Turizmi nuk mund të atribojë në maksimum në qoftë se nuk bashkëjeton dhe zhvillohet harmonikisht duke u zmadhuar me sektorët e tjerë të aktivitetit ekonomik dhe në veçanti me ato më kyçet. Nuk është çështje e një individi, e një ministri,e një ministrije, apo e një bisnesi, por është shuma e të gjithëve që kontribojnë në ofertën turistike.
Faktet e mësipërme, përvoja e deritanishme, pa mohuar edhe punën e bërë, kërkon nevojën për modernizimin e politikave në drejtimin e turizmit. Pushteti politik dhe politikat bashkëkohore që bazohen në argumentin se turizmi është një bazë e rëndësishme e të ardhurave dhe ka një kontribut pozitiv në zhvillimin e ekonomisë, kërkon një këndvështrim të ri dhe sidomos organizim të ri. Ndoshta ka ardhur koha që shumë ministri të shkrihen apo të bashkangjiten në të tjera, në turizëm lipset e kundërta. Turizmi kërkon ministri më vete dhe autonome.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Publikohen Çmimet e Referencës për Banesat në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë
Irakli Davella, 46-vjeçari nga Saranda që u ekzekutua sot në Athinë
Banesa e një të moshuare në Sarandë përfshihet nga flakët, nxirret nga fqinjët – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.