Opinion nga Adriatik Lapaj – A mund ta nisni nga WC ?

06/02/1719:53

Shperndaje:


adriatik lapajOpinion nga Adriatik Lapaj . Ne Sarande megafoni politikes ka sjell llogje pafund ne 25 vite. Politika sillte llogje e babezia jone hidhte beton. Aq shume llogje u thane e aq shume beton u hodh sa as vend ku te besh nevojat personale nuk mbeti. Mos te zente halli fiziologjik pa leke ne xhep ne Sarande se u turperove. Te vete burreria dem per 500 leke te vjetra. Aq sa duhen per te blere nje uji pa gaz aty ne ndonje lokal ku te duhet te futesh fluturimthi me destinacion tualetin ose sic me stilin e ri modern i themi WC-ne, ose qe te jem i qarte per ata qe nuk me kuptojne, e kam fjalen per Halen. Kaq vlen burreria sot, 500 leke te vjetra nese te ze halli rrugeve te qytetit turistik te Sarandes. Kur isha femije mbaj mend qe kishte tualete publike te Plazhi i Ri, te karburanti vjeter, ne qender prane Postes, afer skulptures 2 vjedhin e nje ruan (prane Pit Stopit te sotem), te Angjensia. Me pak fjale rregulloheshe. Po sot mos te zente halli. Te pakten ne dimer, se ne vere per kollaj ben nje kredhje ne det me gjasme po freskohesh dhe i lan gjynahet me ujin e bekuar te Detit Jon.
Po cudi e madhe, ata te tregut industrial dhe te tregut te fruta perimeve si ja bejne? Tere ai popull qe shet e blen aty. Sipas llogarive lokalet rreth e rrotull kenaqen pune vetem nga Halet.
E qe ta mbyll se do thoni c’na cau koken ky, them qe ne keto zgjedhje te mos pranojme asnje premtim tjeter pervec premtimit per ndertim te Tualeteve Publike ne qytetin tone turistik te Sarandes. Pak pak po dhe ca vende pune do hapim per mirembajtesit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO
Na ndiqni në rrjetet sociale
Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht OPGJ
LAJM I MIRË – Zjarri në Syrin e Kaltër është arritur të fiket
Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO
Zjarri te Syri i Kaltër, situata alarmante – flakët përparojnë me shpejtësi, vizitorët evakuohen

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.