Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe zbuluar një bazë shpërndarjeje të maskuar si lavazh automjetesh.

 

 

Sipas njoftimit të Policisë, në kuadër të operacioneve të pandërprera kundër shpërndarjes së lëndëve nar,kotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë finalizuan me sukses operacionin e koduar “Kamuflimi”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve R. M., 51 vjeç dhe I. P., 22 vjeç, të dy banues në Sarandë. Nga hetimet paraprake rezulton se këta shtetas ushtronin aktivitet të paligjshëm të shitjes së lëndëve nar,kotike në ambientet e një lavazhi automjetesh në rrugën “Idriz Alidhima”, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarje.

 

Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë sekuestruan rreth 1 kilogram lëndë nar,kotike can,nabis sa,tiva, si dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht dy targa automjetesh, një targë motomjeti dhe letër alumini.

 

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.