Nxënësit ndërpresin mësimin, s’ka mjet transporti

14/11/1717:21

Shperndaje:


Janë 5 familje nga fshati Muzinë në Finiq të Sarandës që protestojnë, pasi fëmijët e tyre e kanë ndërprerë mësimin përshka të mungesës së transportit.
VIDEO https://youtu.be/RWQmgl-eH9Y

Deri tani transporti bëhej nga një furgon i cili paguhej nga bashkia ndërsa tani kjo kompetencë i ka kaluar ministrisë së Arsimit, ku kjo e fundit paratë për transport do t’ia kalojë prindërve ne llogari e më pas këta do të kontraktojnë një mjet për të bërë transportin.
Kjo gjë ka krijuar anomali në mbarëvajtjen e transportimit të fëmijëve në shkolla. Kryetari i Fshatit Muzinë Konstandin Nathanaili u shpreh se “prej një javë është ndërprerë transporti i fëmijëve të fshatit muzinë për në shkollë kemi kërkuar pranë bashkisë Finiq për gjidhjen e situatës, por akoma nuk është gjetur zgjidhje.
“E kemi shumë të vështirë të dalim nga shkolla, pasi kur dalim duhet të presin në rrugë dhe të na marrë një furgon i rastit dhe të na marri dhe të na dërgoj në shtëpi. E kemi shumë të vështirë”-thotë një nxënëse.
“Të vejë e të sigurojë që të shkojnë të sigurtë në shkollë. Dimri po afron, Të rrini në mes të dimrit dhe të presin furgonat e rastit”-shprehet një nga prindërit e fëmijëve.
“Prej disa ditësh na është refuzuar nga Kryebashkiaku, Leonidha kristo, karburanti i mjeteve që trasportojnë fëmijët tanë nga fshati Muzinë drejt shkollës “Mesopotam”. Kam patur dje një komunikim me kryebashkiakun, por nuk më dha asnjë zgjidhje”-theksoi një tjetër banor.
Kryetari i Bashkisë Finiq Leonidha Hristo për këtë problem u shpreh se kjo situatë është që prej një viti ku Ministria e Arsimit ka ndërprerë fondin për transportin e fëmijëve.
Leonidha Kristo kr Bashkisë e Finiq: Kurse sivjet administrimin e ka ministria e Arsimit dhe jo bashkia, këtë lloj pagese e ka ministria dhe jo bashkia. Këtë lloj pagesë nuk e kemi ne si bashki, ne gjejmë forma,pasi forma e transportit për fëmijët është një çështje e ndjeshme edhe ne si bashki e kemi si detyrim të kujdesemi për këta fëmijë. Ne mundohemi që këta fëmijë të mos i lëmë në rrugës.
Trasporti i fëmijëve për në shkollë nuk është problem vetëm në Muzinë, por edhe në fshatra të tjerë të bashkisë Finiq, pasi kjo bashki përbëhet nga 56 fshatra. Sipas kryetari të bashkisë së Finiqit situata e transportit të nxënësve do të gjejë zgjidhje shumë shpejt.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi
Tifozët e Butrintit apelojnë: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!
Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.