Nuk mjafton vetëm hapja e portës së Kështjellës – Opinion nga Shkëlqim Hajno

15/08/1910:14

Shperndaje:


Prej dy ditesh apo dicka me tepër, shohim ne faqën e fb të bashkisë Sarandë, kolazh me foto sesi kryebashkiaku i ri zoti Adrian Gurma, është përfshirë bashkë me punonjës të administratës për pastrimin e qytetit. Madje, të shumë skutave edhe nëpër lagje ku prej kohësh, ka munguar pastrimi. Kjo qasje pozitive, e entusiazmoi edhe Mark Mosin, nje miku ynë nga Shkodra, njeheresh edhe nga Saranda, të shprehet në një status në fb ku i uron kryebashkiakut që, po punoi kështu…jo 4 por 44 vjet të drejtojë qytetin e Saarandës…..
Me tej , në sinkron me frymën e aksioneve të njohura para ndryshimeve demokratike si “aksione me goditje të përqëndruara”; shohim dicitura të tilla si : “Adminitrata bashkiake jep model pune.Për një qytet pa ndotje…(!!) .Pa vënë në dyshim punën e Kryetarit të ri , frymën e re dhe ritmet që po inxit në administratën e bashkisë për mjedise sa më higjenike dhe estetike të denja për një qytet turistik;lindin disa pyetje:
= Kur çdo sektor e ka një produkt të punës nga zyrat e drejoritë e bashkisë edhe në terren, në mjedise të qytetit;
Kryetari i bashkise z.Gurma /do ta kryej, personalisht pastrimin e qytetit?! Kjo administratë që shohim nëpër fotografi/, megjithë respektin për secilin; do t’i pastrojë cdo dite skutat e qytetit? Apo secili duhet të ballafaqohet me punën dhe detyrat funksiomnale që ka dhe për të cilën paguhet çdo muaj, duke u nisur nga firma e pastrimti, etj,?
Kjo administratë ishte edhe me ish kryetaren e bashkisë(znj.Koka) para zotit Gurma….Si mbiu kjo dashuri dhe ky përkushtim ë madh dhe sherbestar papritmas për higjenën në qytetin turistik? Më tej akoma, si u lejua që cdo cep i bulevardit “N.Frashëri’ buzë detit të shndërrohej në një “Manastiraq” jashtë çdo kriteri dhe shijeje, ku qëbaptore si të fillimvitete ’90 u bëjnë karshillëk lokaleve të standartit turistik?!,Etj,.
Banoret e Sarndës, dhe te rrethinave të bashkisë ;sigurisht e duan ta shohin kryetarin e bashkisë jo të vetburgosur brenda zyrës së tij, në katin e 2-të të bashkisë!! E duan sigurisht ta shohin edhe në terren.
Por mbi të gjitha, qytetarët kërkojnë ndryshime konkrete me rezultate konkrete dhe të prekshme çdo ditë, për ta kuruar dhe përmirësuar situatën në Sarandë.
Dhe këtë e bën sigurishtv drejtimi nga kryetari i bashkisë, po edhe një administratë apo punonjes bashkië jo vetëm pëer foto në fb. Por cdo ditë pune duke u sjellë administrata me përkushtim dhe jo me bezdi ndaj qytetarit.
Qytetari i thjeshtë e mirëpriti hapin e parë: të Kryetarit të Bashkisë z.Gurma: heqjen e murit prej xhami ose portën e kalasë në hyrjen e bashkisë!
Por kjo, heqja e murit prej xhami, kërkon tani hapa të tjera! Nga cdo zyrë, Madje, nga punonjësi më I thjeshtë deri te zyrtarët me të lartë të këesaj godine, strukturë menaxhuese që quhet bashki dhe që do shumë edne ta meritojë togfjlëshin: “Shtëpia e të gjithëve!!
Vetëm atëherë, drejtuesit e bashksië edhe kur të përfundojnë mandatin; do ta kalojënem sukses “testin” e vështirë: të ecin në trotuaret e qytetit pa frikë, me kurajo, ( siç nuk ka ndodhur rwndom) duke i parë njerëzit në sy, pa asnjë spaletë, dhe, pa asnjë kompleks. Si qytetarë të thjeshtë dhe shumw tw respektuar!///
Shkëlqim Hajno, Radio Saranda


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.