Njoftim punësimi për Përgjegjës Finance në Bougainville Bay

18/09/2015:46

Shperndaje:


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Përgjegjës/e Finance
Përshkrim i përgjithshëm: Përgjegjësi/sja e Financës do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesin e Departamentit të Financës dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare të degëve të F & B.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Kontroll i detajuar I regjistrimeve në Alpha Web;
 Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
 Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve me mjetet monetare;
 Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve, kasa fiskale, poss banke etj;
 Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
 Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
 Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
 Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
 Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së përgjegjësit te financës;
 I/E aftë për të marrë përgjegjësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet;
 Të ketë eksperiencë jo më pak se 5- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
 Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
 Njohuri shumë të mira në programin Alpha Web;  Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
 Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
 Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
 Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
 Fleksibilitet me orarin e punës;
Shënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin +355686082912


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tenderi 1.3 milion euro për rrjetin shpërndarë të ujit në Delvinë del me Flamur të Kuq
Tender 210,000 euro për shtrimin e 350 metër rrugica në zonën Turizëm-Kanali i Çukës
U kap dhe u akuzua si kontrabandist, Gjykata e Sarandës liron shitësin ambulant
Ndodhi në Sarandë! 2 të rinj kundërshtojnë punonjësit e Policisë së Rendit
Rruga me mozaikë po degradon vazhdimisht dhe në mënyrë të pandalshme – VIDEO
SARANDA DIKUR “MBRETËRESHA” E NOTIT – Nga Xhorxhi Vasili

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.