Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO

Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë

 

Një 43-vjeçar nga fshati Lukovë ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur një cigare të ndezur në tokë.

Sipas Policisë së Himarës, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, në zonën e quajtur “Lapardha”. Hetimet tregojnë se pas hedhjes së cigares, flakët u përhapën me shpejtësi duke shkrumbuar 30 rrënjë ullinj, si edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan autorin e dyshuar, B. A., për veprat penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Autoritetet bëjnë thirrje që të tregohet kujdes maksimal, pasi një çast pakujdesie mund të kthehet në tragjedi për mjedisin dhe pronën.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.