Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO

Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin

 

Delvinë, 13 gusht 2025 – Qyteti i Delvinës përjetoi një natë dramatike, pasi zjarri që kishte nisur një ditë më parë vijoi me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Flakët përparuan me shpejtësi drejt lagjeve periferike Llakë dhe Xhermëhallë dhe zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve dhe infrastrukturën jetike të qytetit.

 

Delvina në flakë Natë ferri dhe përballje me zjarri ne delvine

 

Zjarri në mëngjes ka përfshirë kodrat në perëndim dhe veri të qytetit dhe është afruar ndjeshëm pranë lagjes “Kasapaj”, ku banorët u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Përveç rrezikut ndaj banesave, flakët kanë kërcënuar puset e gazit në periferi të qytetit, duke shtuar frikën për shpërthime të mundshme. Falë ndërhyrjes së koordinuar të zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë, u arrit të parandalohej përhapja në këto pika kritike.

 

Për shkak të tymit të dendur dhe përhapjes së flakëve, spitali i qytetit u evakuua plotësisht. Pacientët, stafi mjekësor dhe pajisjet e ndjeshme, përfshirë bombolat e oksigjenit, u zhvendosën në ambiente të sigurta. Një pjesë e personave të evakuuar, përfshirë edhe 4 ushtarë, kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të asfiksisë nga tymi. Përkohësisht, shërbimet shëndetësore u organizuan në ambientet e Kinoteatrit të qytetit.

 

 

Operacioni për shuarjen e zjarrit ka mobilizuar të gjitha forcat vendase dhe kombëtare. Përveç zjarrfikësve të zonës dhe trupave të ushtrisë, në mëngjes në aksion janë përfshirë edhe mjete ajrore – helikopterë dhe në meditë edhe një avion canadair nga Italia për shuarjen e zjarreve. Ndihma ka ardhur edhe nga partnerë ndërkombëtarë, për të përballuar situatën e rënduar nga terreni i vështirë dhe erërat e forta.

 

Zjarri në mesditë hyri edhe në fshatrat Kakodhiq dhe Lefterhor, ku u dogjën disa shtëpi dhe kisha e fshatit.

 

Edhe pse flakët janë frenuar në disa zona, disa vatra mbeten aktive dhe përbëjnë rrezik për riaktivizim. Aktualisht ka rrezik për lagjen Papuçi dhe fshatrat Rusan dhe Vllahat. Forcat në terren po punojnë intensivisht për të izoluar plotësisht zjarrin dhe për të mbrojtur shtëpitë e mbetura në rrezik. Banorët shprehen të tronditur nga ngjarja, duke e përshkruar si një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore që ka goditur Delvinën në vitet e fundit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.