Njoftim punësimi në Përgjegjës/e Finance në Bougainville Bay

10/07/207:35

Shperndaje:


 

BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Përgjegjës/e Finance

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin
+355686082912

Përshkrim i përgjithshëm
Përgjegjësi/sja e Financës do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesin e Departamentit të Financës dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare të degëve të F & B.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Kontroll i detajuar I regjistrimeve në Alpha Web;
 Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
 Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve me mjetet monetare;
 Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve, kasa fiskale, poss banke etj;
 Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
 Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet
dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
 Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
 Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
 Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së përgjegjësit te financës;
 I/E aftë për të marrë përgjegjësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet;
 Të ketë eksperiencë jo më pak se 5- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca
në fushën e hoteleri-turizmit;
 Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
 Njohuri shumë të mira në programin Alpha Web;
 Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
 Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
 Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
 Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
 Fleksibilitet me orarin e punës;
Shënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin
+355686082912


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

SARANDA DIKUR “MBRETËRESHA” E NOTIT – Nga Xhorxhi Vasili
Futi dorën te arka e donacioneve në Manastirin e Kostarit, procedohet 47-vjeçari nga Saranda
Shpallet tenderi 180,000 euro për shtrim me beton dhe asfalt të 1320 metër rrugicave
PROPER PIZZA SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË MOTORIST
BURGER KING kërkon të punësojë Asistent Menaxher  dhe Pergjegjës Turni
BURGER KING KËRKON STAF RESTORANTI/ PUNONJËS KUZHINE

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.