Njerëz si ata: Dhimitri Boli, Të lësh Athinën për vendlindjen, një shembull për minoritarë dhe shqiptarë

18/04/2319:41

Shperndaje:

Dhimitri Boli, Të lësh Athinën për vendlindjen, një shembull për minoritarë dhe shqiptarë. Shkëputur nga libri “Njerëz si ata” i shkrimtarit Panajot Boli.

“LINDA NE NJE FSHAT te vogël e te bukur. Fshati i babait tim. Aty zura mullen e dashurise për atë vend ku linda. Pastaj prindërit e mi emigruan. Ne Athine u arsimova dhe mbarova shkollen e lartë per fizioterapi. Por malli, dashuria per vendin ku linda asnjeherë nuk m’u shua. Pärkundrazi, si një eshke digite ngadale.

Aty me kishe. Te giyshi im i mire. Ne bukurine e fshatit tim të lindjes, Velahoves, ge kishte zëne nje vend te veçante. Ne veshin tim tingëllonin, kudo ku veia, ne Athine e ne vende të tjera ku bëja specializime, fialët e giyshit tim: “Guri rëndon më shume, nipi im, ne vendin tënd”. Keshtu e nis rrefimin fizioterapisti; njohur ne Sarande Dhimiter Boli.

Nuk e mendoi gjate Dhimitri. E la Athinen dhe ngriti polikliniken e tij ne Sarande. E mbeshtetën prindërit, te cilët, megithëse jetojne e punoine ne Athine, jane prane shqetesimeve dhe sukseseve te dialit te tyre. Dhe nuk ishte i lehte vendimi i këti te riu te sapodiplomuar, me disa specializime, té niste punen e veshtire te fizioterapistit ketu ne vendin e tij.

“Brenda veshtiresive është e bukura e jetës, lumturia, ideali per te cilin lufton. S’ka lumturi, s’ka emocion me te fugishëm, s’ka kenagesi me te madhe kur te vjen nje i sëmure ge s’ngrihet dot ne kembe, të shikon me ata sy te pervuajtur, i cili ka humbur gezimin e jetes dhe pret ge fillin e jetes ta ngjitesh ti, ta ngresh ne kembe, t’ i falesh endrrën per jetën… Me të tilla raste fillova te perballesha. Isha i ri, pa pervoje dhe emocionet, ankthi ishin të fugishme”. Ai sjell ndër mend rastin e pare teper te veshtire…

Ne krevatin e poliklinikes rrinte i shtrire një mesoburre i paralizuar nga Konispoli. E shikoja I hutuar. Ankthi me pushtoi fund e krye dhe dierse te ftohta me kullonin. Syte e ti me shikonin pak mosbesues. “Pse, ky sunak do te me beie mire?…

Bah…” U përmenda. Duhet te beja punen time. U rashe telefonave, pyeta koleget e mi. Hapa dispensa, revista….. Sikleti ishte i madh. Para meje, nje mesoburrë i shtrire ge nuk mund te ngrihej. Sytë e tij ge më luteshin… Naten nuk me zinte gumi. Se bashku me pacientin duhet te luftonim te dy. Duhet ta bindja te luftonim te dy. Shenjat e para nuk vonuan. Me dhanë shprese, guxim e entuziazem. Bashke me mua edhe pacientit… Vazhduam me me ngulm. Dhe erdhi çasti fatlum. Pacienti filloi të hedhe kembet e para. Gezim dhe emocione te papershkruara… Tani jemi bashke në çdo gezim familjar te tij. Jam bere pjese e gezimit te til.”

Raste te tilla filluan tani te mbushin jeten e perditshme te Dhimitrit. Ato i japin kuptim. Tashme ka krijuar pervoje dhe bashkepunimi me spitalet e Janines, te Tiranes, Girokastres, Filatit po i japin besim ne endrren e tij per t’u sjelle shpresën dhe gezimin njerezve ne nevoje.

Dhimitri nuk ngelet ne profesionin e tij human ku po punon me pasion. Ai ‘magnet’ ge e terhogi nga Athina, dashuria për vendin ku ka pare për here të parë diellin, po buis si nj lastar ne pranvere. Fshatin e giyshit e ka ne zemer dhe e viziton, investon, kujdeset, i pranishem githmone ne gëzime e halle e cdo aktivitet. Dora e tij nuk eshte vetem ‘magike’ per pacientet e tij, por edhe për natyren, bllokun e ullinjve ge ka ngritur me tere perkujdesjet ne Rumanxa, fshatin e nënes së tij. Gien edhe pak kohe te lire te vere dore edhe te bimet. See do fshatin, natyren.

Të mos harrojme se Dhimitri eshte mjaft aktiv edhe në problemet sociale qe ka komuniteti i minoritetit. Jep opinione, mbështet të rinjté e tjerë, i pranishëm ne evenimente ge zhvillohen ne këte komunitet.

Nuk e pengoi gjuha te krijonte marredhenie aq te mira me njerezit. Nuk e pengoi Athina dhe shkollimi jashte vendit te dashuronte vendlindjen dhe ti perkushtohej asaj. Nuk e pengoi frika dhe mosbesimi per te nesermen te krijonte familjen me dy pellumba ne dashurine me vajzen ge i rrembeu zemrën…

Ka nevoje vendi yne per Dhimiter te tille.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.