Nje nga viktimat e tragjedise ne Greqi nga Saranda

24/07/1820:27

Shperndaje:


Një grua nga Saranda është viktima e parë shqiptare e konfirmuar nga zjarret masive që përfshinë bregdetin e Atikës në Greqi.
Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga zjarret masive në Greqi. Mes 74 personave të cilët kanë humbur jetën nga zjarret në Athinë, është edhe një grua me origjinë shqiptare.
Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati. Nica është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj. Nica Leka ishte larguar nga Leshnica qe prej vitit 1945 dhe ishte martuar me nje shtetas grek, me te cilin kishin dhe 4 femije. Ata jetonin ne Tripoli, ndersa kishin edhe ne Shen Andrea nje shtepi verore, ne te cilen gjeti vdekjen.
Bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Mësohet se mes viktimave janë edhe dy shqiptarë të tjerë identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, si dhe tre të tjerë të lënduar rëndë të cilët ndodhen në spital.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: Shteti duhet t’i dalë zot Vlora Hysenit përballë linçimit që i bën publiku
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Iliaz Bobaj promovon në Sarandë librin me poezi “Të tjerat kuptohen” – VIDEO
Auron Tare kritikon videon e Ramës për Butrintin: “Parku nuk mbaron te porta e qytetit antik”
Liam’s Bar & Snacks kërkon Kamarier/e me ose pa Eksperiencë. Punësim vjetor
Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen 3 linja drejt Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.