Nica dhe Zemani – Rrëfim nga Niazi Nelaj

(Nje familje e thjeshte shqiptare, me histori interesante) – Nga Niazi Nelaj
Ndoshta nuk do te perfillesha per te hedhur ne leter kete histori te kahershme dhe te re, po te mos kish qene ajo mbasdite fatlume e kater janarit te vitit 2013, kur, se bashku me bashkeshorten shkuam ne shtepine e te moshuares Nice, e cila ka mbushur 85 vjec. Vajtem per ta pare e per ti uruar njeriut tone, vitin e ri 2013. E gjetem ne shtepi e kjo na gezoi. Nuk na u desh te pritnim fare.
Nica eshte lindur ne Delvine, nga dy prinder ortodokse, me kombesi e shtetesi shqiptare nga Baba Themistokliu i Papadhimeve dhe nga Nene Anna. Ajo banon prej kohesh ne Tirane, ne lagjen 9, prane kryqezimit te „21 dhjetorit“, ne nje siperfaqe banimi te kufizuar, prej 2 dhoma e nje kuzhine, ku ka lindur e ka rritur dhe ka martuar 4 djem. Ne ate ngushtesi banimi, Nica pastertore, e kish kthyer banesen ne vend „pelegrinazhi “, ku hynin e dilnin, si ne shtepine e tyre, njerezit e saj e me teper ata te Zemanit. Lexues te nderuar, ne rrefim behet fjale, jo per Nicen qe pershkruan shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare, ne Romanin „ Gjenerali i Ushtrise te vdekur “, por per gruan fisnike, bujare e zemermire, te miren Nice Saliaj.

Nxituam per ta takuar e per ta uruar, te moshuaren Nice, e cila ka zene shtratin e eshte e rrenuar, nga mosha, nga semundja e nga lodhja e patreguar qe ka perjetuar gjate gjithe jetes, rrjedhoje e fatit te trishte qe i ra ne pjese. Zonja Nice, ka zene shtratin dhe leviz me veshtiresi. Prandaj i shkuam ne banese; per ta takuar e per ta uruar. Na kish marre malli per kete grua e cila me sjelljen e saj dashamirese te ben per vete, deri ne ate shkalle sa te merr malli per Te. Rrallehere e me veshtiresi Nica na ka telefonuar, perzemersisht e me tone miqesore, si per te na kujtuar detyrimin qe kemi ndaj saj.

Dera e ssaj ka qene e hapur vazhdimisht per dashamiresit e asaj shtepie. Ajo na ka pritur e na ka percjelle kurdohere, me dashuri e respekt duke na falur shume miresi. Vatra e Nices dhe e Zemanit ka sherbyer si nje strehe e ngrohte per te gjithe ata qe hynin e dilnin prej saj me qellime te mira. Pjesetaret e familjeve Ilirjani dhe Mullaraj, nga Tepelena, njerez te nje gjaku me Zemanin dhe vellane e tij te vetem- Qazimin, te rinj e te moshuar, ne cdo kohe, jo vetem qe kane qene te mirepritur ne ate vater fisnikesh por kane gezuar status e preference te vecante.

E gjetem ne shtrat, te miren Nice. Krevati i saj ishte ne nje kthine te kuzhines te vogel stergjateshe, prane dritares. Permasat e kuzhines jane skandaloze. Ajo eshte projektuar si paradhome e baneses, nen nje cati, ku eshte strehuar djali i vogel i saj Kostandini, se bashku me bashkeshorten dhe dy femije te sekseve te ndryshem, ne moshen e adoleshences. Apartamenti prej dy dhoma e nje kuzhine, ne katin e pare te nje ngrehine dykateshe, me cati, i ndertuar ne vitet ’50 te shekullit te shkuar, ndodhet ne rrugen „ Frosina Plaku “, ne Tirane. Nica, baashkeshorti i saj i ndjere – Zemani dhe kater djemte e tyre, banojne prej shume vitesh ne kete apartament.

Sapo hyme ne kuzhine, Ajo na njohu e u gezua shume. Si dikur, kur ishte e re e me fuqi fizike, Nices i qeshi nuri e u be shend e vere. Pa levizur nga vendi, Ajo, me veshtiresi u ngrit pergjysme, vuri syzat, ngriti pak koken, na mireseardhi e na perqafoi, te dyve. Te paren pershendeti e perqafoi bashkeshorten time, e cila eshte mbese e Zemanit. Nica e moshuar, mbasi perfunduam ceremonine e takimit, i tha mbeses te burrit te saj te ndjere: „ Pa ngrije pak koken e me veshtro ne sy se me nxorre mallin e te ndjeres Metullahe “! Vura re se e moshuara ishte tere emocione dhe nuk mundi ti fshihte ato. Dridhej, e tera. E kish marre malli per ata qe i do zemra e mezi pret ti veshtroje. Mbesa e saj, sikur ta kish gati pergjigjen, ne cast ia ktheu reston: “ Ngjaj, si te mos i ngjaj? Nene e kisha dhe cfare Nene ”?

Duke me perqafuar e mbasi me puthi, ne faqe, sic te puthin grate, ne trevat e Jugut te vendit, iu drejtua mbeses: “ Ky eshte burre zotni; me i nderuari e me I respektuari ne fisin tuaj ”! E perqafova edhe nje here per kete kompliment te saj e Ajo me puthi serish. Si per te me rrefyer nje gje te mblojtur brenda vetes, apo nje dert te saj, me ze qe te degjohej ne ate mjedis te kufizuar, ballazi mu drejtua e me tha: “ Ty te kam vella? Apo jo “? Pohova, me koke e me ze per te vertetuar se ato qe thosh ishin te verteta. Eshte e dhimbsur dhe e deshiruar, bujarja Nice; i celej nuri e i qeshte buza, kur i shkonin njerez, per ta pare. Kete prirje Ajo e kish te trasheguar e te kultivuar qysh nga rinia e saj. Avancimi i moshes, ia kishte shtuar kete prirje te mire. Zemermireia e Saj, vihej re qysh ne komunikimin e pare.

Sidomos dy familjet tepelenase: Ilirjanet dhe Mullarajt e kane njohur prej kohesh dhe ne vazhdimesi bujarine e shpirtit human te Asaj gruaje Zonje te Zoteruar. Prandaj dhe ne, te dy, burre e grua, nuk ishim fare te papergatitur per kete takim interesant e nuk shkonim ne te panjohuren. Ne te dy dhe dy familjet e mesiperme ishim nder njerezit me te preferuar e me te dashur per Zonjen Nice, per dajo Zemanin dhe per djemte e tyre. Bujarise te shpirtit te saj i shkonte, per bukuri ciltersia e thenjeve te saj, kurajua per t’u perballur me dinjitet dhe ndershmeria e sjelljes qytetare. Ajo grua kishte kurajon civile e ia plaste ne fytyre, kujtdo, te vertetat, e, nuk donte te dinte si do ta priste tjetri ( tjetra) opinionin e saj, per ate qe bisedohej. Mjafton te ishte e bindur se po thosh te verteten. E perqafova, me mall e me respekt dhe, per nje cast, me ngjau sikur po takoja Nenen time, te ndjeren Zonje Temja.

E mira Nice, gjat kohes qe qendruam ne shoqerine e ssaj, me perseriti disa here; sic perseritin te moshuarit: „ Te kam vella; ti je burre “! Doemos qe m’u be qejfi. Ca me teper qe nje njeri si Nica, me levdonte ne sy te bashkeshortes time, e cila eshte mbese e burrit te saj – Zeman Saliaj ( ndjese paste). Ne fund te viteve ’60 te shekullit te shkuar, kur lidha martesen e pare e u sistemova me shtepi rreth 20m prane shtepise te tyre, cmova vlerat reale te familjes se tyre e u lidha ngushte me ta, me dashamiresi e me respekt te ndersjellte. Kur lidha martese me mbesen e tyre, marredheniet mes nesh k u shtuan e u bene me te prekshme.

Biseduam me te moshuaren pa droje, hapet e si te aferm qe ishim. Bashkeshortja ime, duke respektuar traditen e familjes nga rrjedh e per te respektuar Nicen e moshuar e te semure, i coi asaj nje pako me gatime te Vitit te Ri dhe fruta. Te moshuares iu be qejfi dhe ate gezim qe ndjeu e shprehu hapet. Jo se ndodhet ne mungese te te ngrenave, por, per faktin e thjeshte se i ndershmi cmon nderin qe i behet. Kush, me mire se Nica Zonje i ka nderuar e i ka respektuar ata qe kane merituar perkushtimin e saj.

Pas pak, teksa ne te tre po bisedonim, me perzemersi e me mall, me njeri – tjetrin, duke sjelle ne kujtese dhe caste te bukura te se shkuares, edhe pse ne ngushtesi, por te lumtur, ne dere u dha djali i katert i familjes – Kostandini. Kur ishte i mitur, ngaqe ishte shume i mbare, i urte e i llastuar ( sic ngjet me femijet e prasem te familjes ), me perkedheli i thonim : „ Pulaq “! Kjo novke i mbeti kostes, edhe kur u rrit, se per ne ai mbeti i fundit i djemve dhe shume I mire. Kur u be per martese, Kosta u lidh me nje vajze tironse, nga familje e mire. U bashkua me ne dhe bashkeshortja e Kostes. Vajza e tyre, nje adoleshente bukuroshe, teper e zgjuar, gjate kohes qe ne bisedonim vence, erdhi e na takoi, por u ul e nuk u shkul nga kompiuteri, i cili eshte bere si gjymtyre per kete vajze inteligjente. Ajo, me sa duket, e ka ndare mendjen te marre udhen e shkences e jo ate te paditurise. Bravo i qofte ! Asaj dhe prinderve te saj arsimdashes!

Gjate qendrimit ne shoqerine e njeri – tjetrit, me Zonjen Nice dhe me Kostandinin e bashkeshorten e tij, biseda rrodhi per tema nga me te ndryshmet qe na shqetesojne. Folem per jetesen, per punen, per strehimin, e cuam bisedimin tek gjitonet e vjeter e te rinj dhe u ndieme mire ne shoqerine e te zoterve te shtepise, ku roli primar i Nices ishte eveident. Na percollen, deri tek porta e jashtme, Kostandini dhe e shoqja; Nica e kishte te pamundur te dilte.

Familja Saliaj, me kater djem te martuar banojne ne ngushtesi te madhe ne ate mjedis te kufizuar. Sakrifica e tyre ka qene e vazhdon te jete e rralle. Ne njeren nga dhomat e ketij apartamenti banon djali i trete i Nices dhe Zemanit – Mondi ( ndjese paste), se bashku me bashkeshorteen dhe me dy femije te rritur. Kur Zeman Saliaj ishte ne jete, pushtetaret lokale dhe ata te qendres i kishin premtuar zgjerim familjes Saliaj, por ai nuk ndodhi asnjehere. Premtimi pasoi premtimin e genjeshtrat bene radhe, por Nica me kater djem mbeti ne te njejten siperfaqe banimi. Ky apartament vetem ne regjistrat e zyrave te pushtetit ekziston me dy dhoma e nje kuzhine; ne fakt eshte nje zgeqe ku eshte e veshtire edhe frymemarrja. Ecejaket, ankesat dhe kerkesat e vazhdueshme te te ndjerit Zeman Saliaj dhe te Nices fjalezjarrte, jane arkivuar nga makutet e djeshem e nga ata qe jane sot, por ngushtesia ka mbetur ngushtesi, madje, me ndryshimin qe ka ndodhur ne jeten e familjareve nuk ka ndryshuar dhe premtimet, mbeten vetem premtime.

Kur u ndame nga Nica, bashkeshortja ime e pyeti te moshuaren: „ Do te te vijme serish, cfare do te te sjellim? Per cfare te ka vajtur mendja “? Dhe e moshuara e pamundur, sikur ti drejtohej vajzes te saj porositi: „ Me ka shkuar mendja per byrek me kungull “! Nje kerkese fare e thjeshte per nje amvise si imeshoqe, e cila, pervec te tjerave, eshte mjeshtre e te gatuarit. Kete tipar te mbeses te saj, Zonja Nice e njihte mire; prandaj nuk ngurroi ta porositete.

U kthyem ne shtepine tone, te kenaqur qe takuam Nicen, ate qe donim e nderonim shume dhe per faktin qe i dhame asaj, nje kenaqesi sadso te vogel, ne ate gjendje qe ndodhet. Kenaqesia dhe miresia qe na percolli ajo grua „ kreshnike “ nuk mund te prevalonte mbi keqardhjen qe ndjeme duke u ndare nga ai „engjell mbrojtes “ e cila, jo vetem qe ka vuajtur shume ne jete, por dhe tani qe i erdhi pleqeria, hallet nuk iu ndane. Gjendja e saj shendetesore dhe ajo sociale, na preken jashte mase e nuk mund te pajtoheshim me te. Ne e donim shume Nicen dhe te sasjet dhe e donim qe ajo te ishte perhere si flutur, por jeta ka ligjet e saj e prej tyre nuk mund te perjashtohet asnjeri.

E mbajti fjalen fjalembajtura dhe brenda javes, pergatiti nje byrek me kungull, sic di te gatuaje ajo, te cilin ia cova Nices. E gjeta te shtrire ne minderin e saj. „Jam e semure, nuk kam bere as dreken „ – u perpoq te justifikohej e semura. Tek jasteku, femijet i kishin lene medikamentet e emergjences mjekesore; tek koka i kishin lene dhe nje bastun ortopedik. Ishte vetem. Tek shijonte copat e byrekut, i cili ishte gatuar me shije e per te moshuar te semure, urimet e zemermires Nice, nuk kishin te sosur. „ I lumshin duart sime mbese “ – tha Ajo „ Ma ngjalli te paharruaren Metullahe, Nenen e saj “.

Histori dashurie si ajo mes Nices dhe Zemanit, jane te rralla. Ne vendin tone per shkak te te ashtuquajtures lufte e klasave, ka patur, pa mase lidhje dashurie dhe ndarje te detyruara, ne te cilat ka vazhduar motivi i terheqjes fizike por, ne mjaft raste ka qene e heshtur dhe dy te rinjte jane vene mes dy zjarreve. Ne njeren ane vlonte brenda qenies se tyre, avra e terheqjes dashurore; nga ana tjeter, dashuria e tyre ishte nen vrojtimin e syve te opinionit, te ndare me dysh; nje pjese i ndjente te rinjte ne ndjenjat e tyre kurse nje pjese tjeter ( ajo konservatore) mbeshteste traditen e u bindej urdhrave mizore te partise – shtet. Dashuria e Nices per Zemanin dhe e kunderta, u mbrujt e paster, larg ndikimeve te opinionit dhe pa perfillur vullnetin dhe orientimin nga lart, i cili e pengonte kete lidshje dashurore. Prandaj, dashuria e dy te rinjve ne fjale, u ngjit mbi barrierat e Luftes klazore; triumfoi mbi te dhe i dha frutet qe priteshin.

Ne takimin e dyte, ne shtepine e saj, e pyeta, pa te keq, por per qellimet e mija, per historine e lidhjeve te saj me Zemanin dhe per jeten e tyre. Te jem i sinqerte me ju, te dashur lexues; me kish lindur ideja per te shkruar nje lloj rrefenje, per kete histori interesante, e cila nuk u ngjan te tjerave edhe pse deri – diku ngjasojne. Dola nga shtepia, bleva ne nje shitore aty prane nje stilolaps dhe leter e u ula e intervistova, fije per pe te semuren, ashtu sic ishte, ne shtratin ku lengonte. Me ciltersine e nje femije dhe me perkujdesjen e nje nene per mos t’u bere keq te pjelleve te saj, Nica mu drejtua me nje pyetje te natyrshme: „ Po, perse te duhet biografia jone, ty “? I rrefeva te verteten e ajo nuk me kundershtoi. Mendjen e kish si dikur, ne te ri; artikulonte paster ndonese reagonte me veshtiresi ndaj pyetjeve te mija. Nga sa kuptova, nuk e kish te veshtire te kujtonte te shkuaren e saj dhe te bashkeshortit te ndjere, vetem se duhej ngacmuar kujtesen, here pas here. Me dy stilolapsa ne dore, te cilet i bleva ne nje shitore fruta – perimesh, ne prani te djalit te madh te saj; Petit dhe bashkeshortes te tij – Mires si dhe djalit adoleshent te Kostandinit Zhvillova biseden me bashkebiseduesen time te kendshme. Ata, te gjithe, ne ate vend te ngushte, nuk kishin ku te uleshin, prandaj takuan gjyshe Nicen, pershendeten mua e u larguan ne pune te tyre. Kur mbetem te dy, i thashe dhe nje here te mires Nice se dua te shkruaj per familjen tuaj, per hir te miqesise qe kemi dhe respektit te ndersjellte. E meriton „heroina“ Nice dhe trimi Zeman Saliaj, se bashku me djemte e tyre si vitore, te mbeten ne histori, sic kane qene, e si jane rritur, ne ate ngushtesi mjedisi por nen kujdesin e dy zemrave te medha e dashurise pa kufi te prinderve te tyre. Vendosa te shkruaja, me ndjenje miresie, thjeshte e pa teprime, sic ka rrjedhur jeta e tyre e trazuar. Ato qe degjova nga goja e Nices hallemadhe, jo vetem se jane autentike por zene dhe vendin qendror ne kete shkrim modest. Kujtimet dhe opinionet e te afermve te tyre, vetem sa e plotsojne kete histori interesante e te rralle. Sa do te doja qe ne kete shkrim te zinin vend dhe mendimet e vyera te te ndjerit Zeman Sadullah Saliaj, por, per fatin tim te keq, u kujtova vone e Ai supernjeri nuk eshte ne jete prej vitesh.

Sic me rrefeu e moshuara Nice, Ajo eshte lindur ne nje familje fisnike, me tradita atdhetarie, ne Delvine te rrethit te Sarandes, me 7 korrik te vitit 1928 ( sipas regjistrimit kishetar ). Delvina, ne ata vite ishte nenprefekture. Ajo isht nje treve e lashte, e mbushur me histori trimash me flete e me bema trimash, qyteti u rrit e u veselit, nga koha ne kohe, me kontributet e banoreve te saj. Delvinjotet punetore, atdhetare e arsimdashes, me perpjekje te pazakonta, lane simotrat prapa, ne rrugetimin historik e doli ne balle te fqinjeve, ne kete „gare “ te heshtur, qete-qete.

Babai i Nices – Themistokli Papadhima, nje arsimdashes i flakte, me deshiren e pamate per te nxene, u arsimua ne fushen e jurisprudences e u be dikushi. Ai u be i njohur e mori fame, si njeri nga juristet me ne ze, ne trevat e Jugut te vendit tone. Themistokli Papadhima e ushtroi detyren e gjyqtarit, ne disa rrethe te vendit e per shume vite. Ai punoi ne Sarande; ne Delvine; ne Konispol; ne Gjirokaster, ne Kolonje e gjetke. Nene e Nices ishte Zonja Anna Papadhima. Ajo ishte bije e nje familje fisnike nga Delvina. Ne kohen qe percolli, Ajo pati fatin te ishte nje Nene e mire shtepiake e cila rriti dhe edukoi nje vater me femije, mes tyre dhe Nicen tone te mire. Vajza e Papadhimeve si bartese e traditave dhe vlerave morale te krahines, Nene Anna, i rriti e i mekoi femijet e ssj te shumte me tiparet qe kish vete Ajo, duke i rritur shqiptare te denje. Nica, „ heroina “ e ketij rrefimi u rrit e u mekua me vlerat e bashkertevasve duke perthithur gjithe kujdesin dhe perkushtimin e prinderve dhe te familjareve te saj rigoroze.

Nica Papadhima, femijerine e percolli prane familjes ku mori edukaten e prinderve dhe te familjareve, e rrethuar nga nje mjedis ku sundonte edukata e kultura qytetare. Ajo, kur mbushi moshen per te vajtur ne shkolle, u regjistrua dhe ndoqi mesimet e para, ne shkollen fillore te Delvines, te cilen e perfundoi me tregues cilesore, te cilet e vinin vajzen e Themiltokliut ne balle te klases dhe te shquar ne shkolle. Asaj nuk i mungoi asgje nga cfare i duhej per te qene nje nxenese e dalluar. Ne shkolle e jashte saj, vajza e familjes Papadhima u shqua per zgjuarsi natyrale, shkathtesi dhe kishte dhurate nga natyra nje bukuri te rralle femerore. Ajo femer kishte nje mprehtesi te vecante qe binte ne sy. Asgje ne mjedisin ku jetonte e ne shkolle, nuk i shpetonte pikasjes te saj. Mama Anna, i mekoi, hap pas hapi te bijes, normat e nje sjellje plot edukate e respekt per ata qe e rrethonin, ne vecanti per te moshuarit si dhe e brumosi, me njohjen dhe zbatimin e traditave, zakoneve te kohes e te treves. Nica, me zell te madh nuk linte rast pa pershendetur e pa ndihmuar te moshuarit. Ne edukaten e saj familjare e ne sjelljen e mirefillte qytetare dukej qarte prirja e vajzes qe rritej me caktimin e kufirit qe ndan te miren nga e keqja. Nena e mire, nguliti tek e bija tipare te qenesishme te karakterit si bujaria, shpirti i mire dhe dashamiresia, te cilat u bene tipare te spikatura te karakterit te saj dhe u shperfaqen, me force gjate gjithe jetes se ssj.

Disa vite te shkolles fillore, e cila ishte m e vlera si te beje gjimnazin, Nica i kreu ne qytetin e Tepelenes, larg verndbanimit te familjes te saj te origjines. Ne Tepelene, Nica u sistemua e banoi ne shtepine e tezes te saj ( motres te Nenes) e cila quhej Katerina Dhimitri, e cila, aso kohe ishte arsimtare. Sjellja e Nices femije ra shpejt ne sy te qytetareve tepelenas ; vajzat e klases e te shkolles dhe gjitonet, duke pare tiparet e pelqyeshme te Nices, „ vrapuan “ : kush ta bente shoqe me pare, e sigurt se do te perftonte prej saj.

Si ne Delvine, ku kaloi nje pjese te femijerise dhe ne Tepelene“, heroina “ e rrefimit tone, Nica e Themistokli Papadhimes shkelqeu, mes vajzave te moshes te saj. Tiparet karakteristike te mira te saj, si mprehtesia, zgjuarsia, shkathtesia, hiret e bukurise vajzerore e te pubertitetit, te cilat sapo nisen te lulezonin, i shtuan personalitetit te saj, vetem tipare te mira. Vajzes delvinjote, te rritur me pekule ne nje familje fisnike, gjate viteve kur percolli mesimet e shkolles unike, i la mbresa te thella nje djale i moshes te saj. Ai miisheronte tipare mjaft te mira, te cilat, nuk mund te mos cmoheshin nga e zgjuara Nice. Zemani i Bikos dhe i Sadullah Saliajt, nga Kashishti i rrethit te Tepelenes, me deshiren e zjarrte per te nxene, vinte, ne kembe, neper monopate te rrezikshem, ne dimer e ne vere, kalonte dhe pasarrelen mbi Vjose e cila ishte ndertuar qe ne kohen e Ali Pashe Tepelenes dhe perkundej mbi dy pallamare celiku qe e mbanin te varur. Zemani, per te ndjekur mesimet e shkolles unike, e cila, ne ate kohe ne Kashisht ishte vetem nje deshire e mire per t’u arsimuar, rrugetonte, ne kembe rreth 4 ore ne dite, lodhej e rropatej, rrezikonte shume por shkolles nuk i ndahej.

Mes dy te rinjve lindi nje ndjenje simpatie dhe pelqimi te ndersjellte e cila, me kalimin e kohes u rrit, ne heshtje dhe kur te dy kapen moshen madhore u konkretizua. Historia e kesaj lidhje eshte tejet interesante e meriton vemendje, por, per kete do te behet fjale me pas. Zemani, qe ne vegjeli, reflektonte miresi e shpirt te mire. Ai, ne familjen e tij ishte edukuar e formuar me sjellje e qendrime prej nje atdhetari te zjarrte, me tipare qartesisht te dallueshme te zemres te gjere e te mire, zgjuarsise natyrale, thjeshtesise e te qenit i cilter, i drejte e i rregullt, te cilat u rrinin bukur ne shtat, atyre tipareve te bukura te fytyres zeshkane, dy syve te medhenj si kokrra ulliri te pjekur, fytyres qe kuqelonte, sa here nuk ishte dakort me veprime qe nuk i shkonin per shtat. Zemani ishte topolak e i shendetshem, nga ata meshkuj te cilet, rendom i therrasin “ bucko ”. Para se te futej ne pasarele, tek kembet e saj, Zemani qendronte nje cope here sa te vinte nga fshati i tij Nalo Bisha, e cila, gjithashtu ndiqte mesimet ne Shkollen Unike te Tepelenes. Ai, Nalon e kishte si moter dhe ndjenja kalorsiake e tij, ishte gati ti vinte ne ndihme, nje vajze, ne kete rast, per te kaluar pasarelen qe lekundej. Nica dhe Zemani, ishin te zgjuar e te etur per dije dhe uleshin ne bangat e shkolles, duke u bere sy e veshe, per te perftuar sa me teper nga spjegimi i mesuesve. Asqe i shkonte ne mendje Nices „flutur “, se pikerisht djali nga Kashishti Zeman Sadullah Saliaj, do te behej, ne te ardhmen bashkeshorti i saj dinjitoz.

Erdhi viti 1938. Nica u rrit e i hipi nje nur bukurie i rralle. Ajo mbushi 10 vjece dhe e perfundoi shkollen fillore. Prinderit e saj i kishin kushtet dhe mundesite ekonomike per ti dhene vajzes se tyre te zgjuar e me deshire per t’u arsimuar me teper dije. Ajo u dergua ne Vlore, per te vazhduar studimet ne Shkollen Teknike. Kjo shkolle, ne ate kohe ishte njeri nga institucionet arsimore me ne ze, ne vendin tone. Si rregull, ate shkolle e frekuentonin e i nenshtroheshin regjimit shkollor femijet e zengjineve te trevave te Jugut si dhe nga e gjithe Shqiperia. Emra te njohur si Hysni Kapo; Manush Myftiu; Kadri Hazbiu etj. Kane qene nxenes te saj. Ne shkolle e ne internat, Nica shkelqeu, si vajze e rregullt dhe nxenese e „elites “, mjaft e rregullt e me edukate te shendoshe. Deshira per tu thelluar ne mesime i ndrinte ne sy. Treguesit cilesore te saj, ne mesime ishin nga me te perparuarit. Nica ishte perhere ne pararoje te vargut te nxenesve.

Nisi Lufta e Dyte Boterore. Vendi yne u be njera nga “ viktimat “ e para te agresionit fashist. Shqiperia u shnderrua ne shesh beteje, ku plekseshin interesa te ndryshme te fuqive imperialiste. Shkolla Teknike ne Vlore, si mjaft institucione te tjere arsimore u mbyll; ajo u pershtat sipas planeve te pushtuesve dhe ne sherbim te tyre. Nica dhe mjaft moshatare te saj ne pamundesi per te qendruar ne Vlore, u shperngul nga shkolla e vajti atje ku kishte familjen biologjike, ne Delvine. Meqenese vendi yne u pushtua, ne cdo skaj; per te qene me te sigurte, Nica dhe familja e saj e origjines, u shperngulen ne fshatin Nivice – Bubar te rrethit te Sarandes. Ne kete fshat me tradita labe dhe te bukur, familja e Nices dispononte nje shtepi, toka te begata, vreshta e ullinj dhe mjaft bageti te imeta, gjedhe e kafshe ngarkese. Kjo familje kishte prona e dyqane edhe ne qytetin e Sarandes. Ne Vurg, familja Papadhima kishte toka pjellore dhe depo drithi.

Ne shtepine e Nices, ne vitet e Luftes se Dyte Boterore ishte instaluar nje radiotransmetuese, e cila njoftonte kroniken e luftes dhe lajmet, ne disa gjuhe. Nica dhe familjaret e te afermit e saj, mblidheshin rreth radiostacionit per t’u njohur me njoftimet, mbi luften, ne fronte te ndryshme te saj. Lajmet transmetoheshin ne gjuhet: Shqip; Italisht; Greqisht; Anglisht; Rusisht, etj. Ne ate shtepi, te sigurt, shtypeshin trakte me permbajtje ne favor te Luftes Nacionalclirimtare. Nica adoleshente, me zgjuarsine dhe mprehtesine e saj, ndihmonte, ne kete veprimtari atdhetare. Ajo mban mend e me rrefeu se ne kete shtepi u shtyp trakti i pare, kushtuar vrasjes, te „ Heroit te Popullit “ – Memo Meto, ne fshatin Kuc, te Kurveleshit. Madje, edhe pas kaq vitesh, e moshuara me citoi tekstin e traktit te pare, si vijon:

„… Nga komanda vjen haberi, fonogrami, me nxitim;

Ti njoftohet ushterise, se ne Kuc u vra nje trim;

Memo Meto Oratori, nate e dite, ne veprim;

Memo te kerkon partia, se do shkoshe me sherbim … “!

Ne kohen e Luftes Nacionalclirimtare, Nica bente pjese ne Rinine Antifashiste. Veprimtari konkrete e saj ishte: Shtypte trakte, ne nje shaptilograf qe ndodhej ne mjediset e shtepise te tyre dhe luante teater, me pjese nga lufta partizane. Magazinat e familjes te Themistokli Papadhimes, ne Vurg te Delvines ishin plot me miser, me grure, me patate, me fasule, me bulmetra e me produkte te tjera bujqesore e blegtorale. Karvanet, te ngarkuar ne depot e familjes Papadhima me keto prodhime, transportonin produkte ushqimore per partizanet e formacioneve luftarake ne fshatrat: Kuc, Kallarat e gjetke, te rrethit te Vlores, atje ku zhvilloheshin luftime te ashpra.

Babai i Nices – Themistokli Papadhima ishte nje intelektual i mirefillte, perparimtar e atdhetar. Ai e donte Shqiperine, te lire, pa bejlere e agallare. Themistokli Papadhima, kish pikepamjen, sipas te ciles, njeriu duhet te punoje ne shtet ku te marre nje page te caktuar. Por, ai duhet te kete dhe pronen e tij private; shtepi e katandi dhe, kur nuk kishte pune ne shtet, te kish me se te merrej, ne pronen e tij. Kur Babai i Nices – Themistokliu ishte gjykates, ne rrethin e Kolonjes; kujton Nica, ne zyren e tij, ne gjykatore, nje dite i vajti i kamuri atdhetar Sali Butka, me nje qese me flori. I kamuri kerkonte, me ane te ryshfetit ( korruptimit), te merrte ne pronesi vijen e ujit te fshatit te tij. E degjoi me vemendje bashkebiseduesin, juristi Themistokli Papadhima e u pergjigj: “… Mua, me ka caktuar shteti, ne kete detyre, jo per te marre ryshfete, por, per te dhene drejtesi. Ne qofte se te takon vija e ujit, mesiguri qe do ta marresh, ne te kundert, ver majat nga vure thembrat e veshtro punet e tua “! Nuk e priste kete pergjigje, i kamuri, te cilit i degjohej fjala, ne krahine e me gjere. Ai mori qesen me flori, mbrapsht, doli nga zyra rrembimthi e nuk e pa udhen nga te shkonte. Mirepo, Babai im, tha Nica, u mor me politike e ra ne grackat e saj. Ai ishte kunder masave qe mori pushteti, i dale nga Lufta Nacionalclirimtare, prandaj, ne muajin dhjetor te vitit 1945, familjen tone e internuan, sic ngjante rendom ne ata vite, me kundershtaret e regjimit.

Vendi i internimit te familjes Saliaj ishte Kamza ( Kampi i perqendrimit, prane Shkolles se Dakes ), ne vendin e quajtur Koderkamze, ne tokat e Taf Kaziut ( sot Universiteti Bujqesor). Me pas, kampin e perqendrimit e shperngulen ne Valias e me vone ne Cerrik te Elbasanit. Sic me rrefeu vete Nica; te internuar, ne ate kamp, pjesetare te familjes time ishim: „ Une, Mama Anna; kater motrat dhe vellai, te cilin e moren, me detyrim, nga Shkolla e Mesme e Naftes, ne Kucove ku vazhdonte studimet “. Ime moter, e vogla, u internua se bashku me ne, edhe pse ishte e mitur ( vetem 3 vjece ). Ne kampin e perqendrimeve, mes kufizimeve te papara, ajo u rrit, jo si moshataret e saj, por si e kufizuar nga te gjitha te drejtat e moshes. Ne kampin e perqendrimit ishin 3000 vete. Godina e Shkolles se Dakes ishte e ndare ne dy seksione: Ne njerin syresh banonin roberit gjermane te luftes, rreth 300 vete; ne seksionin tjeter banonim ne, te internuarit shqiptare. Ne kampin e internimit punonin 3 femra gjermane te Gestapos. Kur roberit gjermane te luftes u riatdhesuan, gjermankat vazhduan te punonin tek ne; me vone, edhe ato u riatdhesuan.

Jeta jone ne ate kamp internimi ishte jete skllavi. Gjate nje njezetekateroreshi kishim mjaft rropatje e privacione. Pa nderprerje. Te internuarit monitoroheshin vazhdimisht, nga policia me uniforme dhe nga ajo me petka civile. Kapiteni i pare Zeman Sadullah Saliaj, nga fshati Kashisht i rrethit te Tepelenes, ish partizan i Brigates se 6 – te Sulmuese, anetar i Partise Komuniste te Shqiperise, ishte komandant I kampit te internimit. Ne kamp – kujton Nica – sherbenin dhe disa police me sjellje te njerezishme. Ata, brenda rregullave te kampit per trajtimin e te internuarve, silleshin mire me ne. Njeri syresh, ishte Verior. Ate e quanin Han. Me sjellje korrekte dhe dashamirese ndaj te internuarit silleshin dhe te tjere police. Kujtoj nje polic korcar, i cili ishte i shkolluar dhe nje tjeter nga Ballshi te cilet manifestonin njerezillek me ne. Te internuarit kryenin pune te renda. Aso kohe ishte ne ndertim fabrika e tullave, tek ura e Kamzes, mbi lumin e Tiranes, prane Shkolles se Dakes. Ne ndertimin e saj, punonim kryesisht ne te internuarit. Si vajze e re, e zgjuar, e shkathet dhe e shkolluar, Nicen e caktuan te kryente detyren e ekonomistit, ne kamp. Ajo kishte per detyre te bente „ forcen “ per t’u furnizuar me ushqim, per te internuarit dhe per policet qe i ruanin ata, si dhe mbante evidencen e te internuarve qe largoheshin nga kampi dhe te atyre qe vinin rishtaz, ne kamp.

Vajza e internuar Nice Papadhima, me hijeshine e saj dhe me zgjuarsine, shkathtesine e rinine e saj, me ato hire vajzerore te cilat sapo kishin shperthyer, ne shtatin e saj imcak, tek vraponte nga njeri cep i kampit, ne tjetrin, nuk kaloi pa rene ne sy te komandantit te kampit te te internuarve, kapitenit te pare, Zeman Sadullah Saliaj. Per hir te se vertetes, Zemani ishte fort i ri, i dale nga Lufta partizane, tere energji e trimeri, i bukur si ai, i qete, i shkathet, i sjellshem e tere hir, ne kulmin e djalerise e plot reputacion, me ndikim te fuqishem ne shoqerine qe e rrethonte dhe ne radhet e eproreve te tij. Guximi, trimeria dhe tiparet e tjera te lavderueshme, i kishin dhene djalit te madh te Sadullahut, ate vend qe meritonte ne shoqeri.

E vrojtoi mire e mire e per shume kohe Nicen, pelqeu figuren e saj dhe tiparet e qenesishme te karakterit te nje vajze te rregullt, sic e deshironte Ai, „i hipi gjaku ne koke “ dhe mes dy te rinjve nisi nje marredhenie e re, e fshehte dhe e rrrezikshme, e cila u shnderrua ne nje dashuri te ndersjellte, te paster e te cilter, e cila perfundoi me martese. Duke u lidhur me dashuri, me nje te internuar, Zemani, i mendoi mire rrjedhojat qe do te kish nga kjo lidhje e pazakonte, e pangjare deri atehere ne vendin tone. Ai, pa perfillur barrieren klasore qe i ndante dy te rinjte, rrjedhoje e origjines te Nices, midis dy alternativave, zgjodhi dashurine dhe vertet humbi karrieren por fitoi nje bashkeshorte te denje e besnike, e cila, ne fund te fundit, nuk kish perse te vuante reperkusionet per nje veprim te pa bere prej saj.

Marredheniet dashurore mes dy te rinjve, ne fshehtesi e larg syve te pergjuesve te shumte, u thelluan; Nica mbeti shtatezene. Tashme gjerat mes tyre u bene me serioze e raporti mes dy te dashuruarve, kerkonte legalizim. Zemani, sipas rregullave te kohes, njoftoi partine dhe komanden, per hapin qe kish bere dhe per vendimin qe kish marre. Ai kish reputacion e i shkonte fjala, ne Ministrine e Brendshme, nga e cila varej dhe ne rrethet shoqerore kudo ku njihej e ku kish lidhje pune, fisnore, shoqerore e miqesore. Lidhjet e tij te gjakut ishin te ingranuara ngushtesisht me Partine Komuniste te Shqiperise. Vete Zemani nisur nga urrejtja pa kufi per pushtuesin dhe si i rritur ne nje mjedis atdhetaresh, ku bashke me qumeshtin e Nene Bikos, kish thithur dhe dashurine per Kashishtin, per malin e Shendellise, mbi fshat e i dhimbsej cdo gure e cdo kacube me shkure, ne ate treve, ku njerezit te marrin gjak ne vetull. Pjesemarrja ne luftime, ku Zemani partizan ishte shquar per guxim e trimeri e kish kompletuar Ate, me tipare luftarake dhe e kish „pjekur “ dhe e kish kalitur, fizikisht e menderisht. Ndaj dhe vendimin per te mosperfillur „gardhin e Luftes se klasave “ por u lidh me te miren Nice, pavaresisht se Babai i saj, ishte pozicionuar kunder regjimit te kohes, ishte nje vendim i matur, i pjekur e i menduar mire.

U perpoqen shoket, miqte, familjaret, tere ata qe e njihnin dhe e donin, madje dhe eproret e tij, per t’i mbushur mendjet Zemanit nga Kashishti qe te kthente mendim, por Ai, me bindje e me besnikeri, nguli kembe ne drejtesine e vendimit qe kishte marre dhe ne vitin 1949, lidhi martese me Nicen e Papadhimeve nga Delvina. Ai vullnetarisht hoqi sore nga ofiqet, gradat dhe nga privilegjet qe i jepte statusi i anetarit te partise, komandantit te kampit te te internuarve, ish partizanit trim, kaperceu barrierat klasore qe e ndanin nga Nica, e dashura e tij besnike e u martua me Te. Ndodhia ishte e papare; qendrimi i Zemanit ishte optimist e i guximshem, ai gjykoi, jo sipas vijes ideologjike qe propagandohej me force, por, mbi bazen e thirrjes qe i bente ndergjegja e tij e paster, pa ndikime nga propaganda partiake qe ngjallte urrejtje klasore dhe perqafoi urtesine popullore qe kerkon paqetim e mirekuptim. Vendimi qe mori Zeman Saliaj per te perbuzur ndryshimet klasore per hir te dashurise te paster e te ndersjellte ishte i guximshem e i menduar mire, ne nje kohe kur „peshorja “ e kohes cmonte qendrimin ne pajtim me vijen e partise dhe ishte e pameshireshme per ata qe shkonin ne te kundert.

Mjaft presione, madje dhe kercenime iu bene djalit nga Kashishti i Tepelenes – Zeman Saliaj qe te hiqte dore nga vendimi qe kish marre; por Ai kembengulte ne te tijen, jo per kokefortesi, por si nje vendim i marre me vetedije e i menduar gjate. Kur moralistet u binden se nuk e kthenin dot trimin e mencur Zeman Sadullah Saliaj nga udha ku ishte futur nisi kalvari i reperkusioneve. Meqenese Veprimi i Zemanit binte ne kundershtim me vijen e partise, fillimisht Ate e perjashtuan nga radhet e Partise Komuniste te Shqiperise dhe e liruan nga radhet e Ushtrise Popullore, te dale nga Ushtria Nacionalclirimtare. Kjo ngjau ne muajin shtator 1950.

Ne muajt e fundit te shtatzanise, Nicen e nxorren nga kampi i perqendrimit ku ishte e internuar. E cuan ne Shkoder sa te lirohej nga shtatzania. Ne Shkoder, Nica qendroi 3 muaj. Atje Ajo solli ne jete djalin e pare te familjes – Petin, i cili ishte fryt i dashurise te tyre te sinqerte. Gjate kesaj kohe, Zemani vazhdonte te ishte oficer, me ndryshimin se e transferuan ne brigatat e ndjekjes kunder bandave te armatosura qe vepronin, sidomos ne zonat e Veriut te vendit. Ky ndryshim ne karrieren ushtarake te Zemanit ishte nje lloj ndeshkimi dhe paralajmerimi se e pritnin te tjera masa ndeshkimore, me te rrepta.

Zemanin e ndeshkuan , rrepte dhe e liruan nga ushtria, por, per hir te meritave dhe reputacionit qe gezonte i dhane shtepi ne Tirane e pune, ne fermen e Xhafzotajt, ne rrethin e Durrezit. Trimi nga Kashishti i Tepelenes, Zeman Sadullah Saliaj, perzgjodhi te strehoej me familjen, ne Tirane dhe te punonte ne detyren e ekonomistit ne Ndermarrjen Bujqesore ne Xhafzotaj. Para vitit 1944, perpara se te nisej per ne lufte kundra pushtuesve, Zemani ishte shkolluar ne shkollen teknike te Golemit te Kavajes, e cila ishte ne kujdestarine e amerikanit Harry Fultz. Ne ate shkolle, Zemani mesoi prefesionin e ekonomistit e u diplomua ne kete shkence. Pas clirimit te vendit, kur u cel Shkolla e Mesme Ekonomike, ne Kombinatin e Tekstileve „ Stalin “, ne Tirane, Zemani kreu Teknikumin Ekonomik; naten. Detyren e ekonomistit te mesem, Zeman Saliaj e ushtroi, deri sa doli ne pension pleqerie. Ai punoi ne Xhafzotaj, ne kushte mjaft te veshtira. Mjafton te them se Zeman Saliaj, cdo dite, shkonte e kthehej, me tren, nga Tirana, ne Xhafzotaj, brenda dites. Ne Xhafzotaj, nuk kishte stacion treni, por makina gjigande prej hekuri, atje, paksonte shpejtesine e Zemanit topolak, me hipertension, i duhej te hidhej nga treni, ne ecje. Kish ndodhur te binte ne toke, jo ne kembe por mbasi vraponte pas trenit, per hir te inercise, te rrokullisej si top futbolli, derisa te sfumohej shpejtesia. Gjykojeni vete sakrificen e atij njeriu per te rritur femijet qe solli ne jete. Mbase ngjan e tepert po te theksoj se cilido qe e njohu Zeman Saline, ne pune e ne jete, patjeter qe ka pikasur tek Ai, nje shok e mik per koken e mikut; nje njeri te qete, fjalepak e puneshume; te qete, te perkushtuar, te beses e te sakrifices; nje njeri „ pa goje “; te urte, te gjindshem e fjaleembel. I tille mbeti, Zemani nga Kashishti i Tepelenes, deri ne fund te jetes se tij halleshume.

Pas qendrimit ne Shkoder, Nica, me femijen e pare, Petin – latant, erdhi ne Tirane e u strehua ne nje banese te rrethuar nga gjitone tiranas autoktone, per te cilet Ajo ruan respekt te thelle. Pas tre muajsh, Nices iu desh te shtegtonte ne Kashisht te rrethit te Tepelenes, ne familjen e bashkeshortit te saj, Zemanit. As qe mund ta merrni me mend sa te veshtire e pati Nica, jetesen ne ate fshat ku, aso kohe mungonin edhe sendet elementare per te menaxhuar nje bebe. Mirepo e zgjuara Nice, duke menduar se edhe ne ate skaj te larget te vendit, jetohej e njerezit shumoheshin, u pershtat shpejt, me kushtet qe gjeti dhe beri sic benin bashkefshataret nga Kashishti. Ne familjen e Zemanit, Nica gjeti mbeshtetje e perkrahje te forte. Babai i Zemanit Sadullahu e donte dhe e respektonte shume nusen e djalit te madh – Nicen, e cila me sjelljen e saj dhe respektin qe krijoi per Baba Sadullahun dhe per Nene Bikon, fitoi shpejt zemrat e tyre. Dashuria dhe respekti i Sadullahut dhe i Bikos, per nusen e Zemanit, ishte i shtuar dhe nga fakti se Ajo kishte sjelle ne jete nje djale, i cili ishte simbol i vazhdimesise te trungut dhe cmohej shume sipas tradites vendase. Kur Nica do te largohej nga Kashishti per te shkuar ne Tirane, prane burrit te saj te dashur, Baba Sadullahu, nje burre I urte e I mencur, e percolli nusen e djalit dhe, duke i lene lamtumiren ( falemeshendetin) i tha: “ Perse po iken moj nuse? Qendro ketu, se une, edhe dhente do ti shes, per te mbajtur ju te dy “!

Por Nica e kish te pamundurte qendronte me gjate, ne Kashisht, ndonese i pelqeu shume fshati dhe njerezit. Burri i saj, aso kohe ishte i sistemuar ne pune larg shtepise. Atij I duhej , cdo dite te shkonte ne Xhafzotaj e te kthehej, per rrjedhoje kishte nevoje per kujdesin dhe menaxhimin e puneve nga e shoqja. Shtepine, ne Tirane, Nica e kishte lene vetem e duhej te kujdesej dhe per te. Prandaj, nje dite, mori djalin ne pelena, (kollopan) e u nis per ne Tirane.

Shtepia e re, me nevojat per t’u kompletuar, sipas kohes; me nje femije latant, i cili kishte kerkesa te vecanta, qenja e Zemanit ne pune larg familjes dhe hyrjet e daljet e shumta ne shtepine e tyre, e detyruan Nicen te kerkonte pune. Me ate ekonomi te brishte, familja e re e Nices dhe e Zemanit, nuk i perballonte dot nevojat e shumta. Pushteti i ri, i sapodale nga Lufta, bazuar ne faktin se Nica ishte grua e zgjuar dhe kishte kryer dy vite te shkolles teknike te Vlores si dhe kish punuar si ekonomiste ne kampin e internimit ( me arsyetimin se te tille nivele dhe aftesi gjendeshin pak, e punesoi Nicen inventarizuese te librit, ne librarite e Tiranes. Duke pare qendrimin korrekt, prirjen e saj per pasterti dhe aftesite menaxhuese te saj, Ate, me vone e sistemuan ne pune si edukatore, ne cerdhet dhe ne kopshtet e femijeve te kryeqytetit. Me tiparet e vecanta dhe me sjelljen e saj dashamirese – qytetare, me deshiren, aftesite dhe zellin qe deftonte ne pune, gojemjaltes Nice, e cila fitoi shpejt zemrat e shoqeve dhe te punedhenesve, me qellim qe ta lehtesonin, si e vetmja grua ne ate shtepi me shume halle e detyrime, i dhane nje „bonus “ shoqet e punes, te cilin e miratoi dhe administrata e ndermarrjes: Ajo do te punonte 6 ore ne dite e do te paguhej per 8 ore. Ky veprim dashamires i kolektivit punonjes, ia beri me te lehte punen, Nices e ajo u perkushtua me fort ndaj familjes dhe bashkeshortit.

Vitet rrodhen dhe familja Saliaj, ne Tirane, u strehua ne nje apartament me 2 dhoma e 1 kuzhine, ne rrugen „ Frosina Plaku “, prane kryqezimit te ashtuquajtur te „ 21 dhjetorit “. Njera nga dhomat ishte me paradhome. Shteti e kishte llogaritur kete siperfaqe te kufizuar si kuzhine. Cifti Nica e Zeman Saliaj, te dashuruar marrezisht pas njeri – tjetrit u shtua dhe me dy djem te tjere: me Landin dhe me Mondin. Ne kerkim te nje vajze, erdhi ne jete djali i katert i tyre – Kostandini e me kete lindje u mbyll cikli i lindjeve, per kete cift interesant.

Ne mesin e viteve, 70 te shekullit te shkuar, pata shansin te isha gjitone me familjen e Nice e Zeman Saliaj. Ata ishin me kater e une me dy djem, te mitur. Banoja disa meetra, ne Veri te baneses se tyre. Pata mundesine te njihesha me ta per se afermi dhe per shume kohe ( 7 vjet). U njoha me te gjithe; ne vecanti me dy prinderit e tyre; me Zonjen Nice dhe me Zemanin, te cilit nuk I ndihej zeri dhe mjaft banore te bllokut nuk e veshtronin ( ikte e vinte naten, ne pune) e nuk e njihnin fare. Te kater djemte e tyre u rriten njeri pas tjetrit. Familja e tyre ishte njera nga familjet me te rregullta e me te qeta me te paperzierat e me te respektuarat ne bllokun tone te banimit. Merita per sjelljen korrekte e dashamirese te familjes se tyre u takon te gjithe familjareve, prinderve dhe femijeve te tyre. Nica dhe zemani ishin gjitone te perkryer dhe prinder model. Nuk mund te mos ta theksoj rolin primar te Zonjes Nice, e cila, ishte „zemra “ e bllokut tone. Shtepia e saj gumezhinte si zgjua bletesh nga hyrjet e daljet dhe nga qendrimi i grave, te mehalles, te cilat shkonin tek shtepia e tyre, per te pare pastertine shembulloree per te marre udhezime, per ta mbajtur shtepine te rregullt e te paster, per te gatuar e per t’u veshur, per t’u kujdesur per burrin dhe per femijet dhe per cdo nevoje qe kishin. Ajo kompensonte, denjesisht, mungesen per nje kohe te gjate te Zemanit, ne rolin e prindit per edukimin e femijeve. Zemani, burri i shtepise e babai i kater djemve ngrihej qe me nate dhe e mbante vrapin tek stavcioni i trenit per te kapur ne kohe makinen e hekurt qe do ta conte ne punen e tij, ne Ndermarrjen Bujqesore te Xhafzotajt, ku, gjithashtu, ishte shembullor, ne cdo drejtim.

Te kater djemte e familjes Saliaj, nen kujdesin kryesisht te Zonjes Nice dhe nen „hijen “ ( autoritetin, pa imponim) te Zemanit Burre per t’u zene ne goje, shquheshin ne bllok e ne shkolle, si femije te edukuar bukur e me norma, te shendetshem, te sjellshem, te paster e me tipare qytetare. Asnjeri prej tyre, ne asnje rast nuk u be objekt ankesash e kritike, ne rrugice e ne bllok. Sjellja e tyre e qete e pa capkenlleqet e moshes bente qe banoret e bllokut te thoshin, vetem „ Bravo “ e per kete i drejtoheshin Nices me fjale mirenjohjeje. Ata, me teper se me fjalen e urte te prinderve, u rriten me shembullin e figures te tyre.

Urtesia, shpirti i mendafshte, korrektesia kudo e kurdohere dhe dashuria pa fund per njerezit ishin tipare dalluese te luftetarit te shquar te formacioneve partizane, trimit me flete – Zeman Sadullah Saliaj. Mungesa e gjate e Zemanit, ne familje, i shtonte barren te mires Nice, por Ajo e perballonte ngarkesen me vitalitetin e saj tipik. Te shpejte; te shkathet si flutur, te zgjuar e te mencur, pastertore e te rregullt, me personalitet te spikatur, te qeshur, bujare, mikpritese dhe te duruar, te tille e njoha ate grua „ engjell “, te cilen e donin dhe e respektonin gjithe sa e njihnin apo qe kishin te benin me te. Bazuar ne vlerat e saj morale dhe njerezore, per te miren Nice, mund te jap vetem nje vleresim qe eshte nje „ Bravo “, me shkronje te madhe.

Ne bllokun ku banonim, ne ata vite, Nicen e njihte dhe e respektonte, i madh e i vogel. Kjo konsiderate per te kish te bente me vlerat e saj, vetjake. Me ate shtat te imet, brenda te cilit gjallonte nje vullnet e seder e papare dhe e paperkulur, me ate veshtrim te mprehte, hetues, me logjike te shendoshe e me fjalen qe ngjiste e sheronte si melhem, Ajo ua dilte per bukuri puneve te shumta te asaj shtepie me pese burra brenda dhe gjithe atyre hyrje – daljeve, sikur te kishim te benim me nje zyre shteti, ku paraqiteshin hallet e njerezise. Ne ate shtepi nuk kisha degjuar kurre te flitej me ze te larte apo me tone autoritare, ashtu sic nuk kisha pare as nuk kisha degjuar per ndonje zenke te prinderve, ne sy te femijeve e jashte tyre. Te kater cunat, visheshin e silleshin si kater „ pellumba “, i mbante te paster Mama Nica, i vishte me gusto, sipas kohes dhe mundesive ndonese ne familje jetonin ngushte; me te ardhura modeste. Nuk u mungonte asgje atyre „ engjejve “ sepse per mireqenien dhe lumturine e tyre, sakrifikonin dy prinder te ndershem e me dinjitet njerezor. Asnjeri nuk pati pretendime per sjelljen e tyre por te gjithe i veshtronin me zili.

Histori me vete, tek e cila ia vlen te ndalemi fort e ta nenvizojme si rast te rralle eshte shpirti bujar i asaj gruaje kapedane. Nuk do te ndalem tek pritja dhe percjellja qe u bente njerezve te saj, se kjo eshte e ditur dhe e natyres njerezore e nuk ka nevoje per koment. E them plot gojen, me forcen e shpirtit dhe hapet, me kompetence e vertetesi, ate qe kam „shijuar “ vete dhe jo vetem ne nje rast. Mikpritja e Nices ishte hyjnore. Me bujarine e shpirtit, me ngrohtesine e nje gruaje dhe nene te mire, me dhimbsurine dhe me perkushtimin e nje njeriu qe e ka edukate ti gjendet tjetrit, si ne te mire dhe kur ai ka hall. Nica, me dashamiresi priste e percillte, sajdiste, nderonte e respektonte njerezit e burrit, sido qe ishin e te cdo niveli, moshe, seksi apo, besimi. Pse mos ta them sic e ndjej? Ky virtyt i asaj Zonje te rende, ne nje fare menyre ishte shprehje e dashurise qe kishte per bashkeshortin e sjellshem e durimmadh – Zeman Saliaj. Njeherazi, sjellja e saj flet per fisnikeri. Te tille e kishin edukuar Nicen prinderit e saj; e tille ishte edukata e Asaj gruaje te rralle.

Nica Saliaj ( Papadhima) e kish shnderruar shtepine e Zemanit, ne rrugen „ Frosina Plaku “, ne nje hotel dhe ne restorant ku mysafiret hynin e dilnin ne cdo kohe te dites apo te nates. Ne ate shtepi te kthyer ne nje „vakef “ vinin fshatare e qytetare, nga Kashishti e nga Tepelena dhe nga treva te tjera te vendit, te veshur mire dhe me petka dosido. Ata vinin ne Tirane per punet e tyre; nje takem per te shkuar tek nje mjek specialist; te tjere per te takuar djemte e tyre ushtare apo studente; kishte dhe nga ata qe vinin per t’u ankuar per padrejtesite qe u ishin bere nga pushtetaret lokale etj. etj. Mysafiret e Nices e te Zemanit, kur merrnin udhen per ne Tirane, llogaritnin vetem parate e rrugetimit kurse per te fjetur, per te ngrene e per te pire e kishin te siguruar tek „ faltorja “ ( shtepia e ciftit Saliaj, ne rrugen „ Frosina Plaku“ , e cila ngjante si ai majaku ne breg te detit, i cili orienton mjetet lundruese ne det. Te gjithe e dinin shtepine e ketij cifti „ dere e madhe “ dhe e kishin te lehte vajtjen pa teklif, si ne shtepine e tyre; madje dhe pa trokitur. E dinin qe, ne cdo kohe i priste e mira Nice, me krahe te hapet e me buze ne gas.

Mikpritjen e Nices dhe te Zemanit, mund ta konfirmojne: Tahir Ilirjani 103 vjecar ( ndjese paste ); Fazlli Mullaraj, 95 vjecar dhe e shoqja e ndjere – Kadeja; vella Qazimi; djali i madh i Tahirit- Agroni ( ndjese paste ); Vajza e madhe e Tahirit…; vajzat dhe djemte e Tahirit ( Teuta; Violeta ( ndjese paste ); Valentina; Agimi ( ndjese paste ); femijet e Fazlliut e cilido qe merrte udhen per ne ate shtepi, dera e se ciles hapej kanate e brenda saj gjenin shume ngrohtesi e bujari. Mikpritjen e Nices e te bashkeshortit te saj, Zemanit nuk mund ta harrojne, pinjollet e familjeve qe kane gjak nga i Mullarajve dhe Ilirjaneve; Maksimi; Drita; Afrimi, Astriti, Arta, pinjollet e Sheqeres ( ndjese paste ); Lindita, Roberti e dhjetra te tjere te cilet kane trokitur ne cdo kohe, ne ate dere, e cila qendronte pa reze nga brenda.

Zemanit, atij deli burri, me zemer te madhe e i dhimbsur sa ska, i qeshte nuri e behej shend e vere kur ne shtepine e tij, me siperfaqe te kufizuar por me tradite mikpritese dhe me bujari te pamate, vinin mysafire. Zemani kishte mall per fshatin e tij – Kashishtin e Tepelenes, ku kishte zene mullen e ishte mekembur dhe per familjaret e tij, prandaj, kur i vinin mysafire te nderuar, ai shfaqte gjithe vulgun e mallit e te dashurise per njerezit. Nuk mund ta perfundoj shkrimin, pa shkruar dicka per portretin e atij burri qe nuk vjen me.

I shkurter e topolak; me shtatin tere muskuj; me fytyre te gjere kuqalashe, me ballin te larte, me dy sy te medhenje, te zes, shprehes te pakrahasueshem te botes te tij te pasur dhe karakterit te forte e te qendrueshem. I qeshur, i gezuar nga jeta plot peripeci, pa u penduar per ate veprim te guximshem qe beri, duke flakur tej barrerat e te ashtuquajtures lufte e klasave e cila ishte e stisur dhe e nxitur, per te percare e per te denigruar njerezit. Zemani ishte i dashur e zinte vend te nderuar ne shoqerine ushtarake dhe ne lidhjet familjare, e miqesore; Atij njeriu i qeshte buza e cila me shume se fjala, shprehte ate qe nuk e thoshte dot. Gezimin e tij te natyrshem, jo te shtirur, e vija re sa here e takoja ne rruge apo kurdohere qe i shkoja ne shtepi. Pas lidhjes time me mbesen e tij, ne vitin 1979, raportet me ate familje te pazakonte, ndryshuan shume. Zeman Saliaj mbeti gjithnje mik per koke e njeri i nderuar e i respektuar. Te tille e kam njohur Zemanin, ndaj, tani qe nuk eshte me ne jete, Ai ka mbetur i gdhendur, sic ishte, njeri i njerezishem ne kujtesen time dhe e kujtoj me respekt figuren e tij. Sepse Ai njeri ta impononte respektin e nuk te linte kurre te fyer. Nuk mund te behej ndryshe. Zeman Sadulla Saliaj, nuk eshte me e nuk na degjon, por veprimi i tij, para shume viteve, kur edhe fryme duhet te merrje me leje, guxoi te flakte tutje „ gogolin “ e luftes se klasave e cila propagandohej me zell e me shume buje dhe zbatohej me nenshtrim servil.

Zeman Saliaj ishte nje burre nga ata per te cilet te merr malli ti takosh e te flasesh me te. Ai e jetoi jeten intensivisht dhe e perballoi ate, sic i erdhi, pa perfillur privacionet dhe rreziqet qe e kanosnin. I mbeti brenge e thelle mossistemimi i familjes se tij, sic e meritonte, ne menyre qe ta jetonin jeten, si njerez, normalisht. Veshtiresite ekzistonin e njiheshin nga te tere, por nuk ishte fare pa rrugedalje. Banesa ngriheshin, madje shume, por, sic duket edhe ne ceshtjen e strehimit ndiqej nga pushteti, kriteri klasor. Zemanin, si njeri me personalitet te spikatur dhe me vlera, te cilat ia dinin e ia njihnin shume njerez, e pritnin ne zyrat e pushtetit me fjale te mire dhe e percillnin me „ gure ne traste “. Si te paret dhe te prasmit, i premtuan shume por nuk ia zgjidhen problemin kurre. Familja e tij mbeti atje ku u strehua ne vitin e larget 1951. Kush e ka pare ku banonte Zeman Sadullah Saliaj, mesiguri qe eshte revoltuar e, me mellef ka mallekuar shkaktaret. Zemani cohej heret ne mengjes, shkonte me vrap per te kapur trenin, bente gjithe ate udhe, me ate zhgarravine prej hekuri, mberrinte ne pune me heret nga te tjeret, qe mos tu jepte shkak e material te ligjve qe e suverjonin dhe eproreve te tyre zemerzinj, kthehej vone ne familje, i lodhur e i drobitur e nuk kishte nje vend ku te shlodhte kockat e te perterinte forcat per te perballuar diten e ardhshme te punes.

Ne vitin 1976, Zemani iu nenshtrua nje nderhyrje kirurgjikale ne zemren e tij te lodhur e te brengosur. Kardiokirurgu qe beri nderhyrjen, u beri me dije familjareve te Zemanit, se pacienti i tij, pas nderhyrjes ne zemer, do te jetonte edhe 7 vjet. Edhe pse i semure, me probleme ne organin jetik te njeriut, ne zemer, me te cilen nuk behet shaka, Burri me burreri, e cila i bente beli, dhe me inat ne dhembe nuk iu nda punes se mepareshme. As ne Kohen kur e kishte te domosdoshme, Zemanit nuk I dhane nje vendpune qe ta lehtesonin sadopak e ti zgjatnin jeten. Por ate qe nuk e bene pushtetaret zemerligj, e beri e mira Nice, e cila e rrethoi burrin e saj te perbetuar ne dashurine e perjetshme mes tyre, me tere perkujdesjen qe dinte e qe mundete ajo grua per koken e gruas.

Sic tha kirurgu qe e operoi, ashtu ngjau dhe ne fakt. Gjashte muajt e fundit te jetes, Zeman Saliaj u deklarua invalid e nuk shkeli me ne pune. Ne muajin dhjetor te vitit 1993, Zeman Sadullah Saliaj, nderroi jete, ne shtepine e tij, ne Tirane, i rrethuar nga familjare, ( Nica dhe femijet) te afermit, shoke e miq te shumte, te cilet e donin dhe e nderonin shume, ate burre dhe Zonjen Nice. Gjitonet, te preferuarit e tij, u dynden e qendruan gjate, ne ate familje. Ata e njihnin Nicen dhe Zemanin prej 32 vitesh, ne gjitoni te mire. Ata e ndjenin detyrimin qe kishin per familjen Saliaj, prandaj cmuan ti gjendeshin prane e ti thonin dy fjale zemre, per ta ngushelluar te miren Nice, kater djemve te tyre, vella Qazimin, moter Nadon dhe motren Vasijeko e gjithe te tjereve, te cileve u dhimbte zemra per ate humbje njerezore te paperseritshme. Fjalet e mira dhe kujtimet me vlere per te ndjerin nuk shteren per shume kohe, bemat e Zemanit te ndjere kaluan goje me goje e zune vendin kryesor ne bisedat mes shokeswh e miqsh.

Nje dite, mbasi nderroi jete, Zeman Saliaj u percoll ne varrezat publike te Sharres, ne Tirane, ne parcelen e pare. Nje varrim madheshtor e nje pjesemarrje e gjere; nje lume njerezish moren pjese ne percjelljen e njeriut te mire, luftetarit konseguent per te rene perparimtare. Te prekur e te perlotur, ishin te gjithe ata qe moren pjese. Ne krye te kortezhit mortor ishte Zonja Nice; vella Qazimi, motrat e Zemanit; kater djemte si yje te ciftit, shoke, miq, dashamires dhe gjitone te shumte, njerez te ardhur nga rrethe te ndryshem te vendit, nga vendet ku kish punuar e jetuar; nga krahina te ndryshme te vendit, ku Zemani partizan, shkeli ne cdo cep te vendit dhe nga troje te Veriut ku ai ndoqi kemba – kembes diversantet. Edhe ata qe nuk munden te merrnin pjese ne percjelljen e ketij trimi, e qane ate, ne vetmi, me shpirt e me zemer.

Vdekja e shokut te jetes e deshperoi, se tepermi te miren Nice. Lidhja e tyre ishte e vecante dhe u krye ne situata te renda. Ajo vazhdoi per shume vite dhe vetem vdekja e ndau. Nga martesa e tyre erdhen ne jete kater yje; njeri me i mire se tjetri. Martesa e ciftit u percoll nga nje harmoni e respekt i ndersjellte, te cilin njerezit rralle e kishin ndeshur. Asnjeri prej dy bashkeshorteve te dashuruar marrezisht pas njeri – tjetrit, nuk ia prishi qejfin tjetrit. Ata ishin „dy trupa, mete njejtin shpirt“ dhe jetonin jeten e njeri – tjetrit. Shume u deshperuan, pavaresisht se e shfaqnin ne menyra te ndryshme deshperimin, miqte, shoket, te afermit, gjitonet, te gjithe ata qe e percollin njeriun e tyre te zemres dhe te tjere qe nuk i paten mundesite. Zeman Saliaj u percoll per ne banesen e fundit, me madheshti e sic e meritonte.

Duke ndjere dhimbjen e thelle qe shkaktoi ndarja nga jeta e bashkeshortit te saj te pelqyer, Zeman Sadullah Saliaj, ne cift me te cilin Ajo percolli nje jete te veshtire, ku ne cdo „kthese “ mund te thyenin qafen, por, nese mund ta shpreh kesisoj, Ajo grua u qendroi furtunave te kohes, me trimeri dhe e ka pare jeten „ drejt ne sy “ e nuk i eshte trembur asaj, por, si nje kapiten i rralle, ka care dallget e detit te jetes, pa humbur Nordin. Ajo, vertet braktisi familjen, per hir te dashurise te paster, por fitoi shumecka. Mbi te gjitha fitoi personalitetin e saj, dashurine e respektin e njerezise, si dhe kater „yje “ te cilet i ndriten shtepine dhe jeten.

Ne rrefimet e Nices, kur mbeti pa Zemanin, theksohet:“ … Me Zemanin kam kaluar shume mire! Ate jete mbaj mend une!… Djemte i kam te mire, ata nuk me kane sjelle asnje problem. Duken qe kane marre shume nga Ati i tyre. Shoqerine e kane te mire dhe kane bere krushqi te fisme. Zemani vertet vuante nga zemra por punes nuk iu nda. Cdo dite rrugetonte me tren, nga Tirana, ne Xhafzotaj e kthim, dhe punonte, si Ai, me kohe te plote e me perkushtim te rralle. Vetem ne 6 muajt e fundit u deklarua invalid e nuk e pa me vendin e punes, per te cilen „u shkri “. Ne vitin 1976, Zemani iu nenshtrua nje nderhyrje kirurgjikale, ne zemer. Pas operacionit, mjeku qe e operoi, na tha:“ Pacienti im nuk mund te jetoje me shume se 7 vjet “! E besuam e ashtu na ndodhi. Ne muajin dhjetor te vitit 1993, pas nje ataku „te ri “ kardiak, Zemani nderroi jete. M’u erresua bota e nuk me hynte ne sy, asnjeri. Ishja e lidhur ngushte me Ate cike burre. Nuk lengoi ne shtrat qe te kisha mundesine te kujdesesha per te, sic e rrethova me kujdes te shtuar, gjate gjithe jetes tone te mundimshme. Vdekja e papritur e Zemanit i ngjan nje aksidenti automobilistik, ne te cilin, i dashuri niset per te bere nje udhe e nuk kthehet. Na la ne deshperim te thelle e nuk mundi te shqiptonte asnje amanet. Veterm rrotullonte syte e dicka donte te thosh. Asnjeri pervec meje nuk mund ta kuptonte kete gjuhe „ memece“, me shenja, sic e kuptonim ne , te dy njeri – tjetrin. U nda nga jeta nje burre vlerashume; u shua nje trim i cartur, te cilit nuk ia bente syri „terr “ edhe perpara plumbave te armikut. Na iku perjete nje shok e mik i rralle, nje vizionar, i cili nuk len kollaj. Lodhja, stresi, hallet e medha te cilat nuk iu ndane por e shoqeruan gjate gjithe jetes ia shkurtuan jeten trimit. E tille eshte jeta e njeriut, me te pritura e me te papritura, here te perkedhel e me se shumti te perplas keqas, derisa te derrmon e te merr pergjithnje “.

Pas ndarjes nga jeta te Zeman Sadullah Saliaj, ne periferi te aerodromit te Tiranes ( Laprake ), prane shtepise te Zemanit, dy te moshuar bisedonin, ne intimitet. Burrat ishin te veshur me rroba shajaku te zi; me llabane; mbanin qeleshe te bardha ne koke. Opingat e tyre prej llastiku, ishin te thurura e me theke. E folura e tyre, ishte me theksin e verioreve. Ata mund te ishin nga Kalaja e Dodes. Te moshuarit, kishin mberritur ne rrethinat e Tiranes, se bashku me bagetite e imeta ( delet ) e tyre. I conin bagetite, ne trevat e Jugut, atje ku dimri ishte me i bute dhe bari jeshilonte edhe ne stinen e ftohte. Nica kapi „nje cep “ nga biseda e tyre. Burrat, i deftonin njeri tjetrit se, ne vitet e Luftes se Dyte Boterore dhe pas saj, ne trevat e rrethit te Dibres ( rrethi i Peshkopise ), kishin njohur nje oficer, me graden e kapitenit, shume trim e me zemer te madhe. Sipas fjaleve te tyre, kapiteni ishte nga Tepelena; Ai komandonte nje repart te ndjekjes, ne kohen kur ndiqeshin ne ata male e ne terrene te veshtire malore bandat e armatosura, te cilat synonin permbysjen, me dhune te pushtetit popullor. Te moshuarit permenden dhe e mrin e oficerit qe mbante graden e kapitenit. Ai quhej Zeman Saliaj, dhe kishte lene shije te mire tek malesoret, me qendrimin dhe me sjelljen e tij; madje dhe i kishte perkrahur e i kishte ndihmuar ata. Behej fjale per Zemanin tone te dashur e te paharruar, heroin e ketij shkrimi. Biseda mberriti ne veshet e te moshuares Nice, e cila e kishte percjelle te shoqin ne boten tjeter. Ajo i takoi, te dy burrat qe mbanin mbiemrin Kaloshi dhe u afrua, e bisedoi me ta, ngrohte, sikur t’i njihte prej kohesh. Burrat nga malesia kishin mesuar se Zemani ishte ndare nga jeta e u kishte ardhur keq per kete ngjarje te trishte. Ata i thane Nices: „ I thame Zeman trimit, kur e liruan nga ushtria, te vinte tek ne, ne malesi, se per ato te mira qe ke bere, ne fshatin tone, do te te ndertojme nje kulle me tre kate; dritareve do t’u veme dopjo xham, mbasi ben ftohetne anet tona, por Ai nuk na degjoi “! Pas kesaj ndodhie te rastesishme, Nica kapedane, e cila i njihte e i zbatonte normat e qasjes te malesoreve te veriut, prandaj Ajo e ruajti miqesine qe lidhi burri i saj i ndjere me pinjollet e fisit te Kalosheve ne ata vite me furtune, kur ne viset e tyre si ne tere Shqiperine „ ligjeronte “ dyfeku e binin trimat.

Ate dite qendrova ne shoqerine e te mires e te mencures Nice rreth 2 – 3 ore. Per tjeter gje vajta e tjeter me doli perpara, Biseduam, ne vetmi, ciltersisht, per jeten e saj e te Zemanit, per lidhjen mes tyre dhe per jeten e perbashket. Ajo tashme i ka lene te 96 vitet e nuk mund te dale jashte, as ne rrugicen prane. Ajo grua qe nuk linte shtepi e familje pa shkelur e pa biseduar me njerezit, ne vecanti me grate, per te cilat ishte kthyer ne nje mesuese vullnetare te deshiruar. Disa here me pyeti: “ Perse te duhen ty keto te dhena biografike? Mos i besh publike ”! Gjykojeni vete kujdesin e nenes per femijet e saj. Ajo ka droje se mos, shkrimi im do tu sjelle telashe djemve, te cilet mezi i ka rritur e nuk do qe t’u hyje asnje gjemb ne kembe. E sigurova „ motren time“, se ato do te mbeten midis nesh dhe une di ta mbaj fjalen. Nica, e cila i ka rrethuar djemte e saj, me te gjitha perkujdesjet, kujdeset qe edhe tani, ne te errur, nuk ka merakun e saj por ate te femijeve qe ka sjelle ne jete. Te tilla jane Nenat tona te mira; keshtu i pacim perhere; ky eshte urimi im i zemres.

U ndava nga e moshuara Nice, te ciles i duhet shkuar me shpesh, i mbushur me emocione, e mora prej saj shume miresi. I premtova se do ta vizitoja serish. Por, per fat te ekeq, ai “ engjell ” me 7 nentor te vitit 2014, u nda naga jeta, ne shtepine e saj, ne Tirane. Nica e “Madhe ” u percoll me madheshti, ne varrezat publike te Sharres, ne Tirane, nga nje lume njerezish nga Tirana e te ardhur nga shume treva te vendit. Ajo grua me shpirt e ndjesi “ hyjnore ” u varros ne varrin e Zemanit. Do te rrugetonin, ne perjetesi, te dy, edhe pas vdekjes, sic kishin qene te bashkuar ne jeten plot halle qe percollen. U perzgjodha per te folur mbi varrin e te ndjeres dhe kete e bera me shume respekt per Te. Njeri, nga djemte e saj, kur e zbritem te ndjeren nga makina, me sygjeroi: „ Bjeri shkurt “! Nuk me erdhi mire, por ai kishte parasysh sic duket fjalimet e gjata qe pergatisin pensionistet, ne keta raste. Pas ceremonise varrimit, njerezit u terhoqen, per te takuar familjaret e te ndjeres, sipas tradites. Vellai i Zemanit, Qazimi dhe nje tjeter, m’u afruan e me shtrenguan doren. „ Te lumte! Peshperiten ata dasahamire “!

Shenim: Ky shkrim, u konceptua e u perpunua gjate vitit 213, kur, e mira Nice ishte akoma ne jete e dergjej ne shtrat. Nuk u postua, per te mbajtur fjalen qe i dhashe te intervistuares. E printova ne kopje te kufizuar; njeren kopje ia dhashe Nices, e cila e vuri nen jastek. Pas vdekjes se saj, me lejen e djemve, mendova ta „kreh “ e ta ripunoj me qellim publikimin e tij.

Variantin e pare te shkrimit e konceptoi Niazi Nelaj, gjate muajit janar te vitit 2013, ne Tirane.

Varianti aktual, u perpunua gjate muajve tetor – nentor 2020; nga Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane.

Opinione nga pinjollet e familjes Ilirjani:
Nuk mund ta quaj te perfunduar kete pune pa terhequr opinionet e disave prej pinjolleve te familjes Ilirjani e cila ka qene njera nga familjet me te preferuara te Nices dhe te Zeman Saliaj. Deshira ime eshte te paraqes ne kete shkrim te plota e nga te gjithe ata qe kane patur kontakt me kete familje te „shenjte“ e me shume vlera. Kaq munda e me keta opinione u mjaftova. Disa nga ata qe mund te me rrefenin, ndoshta me teper, nuk jane me ne jete; te tjere i ka mundur mosha e thyer e jane ne pamundesi per shkaqe te gjendjes shendetesore te renduar te tyre, ose jane larg ne distance dhe e kam te pamundur te shkoj prane tyre. Kam bindje se edhe me kaq sa eshte shkruar, se bashku me opinionet e terhequr, tabloja per ti paraqitur me te plota vlerat e Nices e te Zemanit dhe te familjes se tyre te nderuar te cilat ua paraqes mjaftueshem lexuesve dhe dashamiresve. Sipas shkalles se njohjes dhe moshes te opinionberesve, po e nis nga me i prasmi i familjes se njohur Ilirjani.

Agim Tahir Ilirjani ( ndjese paste ) : Kur ishja ende i parritur, erdha ne Tirane, ne shtepine e Nices dhe te Zemanit. Shoqerohesha nga Nena ime, Metullahja ( ndjese paste ), e cila ishte nga Kashishti i Tepelenes dhe e kishte Zemanin djale te tezes; Bikos. Ne kete rast, me shoqeronte dhe im Ate Tahir Ymer Ilirjani ( ndjese paste ), i cili me origjine ishte nga fshati Dames I rrethit te Tepelenes, dhenderr ne Kashisht. Para se te largoheshim nga shtepia e tyre bujare Nica, e cila nuk i nxirrte ata qe donte, nga shtepia, duarbosh, me bleu nje kostum ne ngjyren e mjaltit, me nje vije te bardhe dhe nje pale kepuce plastike, nga ato qe prodhonte Fabrika e Plastikes ne Durres. Te tille veshje, Nica i bleu dhe djalit te vogel te saj – Kostandinit, me te cilin ishja i te njejtes moshe.
Nje here, vajta ne Kashisht, se bashku me Kostandinin dhe me djalin e dyte te Nices – Edmondin ( ndjese paste ). Qazim Saliaj, vella i dajo Zemanit, mbante ne shtepi nje pale doreza boksi, te cilat, ne ate kohe gjindeshin me veshtiresi. I nderronim, me radhe dorezat, boksonim me njeri – tjetrin dhe me djemte e fisit tone. Krenari dhe Ganiu, trembeshin e nuk ua mbante te boksonin me ne qe ishim djem qyteti. Avdiu, tek kroi kishte nje man, i cili, ate vit ishte plot me kokrra. Se bashku me Mondin ( ndjeswe paste ) dhe me Kosten hipa ne man e nisem te hanim. Avdiu na pa e na qelloi me gure. U trembem e zbritem nga pema. Afer kroit kishte kopshtin dajo Qazimi dhe kusheriri i tij – Lamcja. Lamcja kishte dhe blete e piqte petulla, me mjalte. Kujtoj se Hyseni, grindej me Sheqeren dhe mbanin meri. Duhej te vinte Metua ( ndjese paste ) qe nga Tepelena, per ti pajtuar. Luanim futboll, se bashku me cunat e mehalles. Une dhe Kosta ishim me te miret. Me ne luante dhe Gjinal Veizaj, i cili, aktualisht ndodhet ne Amerike.

Kur kryeja kursin e shofereve, ne Durres, shkoja shpesh ne shtepine e Nices. Ajo, me priste mire e me jepte per te ngrene, njelloj sic u jepte djemve te saj. Dajo Zemani shkonte ne pune, ne Xhafzotaj ,. Qe ne mengjes, me tren. Ai, kur u lidh me Nicen dhe do te ndeshkohej nga partia ku ishte anetar, e hodhi poshte teseren e partise. Djalit te dajo Qazimit, Robertit, ia kam vene une emrin, ne Kashisht.

Valentina Tahir Ilirjani, vajza e trete e Metullahe dhe Tahir Ilirjanit: Ne muajin shtator te vitit 1976, erdha ne Tirane, per te nisur studimet e larta ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Tiranes, me shkeputje nga puna. Ne kryeqytet, nuk kishja qene me pare e nuk kishja asnjeri, me perjashtim te familjes te Nices dhe dajo Zemanit. Tek Nica gjeta mbeshtetjen kryesore, shtepine e saj e kishja si timen, prandaj nuk e ndjeva aq largimin nga Tepelena dhe nga familja ime e origjines. Si e ardhur rishtaz ne Tirane, qytetin nuk e njihja. Banoja ne konvikt, me shoqet qe zura.
Nica, se bashku me djemte, me merrnin ne shtepine e tyre; qendroja atje, sipas rastit e me percillnin djemte e saj, deri ne hyrje te konviktit. Ne ata vite, kushtet ne konvikt, per vajzat ishin te papershtatshme, mjaft te veshtire. Cdo te shtune, pas mesimeve, shkoja ne shtepine e Nices. Atje gjeja kushte te pershtatshme per t’u lare; laja teshat, ushqehesha dhe kaloja naten. E kishja bere shtepine e tyre si shtepine time, tek prinderit, ne Tepelene. Tek Nica ndihesha si tek Metua ime. Nica, dajo Zemani dhe djemte e tyre, nuk merziteshin kurre. Kur ishja ne shtepine e tyre, mbasi perfundoja punet e mija vetjake, merrja fshesen ne dore e nisja te fshija. Shtepine, te cilen Nica e mbante „si drite“, por une beja ate qe me perkiste. Nuk mund ta harroj sjelljen e asaj gruaje bujare e cila me ciltersine qe e karakterizonte me thoshte : „ Po shyqyr qe ne shtepine tone hyri nje vajze “! Ishte e deshiruar Nica dhe dajo Zemani per te patur nje vajze, por nuk qe e thene; ata prune ne jete kater djem.

Cunat e Nices, te kater, me donin shume e ne shtepine e tyre te kufizuar, ndonese ishin ngushte, me krijonin nje mjedis te ngrohte e miqesor. Kenaqesha nga pritja dhe sjellja e tyre kundrejt meje. Mbasi perfundova Fakultetin e u largova nga Tirana, shkoja me rralle ne shtepine e Nices dhe te dajos. KJo ishte e justifikuar, mbasi punoja e jetoja larg; ne Tepelene. Dua te them dhe nje fakt : Gatimet qe dilnin nga duart e Nices ishin „ te shkelqyera “; te pastra e me shije. Nuk e kuptova asnjehere si i sajonte Ajo grua ushqimet me asortiment e me vlera ushqimore. Ne tavolinen e saj nuk mungonte kurre gjella. Edhe kur nuk kishte mish per tia hedhur gjelles, shija e saj ishte sikur te ishte mishi brenda.

Me ka mbetur i skalitur ne kujtese, nje mesim qe me ka dhene Nica, kur laja pjatat, pas nje „zenke “ te natyrshme lidhur me cilesine e larjes te tyre. Nica, kur nisja te laja pjatat, me thosh: „ Bijo-o! Kujdes kur lan pjatat! Pjata eshte e shpelare mire, kur kercet, po ta prekesh me dore“. Mesimi i dyte qe mora nga nusja e dajos ka te beje me nderjen e teshave, ne tel, pas larjes se tyre, per t’u thare. Ajo, si nikoqire e mire dhe e kujdesshme, para se ti nderte teshat, ne tel Ajo i kthente mbrapsht. Mora guximin dhe e pyeta nikoqiren Nice, perse e bente kete veprim ? Ajo u pergjigj: „ I kthej qe ti zere dielli mire e te thahen edhe te qepurat, midis copeve te rrobes, qe te mos mbajne lageshti “. Vec ta veshtroje si i nderte rrobat e lara, sipas nje radhe, e cila te habiste. Te parat nderte robat intime, pas tyre nderte mbathjet dhe kanotjeret, me tej kemishet dhe bluzat e ne fund pantallonat. Nderja ne tel kesisoj, bente jo vetem qe ato te dukeshin bukur estetikisht e me rregull por dhe thaheshin te gjitha teshat, pa i zene diellin njera – tjetres. Kete mesim te vyer te Nices, e pelqeva dhe e zbatoj, sot e kesaj dite.

Ne banesen e Nices, asnjehere nuk me zune syte parregullsi e rremuje. Ne banesen e saj, ne cdo kohe sundonte rregulli, sistemimi e pastertia; thua se atje nuk banonte njeri. Cdo gje, ne cdo kohe ishte ne vendin e vet.

Mbasditeve, se bashku me Nicen, dajo Zemanin dhe djemte e tyre, uleshim ne ate balkon te kufizuar dhe bisedonim. Kjo ngjante me teper kur moti ishte i ngrohte e ishim te mbrojtur nga era. Bisedopnim per tema nga me te ndryshmet. Ne cdo rast, mendimet e Nices prevalonin mbi tonat. Ajo ishte teper e zgjuar dhe e mprehte; nuk e linte fjalen te binte ne toke. Me kish zene syri, ne shtepine e saaj te hynin e te dilnin shume njerez, kryesisht te seksit femer. Mysafiret vinin per problem nga me te ndryshmet qe perbenin shqetesim per ta. Disa gra interesoheshin per te mesuar, si gatuhej x apo y gjelle. Disa nena te reja e pyesnin Nicen per sherbimet qe duhet t’u behen foshnjave, kur ishin mire dhe kur semureshin. E mira Nice, ne cdo kohe e per cdo rast, e kishte te gatshme pergjigjen dhe nuk pertonte kurre, per t’u gjendur prane njerezve ne nevoje.

Kur vinte ne Tepelene, ku ndalonte, para se te nisej per ne Kashisht, para se te zbrisnin tek pasarela e te merrnin udhen e gjate malore, qendronin pak ne shteepine tone, ne Tepelene. Nica, vinte se bashku me djemte. Ne gezonim kur i veshtronim tek ngjitnin shkallet e baneses tone, se i donim e na donin shume. Interesante dhe e pamate ishte dashuria e ndersjellte e Nices me Mamane tone te ndjere, Metullahen dhe me bashkeshorten e dajo Fazlliut, nga Mullarajt e Kashishtit – Kadene. Kur ato, te trija shtroheshin ne bisede te ngrohte, ne femijet e tyre i benim syte dhe veshet „ kater “, per te mesuar dicka te re. Nica ishte me kulture e me horizont dhe kur fliste kishje qejf ta degjoje ligjeraten e saj, tere elokuence. Njerezit e Zemanit, nga Kashishti, kur Nica dhe djemte shkonin ne shtepine e tyre, pertej lumit te Vjoses, tek bishti i pasareles, nxirrnin njerez me kuaj per ti pritur e per ti shoqeruar. Ata, te njejten gje benin dhe kur kthehej Nica nga fshati.

Teute Tahir Ilirjani. Vajza e dyte e Metos dhe e Tahirit: Ne vitet 1972 – 1975 ndiqja studimet e larta, ne qytetin e Shkodres. Rrugen nga Tepelena, ne shkoder, per shkak te largesise dhe veshtiresive ne transport, e beja me ndalesa. Nje nate, me duhej ta percillja, detyrimisht, ne Tirane. Hotel dhe restorant te sigurte dhe gratis kishja shtepine e Nices dhe te dajo Zemanit. Nicen nuk mund ta harroj kurre. Ajo, per mua ka qene nene e dyte. Edhe kur kthehesha nga Shkodra, para se te nisesha per ne Tepelene, me duhej te qendroja nje nate, ne banesen e tyre. Ajo me ka trajtuar sikur te me kishte vajzen e barkut te saj. Nica, kur une kthehesha nga Shkodra, me rruge hekurudhore, dergonte Petin tek Stacioni I trenit. Ai me priste e me shoqeronte deri tek banesa e tyre. Ne disa raste i gjeja te ulur, ne tavolinen e ngrenjes, duke drekuar apo duke darkuar. Ardhja ime nuk ishte e parashikuar e Nica nuk ishte nxjerre pjate me vete. Disa artikuj ushqimore, sidomos mishi, gjalpi, vezet etj, ishin te kufizuara e te racionuara. Sapo hyja tek dera, akoma pa u pershendetur me te gjithe, Nica me ftonte te ulesha ne tavoline, per t’u ushqyer. Miresia e atij njeriu te vriste me fjale e me gjeste. Me vinte rende kur veshtroja Nicen kur nxirrte nga pjata e njerit prej djemve te saj thelen e mishit dhe e vendoste ne pjaten time. Meqenese vija nga udha e isha e lodhur, Ajo me vinte te lahesha e me shtronte per te pushuar ne krevatin e Petit. Carcafet qe me shtronte e me mbulonte ishin te paster e te bardhe si akull. Kur une shtrihesha ne krevatin e Petit, ky, i fundit flinte ne shesh.
Doja ta ndihmoja per te bere punet e shtepise, por Nica e shkathet, nuk pranonte kurre. Ajo kishte karar vetem tek duart e saj. Pervec qe me sajdiste, si mbese e burrit te saj, Nica me nxirrte per shetitje. Ajo i jepte porosi Petit: ” Nxirre Teuten neper Tirane, qe te veshtroje qytetin dhe te beje shetitje ”! Dilja neper Tirane, ne shoqerine e Petit; veshtroja rruget, dyqanet, ndertimet e reja dhe ndihesha mire, e perkrahur dhe e relaksuar. Te nesermen, Nica dergonte Petin, ne agjencine e autobuseve interurbane, tek sahati, qe te blinte nje bilete, per mua e te nisesha per ne Tepelene. Bileten e blinte me leket e saj e mua nuk mi pranonte kurre ato. Te njejten gje bente dhe dajo Zemani. Kujtoj si i drejtohej Nices dajo Zemani. Ai i jepte porosi bashkeshortes te tij te dashur: „ Teuten e dua shume; Ate e kam si Meton, prandaj te ma shikosh mire se e kam si vajze “!

Ate grua nuk e pashe kurre te merzitur e me turinj te varur. Edhe pse hyrje – daljet ne shtepine e tyre nuk kishin te sosur. Nje pale dilnin e dy pale te tjera hynin ne ate familje. Nica kishte ne shtepi 5 meshkuj, te cilet donin sherbim. E lodhur sa nuk thuhet, ajo grua nuk tha kurre : „ U lodha “! Sic na donte edhe na sajdiste. Nica donte e sajdiste, me respekt edhe mysafiret e tjere qe bujtnin tek ajo familje pritese. Miresine e4 kishte ne shpirt; bujarine e trashegonte dhe e kish ne gen.

Kur e pyesja: „ Perse e ben gjithe kete nderim per njerezit, pa dallim “? Ajo pergjigjej, cilter: „ E bej per Zemanin tim dhe per Metullahen; se Zemani, nje moter ka – Meton e ju jeni mbesat e mija. Metua eshte motra ime e pandare !. Teuta e perfundon rrefimin per Nicen, me fjalet: „ Nica do te mbetet ne zemren time aq e dashur sa dhe Nena ime – Metua “!

Violete Tahir Ilirjani ( ndjese paste) – vajza e prasme e Metos dhe e Tahirit: Jam vajza e vogel e Metullahe dhe Tahir Ilirjanit, prandaj nuk kam shume kujtime per te miren Nice; por, edhe kaq sa kam, shpresoj ta japin te mjafte opinionin e pergjithshem per ate grua „ engjell “. Disa gjera me jane ngulitur fort ne ndergjegje e nuk mund te shkulen, nga bota ime. Me kujtohet, fort mire, sa shume kujdesej Ai njeri per te pergatitur ushqimin e femijeve, te dajo Zemanit dhe te mysafireve te shumte qe hynin e dilnin ne ate dere. Nica cohej heret ne mengjes; e ndalte nxitimin tek furri i bukes, ne bllokun e banimit, blinte nga ato simitet e bardha, te ngrohta; kthehej ne shtepi me te njejten shpejtesi, pergatiste ushqimin per mengjesin dhe e vendoste mbi tavoline.
Shtepia e saj ishte e paster ne cdo kohe, ajo shendrinte, si farmaci e mire. Ushqimet e te gjithe llojeve, i servirte te fresketa e te ngrohta; sendet ushqimore, i zgjidhte, me dore, nje nga nje; Nica ishte teper e zgjuar e me pervoje dhe nuk kishte shites qe ta mashtronte.

Nica ishte teper e ndieshme dhe e kujdesshme, jo vetem per femijet dhe bashkeshortin e saj, dajo Zemanin, por dhe per fisin e te dyja aneve. Me kujtohet viti1992 dhe ndodhite qe e percollen ate. Bashkeshorti im, ne ate kohe ishte petagog, ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve „ Enver Hoxha“, oficer. Ne kete shkolle, si ne te gjithe vendin ngjane trazira te shoqeruara me revolta. Ishte koha kur neper rruget e Tiranes, nuk pushonin krismat e kallashnikoveve dhe fishkellenin plumbat. Nica, e cila i percillte situatat me vigjilence te shtuar e ishte ne dijeni te zhvillimit te ngjarjeve u vu ne siklet per bashkeshortin tim oficer. Shqetesimi i saj i kaperceu kufijte e kujdesit te nje nene per te birin. Ajo dergoi ne shtepine tone djalin e madh te saj – Petin, i cili erdhi prane baneses tone ne lagjen „ Ali Demi “, thirri nga rruga, pyeti per shendetin tone, ne vecanti pyeti per timshoq dhe, kur mesoi se te gjithe ishim shendoshe e mire, u largua i qete. Sa e vemendshme e sa kujdes bente ajo grua, per njerezit.

Kur ne Tepelene, vinin Nica dhe dajo Zemani, ne familjen tone, ne, te vegjel e te medhenj, mezi i pritnim. Te gjithe ne, femijet, ishim te malluar ti takonim; ti degjonim e te mesonim dicka prej tyre. Se ata vinin nga kryeqyteti e mesiguri qe kishin informacion me te gjere, nga ne qe jetonim ne province. Ata te dy i donim e i respektonim shume; jo vetem se ishin njerezit tane por, me teper se ishin njerez te mire, nga ata qe meritojne cdo nderim e respekt. Kur ne shtepine tone, ne Tepelene, vinin mysafire, ne te vegjelit fshiheshim nga droja. Kjo nuk ndodhte kur ne shtepi vinte Nica dhe dajo Zemani. Ata ishin te preferuarit tane dhe te mirepriturne cdo kohe.

Ne vitin 1999, une, bashkeshorti dhe dy femijet tane te mitur: Pranvera dhe Arioni u kthyem ne Tirane, pas nje emigracioni disavjecar ne vendin fqinje te Jugut. Shkuamper nje vizite koretezie ne shtepine e dajo Zemanit. I gjetem, te dy; Nicen dhe Zemanin, ne shtepi. Nices i „ mbeten “ syte tek femijet tane. Se si i dukeshin. I veshtroi me vemendje, nga koka tek kembet, me dashuri por dhe me kersheri e,ne intimitet me tha: “ Leta; femijet tuaj qenkan shume te bukur e te shendetshem. Keta nuk ngjajne fare me femijet tane, ndonese ne kujdesemi shume per ta. Fytyra e tyre eshte e bardhe dhe e lemuar. Faqet u ndrijne nga pastertia e nga femijeria. Duket qe jane rritur ne Greqi. Ajo komunikoi me femijet tane ne Greqisht dhe u lumturua, pa mase“!

Vajza e madhe e Metullahe dhe Tahir Ilirjanit, e martuar ne Tirane me dha opinionin: Nica e fitoi dashurine dhe respektin e njerezve qe e rrethonin dhe te njohurve te saj, me tiparet e karakterit dhe me personalitetin e saj. Nga grate e dy fiseve tane: Ilirjaneve dhe Mullarajve, Nica shquhet per nivel te larte, per kulture qytetare, per edukate familjare dhe per miresjellje. Ne ate kohe, nuk kam pare e nuk kam degjuar; vetem ne libra kam lexuar per nje dashuri si ajo e Nices per dajo Zemanin dhe e kunderta. Ata, te dy e donin dhe e respektonin njeri – tjetrin, pa mase. E mira Nice, jo vetem qe e donte, me shpirt dhe e respeektonte shume dajon tim, por ajo kujdesej, ne menyre te vecante per Ate.
Me ka lene mbresa te mira e te paharruara sjellja e Nices, me Nenen e Zemanit – Bikon, e ne vecanti raporti dashamires i saj per Babane e dajo Zemanit dhe te dajo Qazimit – Sadullane. Si rrallekush ne fisin tone e nga ata qe kam njohur, Nica kishte nje respekt te vecante per prinderit e burrit. Ajo vinte nga kryeqyteti ne fshat e me qendrimin e saj na linte pa mend. Nuk ishte pare; as ne Kashisht, as ne treven tone qe nje grua, te vinte nga kryeqyteti e te pershtatej aq mire e aq shpejt, me menyren e jeteses te fshatit dhe te njihte e te zbatonte aq mire traditat dhe zakonet e vendit. Nica nuk ishte qibare. Ajo futej ne shtepite e fshatareve, ulej shesh –besh, si fshataret, komunikonte me grate, thjeshte e me deshire te mire; i mesonte ato si te gatuanin, si te lanin rrobat e shtepise dhe teshat e trupit, si te qepnin e si te andronin, si te kujdeseshin per shtepine, per femijet dhe per bashkeshortet. Ajo dallohej per sjellje me thjeshtesi dhe kishte menyre komunikimi te pelqyeshme. Nica dinte te pershtatej e te sillej sipas vecorive te njerezve.

Femijet e Nices dhe te dajo Zemanit i dalloje lehte. Ata ndryshonin nga moshataret e tyre. Te kater djemte e familjes Saliaj ne Tirane, ne cdo cast i veshtroje te paster, te lare e te hekurosur, me paraqitje te rregullt, si kater pellumba, te cilet ta kishte enda ti veshtroje. Meqenese familja banonte ne nje mjedis te ngushte, Nica i vinte te flinin, te kater djemte, ne te njejten dhome, te shtrire perbri njeri-tjetrit, sikur te ishin ushtare. Nica dhe dajo Zemani i kishin edukuar djemte e tyre, per se mbari. Ata, ne lagje, ne shkolle e ne shoqeri silleshin me edukate qytetare dhe ishin teper korrekte, jo shrrxhinj e grindavece. Sjellja e tyre bente beli e pelqehej shume nga gjitonet, nga banoret e lagjes dhe trupa e arsimtareve, ne shkolle. Kesisoj, ata nderonin e ua shtonin respektin prinderve te tyre, ne opinionin shoqeror.

Nica punonte ne nje kopesht femijesh. Shoqet e punes e donin dhe e respektonin shume. Ato pelqenin mencurine, zgjuarsine, fjalen e mire dhe mendimet e pjekura qe jepte, ne cdo rast. E njejta situate ishte sunduese, ne raport me Nicen edhe ne bllok e ne lagje, ku grate gjenin, ne cdo kohe pergjigje e rrugezgjidhje, nga e palodhura Nice.

Dera e Nices ishte e hapur kanate, ne cdo kohe per te gjithe dashamiresit e saj dhe te anes te dajo Zemanit. Kur vinim ne Tirane, asnjehere nuk shkonim ne hotel dhe nuk e njihnim restorantin. Hotel dhe restorant, per ne ishte shtepia e Nices; shpirti i saj si det. Vetem parate e biletes benin llogari, ata qe merrnin udhen per ne Tirane, se e dinin qe, per te tjerat mendonte e mira Nice. Tek Nica hynin e dilnin njerez nga me te ndryshmit e ajo i priste me fjale te embel e me duar ne qafe. Vinin njerez per te pare e per te takuar femijet e tyre, qe ndiqnin shkollat; te tjere per te vizituar te afermit qe iishin te shtruar ne spital apo djemte ushtare etj. etj. Kishte dhe nga ata qe vinin ne Tirane, per t’u ankuar ne organet e larta te partise e te shtetit per padrejtesite qe u ishin bere etj. Nica, e lodhur, nga puna, nga sherbimet qe u bente 5 meshkujve ne familje e nga mysafiret e shumte qe hynin e dilnin ne ate shtepi, perballonte, me shume sakrifica e privacione, te ardhurit per hesap te tyre. Ishte shume e zonja, e shkathet dhe me seder ajo goxha grua, prandaj ishte e paepur. Nica i priste e i percillte te ardhurit me krahe te hapet e me buze ne gaz. Merzitine apo bezdine nuk ia pa njeri asaj gruaje. Fjalet e saj te mikpritjes, kur i veshtronte njerezit ti drejtoheshin shtepise te saj: „ Urdheroni; mireseerdhet; na gezuat e na nderuat, urdheroni brenda „! Dhe i qeshte nuri.

Djemve te saj nuk u mungonte asgje ne racionin ditor te ushqimit, edhe pse ngushtesia per ushqime, ne ate kohe ishte e madhe. Pastertore, deri ne mani ishte Nica jone. Kur i vinim ne shtepi, na shtronte ne kuzhine. Ne shtepine e tyre, hapsirat e banimit ishin te ngushta, por ato hapeshin e beheshin te gjera prej shpirtit e zemres te saj te paane.

Ne shtepine e Nices kafja nuk kishte te sosur megjithse kafja jepej me racion. Grate e bllokut e te lagjes, hynin e dilnin tek Nica, si ne shtepine e tyre. Ato pinin kafe, permbysnin filxhanet dhe beheshin sy e veshe per te degjuar parashikimet qe u rrefente Nica. Shtepia e Nices i ngjante nje koshereje bletesh. Nga njerezit e shumte qe hynin e dilnin prej saj.

Te them te drejten, Nicen e kisha model. Ato qe shikoja ne shtepine e saj, i aplikoja dhe ne shtepine time, mbasi i kisha eksperimentuar me pare, ne kushtet e baneses tone, ne Tepelene. Nuk kisha pare asgje qe te mos shkonte ne sjelljen dhe ne punen e asaj gruaje. Ngushtesia e baneses dhe ajo ekonomike, nuk e pengonte aspak ate njeri mbasi zemra dhe shpirti bujar i saj i kompensonte ato, me se miri.

6. Agron Tahir Ilirjani ( ndjese paste ); djali i madh i Metullahe dhe i Tahir Ilirjanit: Zanati im eshte shofer, profesion te cilin e kam bere timin qe kur ishja ne ushtri, ne Korce. Une isha djali i peste i asaj familje fisnike. Jatakun e kisha te shtruar e pjaten me gjelle, ne tavoline. Ndoshta, nga te gjithe femijet e Ilirjaneve e te Mullarajve, une e kam vizituar me shpesh familjen e Nices e te dajo Zemanit, ne Tirane. E zonja e shtepise, Nica zemermire, nuk merzitej kurre nga vajtja ime atje. Une jam rritur ne shtepine e tyre. Nuk me veconin nga djemte e tyre, aq sa gjitonet, jo pa shpoti thonin: „ Ky eshte djali i madh i shtepise, e ke me burrin e pare kete “? Apo jo. Te gjithe shkriheshin ne gaz; Nica nuk e keqkuptonte asnjehere.

Ne anet tona, thone: „ Miqesia ngjan pa benet “! Ne familjen tone ne Tepelene, Nena Jone Metullahe Musa Ilirjani ( Mullaraj ), me origjine nga Kashishti, kusherire e paree Zemanit dhe e Qazimit, ( vajze teze e tyre) ishte nje Nene Tereze e dyte. Me Nicen pritese zemergjere, kishin shume gjetra te perbashketa. Dashuria per njerezit dhe bujaria e shpirtit te tyre, dilnin mbi cilesite e tjera te mira te tyre.

Nuk mund ta harroj sakrificen e saj sublime, kur na vdiq Metua, me 25 tetor te vitit 1997. E moshuara Nice, ne moshe te thyer e shendetlige, mori udhen e larget e te mundimshme dhe erdhi, ne Tepelene per ti dhene lamtumiren e fundit simotres te saj. Shpirti i saj i sakrifices kur behej fjale per njeriun dhe dashuria e pamate qe kishte per te gjithe, jane nje shembull i mire qe duhet ndjekur.

Intervisten e zhvilloi Niazi Nelaj, rreth ores 14.oo, te dates 26 janar 2013, ne Tirane.

Shenim 1: Aktualisht, ndodhemi ne nje situate tjeter, te re e te ndryshuar. Pas Zeman Saliaj dhe Metullahe Ilirjanit ( Mullaraj ) eshte ndare nga jeta Nica; vdekja e se ciles la nje goxha hapsire boshe ne te tre fiset dhe ne mjedisin ku jetonte. Ajo grua qe gjate jetes beri vetem te mira, u nda nga jeta mbasi mori dhe nje plage tjeter te rende: percolli ne shtepine e perjetshme djalin e dyte te saj Edmondin , pas nje ataku ne zemer. Njeri pas tjetrit, jane ndare nga jeta: Kadeja; Tahiri; Violeta; Agimi dhe Agroni. Kohet e „arta „ te viteve qe pershkruhen ne kete rrefim biografik, tashme kane mbetur vetem ne kujtesen e atyre qe i kane perjetuar.

Shenim 2: E paperseritshmja Nice nderroi jete, ne shtepine e saj, ne Tirane, me 7 nentor te vitit 2014. Nuk vuajti gjate e nuk u dergj ne shtrat per shume kohe, ai shpirt hyjnor. Ndarja e saj nga jeta ishte natyrale. Ajo, iku e rrethuar nga femijet e saj, nga niper e mbesa, nga njerezit e saj e te dajo Zemanit , nga gjitone e mjaft te dashur te saj. Ajo u varros, te nesermen, me 8 nentor 2014, ne varrezat publike te Sharres, ne te njejtin varr me Zemanin e saj te dashur. Nje lume njerezish e percollen „ engjellin „. Mbajta fjalen e lamtumires. Njeri nga djemte, kur po i drejtoheshim vendit te „ shenjte “ me peshperiti: “ Bjeri shkurt ”! Ishte merzitur nga fjalimet e gjata te pensionisteve, ne ceremonite mortore dhe dukej qe ishte nxehur. Pas cremonise, m’u afruan 2 burra. Njeri i shte Qazim Saliaj; tjetri nuk me kujtohet. Dajo Qazimi, me hodhi duart ne qafe e me tha: “ Te lumte ”! Doemos qe me erdhi mire, por Ajo grua, meritonte cdo nderim.

Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane, me 10 nentor 2020